ZGJIDH SIPAS KATEGORISË
Dyqanet
Club5
0
0 Lekë
Losd fsdf sd
Nuk keni produkte në shportë

31-40 nga 45

  • Këshilla dhe truke se si të bëhesh një person mëngjesi

    Këshilla dhe truke se si të bëhesh një person mëngjesi

    Si zgjohesh në mëngjes? Shtyp butonin "snooze" sa herë të mundesh derisa të detyrohesh të ngrihesh nga krevati? Të jemi të sinqertë – shumica prej nesh duam të flemë edhe pak më shumë! Zgjimi në mëngjes zakonisht nuk është i këndshëm, përveç nëse kemi diçka të bukur për të cilën të gëzohemi.

    Nëse ndihesh i përgjumur apo i gjallë, të gjithë kemi brenda vetes diçka që e rregullon këtë – ashtu si funksionet e tjera biologjike. Zgjimi me diellin (ose edhe më herët) sjell përfitime serioze: më pak stres gjatë ditës, më shumë kohë të lirë dhe produktivitet më të lartë.

    Por të bëhesh një person mëngjesi është pothuajse e pamundur pa shkuar në gjumë më herët. Shumë “bufë nate” dëshirojnë të jetojnë si “zogjtë e hershëm”, por kjo nuk është e lehtë. Ja disa këshilla dhe truke që do të ta bëjnë këtë tranzicion më të butë.

    Dush i ftohtë në mëngjes

    Nëse je një person i shëndetshëm, provo një dush të ftohtë në mëngjes. Uji i ftohtë mund të duket më tepër si torturë sesa qetësi, por rritja e rrahjeve të zemrës dhe qarkullimi i gjakut në të gjithë trupin do të të japë një dozë natyrale energjie për ditën që të pret.

  • Luksi është gjithmonë i rehatshëm

    Luksi është gjithmonë i rehatshëm

    Coco Chanel ka thënë një herë se luksi duhet të jetë i rehatshëm, përndryshe nuk është luks. Dhe le ta pranojmë, duhet t’i japim të drejtë. Edhe pse mund të duket si ekzagjerim të flasësh për dyshekët dhe një gjumë të mirë natën, mendo për sa ndryshe do të kishte qenë jeta jote nëse do ta dije më herët që një gjumë i mirë mund të blihej. Shumë njerëz pranojnë net pa gjumë, përgjumje të vazhdueshme dhe dhimbje shpine për një kohë të gjatë, pa e lidhur këtë me dyshekun që përdorin. Prandaj mos guxo kurrë të bësh kompromis me rehatinë, sidomos kur tashmë e di sa kushtojnë ëndrrat e tua. Një nga çmimet është pikërisht një gjumë i mirë natën – që mund t’i bëjë ëndrrat realitet. Dhe mos harro – një gjumë i mirë është luksi i ri.

  • Mësoni rreth rreziqeve dhe problemeve që sjell mungesa e gjumit.

    Megjithëse nuk ka prova të drejtpërdrejta që mungesa e gjumit mund të çoj deri në humbjen e jetës, ajo mund të shkaktojë shumë probleme të rrezikshme shëndetësore dhe vdekjen e parakohshme ose të rastësishme. Mungesa e gjumit është një problem serioz dhe duhet të bëni gjithçka që mundeni për ta ndaluar atë.
  • Mësoni se si të lehtësoni ose madje të parandaloni dhimbjen e qafës.

    A jeni një person i teknologjisë? Duke parë gjatë telefonin tuaj ose duke u përkulur mbi kompjuter gjatë gjithë ditës? Duke bërë lëvizjeve të përsëritura, mbajtja e çantave të rënda, ngritja e peshave, apo aktivitete sportive? Ndoshta jeni nën shumë stres, duke u tensionuar pa dashje, duke i tendosur muskujt e qafës. Apo thjesht po flini në një jastëk të papërshtatshme që shton dhe më shumë tensionin gjatë gjumit?

  • Mos e humbni gjumin për shkak të nxehtësisë

    A jeni një nga ata persona që vuani për të rënë në gjumë sepse keni shumë nxehtë ose zgjoheni në mes të natës shumë i djersitur, megjithëse nuk është mesi i verës?

    Djersitjet gjatë natës zakonisht nuk janë shkak për shqetësim, megjithëse ka raste që mund të tregojnë disa probleme mjekësore. Ato janë në fakt shumë të zakonshme për gratë në menopauzë, njerëzit me çekuilibër hormonal, njerëzit obezë dhe të tjera të ngjashme. Megjithatë, shpesh na ndodh që të djersitemi gjatë natës për shkak të stilit të jetesës dhe ambientit të gjumit.

  • Mungesa e gjumit mund të ketë pasoja afatshkurtra ose afatgjata në jetën tuaj pasi ndikon në shëndetin dhe mirëqenien tuaj. 

    Sipas disa hulumtimeve, deri në 50% e të rriturve në të gjithë botën raportojnë se kanë mungesë gjumi. Megjithatë, shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm për pasojat e rënda që ka mungesa e gjumit në shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Efektet e privimit nuk ndodhin pas disa javësh apo muajsh… ato ndodhin direkt pas një nate gjumi të pamjaftueshëm. Lexoni më poshtë për të pare, pse çdo natë me një gjumë cilësor ka rëndësi. 
  • Në një botë zgjedhjesh

    Në një botë zgjedhjesh, edhe jorgani duhet të jetë një zgjedhje e matur

    Nëse jeni një nga ata që e trajtojnë veten mirë kur është fjala për të fjetur, atëherë ju duhet të lexoni me kujdes se cili jorgan do të ishte zgjedhja e përsosur për ju. Nëse nuk jeni një nga ata, atëherë ju duhet të trajtoni veten më mirë dhe gjithashtu lexoni më poshtë me cilin jorgan do të flini ashtu si meritoni.

  • Një gjumë i mirë do të thotë imunitet më i fortë. Dhe një imunitet i fortë do të thotë shëndet i mirë.

    Pandemia e re globale, Covid -19, na bëri të të kuptojmë se shëndeti është për të gjithë pasuria më e madhe. Dhe për të qenë të shëndetshëm, duhet të kemi një sistem të shëndoshë imunitar - është muri ynë mbrojtës, i cili përbëhet prej shumë procesesh dhe strukturave biologjike, për të na mbrojtur prej sëmundjeve.
  • Njihni të gjitha simptomat e mungesës së gjumit

    A është lodhja e padëmshme gjatë ditës e vetmja pasojë e mungesës së gjumit? Jo! Vetëm një natë pa gjumë fillon të ndryshojë të gjitha funksionet e trupit tuaj dhe privimi kronik i gjumit mund të çojë në shumë probleme serioze shëndetësore afatgjata. Njihni simptomat dhe merrni ato si një shenjë paralajmëruese që të filloni të veproni tani.
  • Privimi i gjumit mund të ndalohet duke ndjekur disa këshilla për higjienën e gjumit.

    Mungesa e gjumit është një problem serioz. Sipas disa hulumtimeve, rreth 50% e njerëzve vuajnë prej tij. Filloni të ndiqni këshillat e mëposhtme për higjienën e gjumit sot në mbrëmje, për të marrë më të mirën e mundshme nga ëndrrat e ëmbla që ju nevojiten dhe meritoni.