ZGJIDH SIPAS KATEGORISË
Dyqanet
Club5
0
0 Lekë
Losd fsdf sd
Nuk keni produkte në shportë

Politikat e privatësisë së rekrutimit

Politika e mbrojtjes së të dhënave personale gjatë procesit të punësimit

Kjo Politikë ju informon sesi STUDIO MODERNA ALBANIA SHPK shpk. mbledh dhe përdor të dhënat tuaja personale që mund të dërgohen online, përmes postës apo dorazi, me qëllim punësimin pranë kësaj shoqërie, në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Shqipërisë. Dhënia e informacionit tuaj personal me qëllim punësimin apo gjatë procesit të aplikimit për punësim është konfirmim i pëlqimit tuaj për mbledhjen e këtij informacioni nga STUDIO MODERNA ALBANIA SHPK shpk. dhe përdorimin, shpërndarjen, ruajtjen apo ndarjen e tij me palë të treta, siç specifikohet në këtë politikë dhe në legjislacionin shqiptar në fuqi.

STUDIO MODERNA ALBANIA SHPK shpk. është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit me NIPT nr. K32208001C, me seli ne adresën Rr: Sami Frasheri, Kulla Metropol, Kati I, Tiranë, e cila ushtron aktivitetin në fushën e tregtisë së produkteve te ndryshme shtëpiake.

Mbledhja e të dhënave personale

Gjatë proceseve të ndryshme që kanë të bëjnë me punësimin, kur ju kontaktoheni nga STUDIO MODERNA ALBANIA shpk apo edhe kur ju vetë kontaktoni kompaninë për të prezantuar kualifikimet tuaja apo preferencat në lidhje me një pozicion për të cilin doni të aplikoni, mund t’ju kërkohet të jepni të dhëna personale. Për më tepër ju mund të jepni edhe informacion shtesë në formën e CV/jetëshkrimi-t, referenca nga punësime të mëparshme apo kërkesa për një pagë të caktuar. Bazuar në referencat tuaja STUDIO MODERNA ALBANIA SHPK mund gjithashtu të mbledhë informacion për ju edhe nga pale të treta. STUDIO MODERNA ALBANIA SHPK nuk përpunon të dhëna sensitive, e përcaktuar kjo në bazë të nenit 3 të Ligjit Nr. 9887, i datës 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Përhapje e vullnetshme

Të dhënat personale që ju jepni gjatë procesit të punësimit, bëhen duke respektuar vullnetin tuaj të lirë dhe vetëm ju jeni ata që përcaktoni masën e të dhënave që vendosni t’I siguroni STUDIO MODERNA ALBANIA SHPK. Megjithatë duhet të merrni në konsideratë se nëse ju nuk jepni informacionin dhe/ose të dhënat personale të kërkuara apo një pjesë të tyre, kjo mund të ndikojë në mundësinë e STUDIO MODERNA ALBANIA SHPK për të kryer vlerësimin e plotë të profilit tuaj dhe për rrjedhojë të ndikojë edhe në vendimmarrjen lidhur me punësimin tuaj.


Përdorimi i të dhënave personale

Informacioni që ju dorëzoni tek STUDIO MODERNA ALBANIA SHPK gjatë procesit të punësimit mund të përdoret për t’ju kontaktuar dhe komunikuar me ju si dhe për administrimin në përgjithësi të të gjithë procesit, në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator, si dhe politikat e brendshme të STUDIO MODERNA ALBANIA SHPK. Nëse punësoheni, ky informacion mund të përdoret përsëri në procese të ndryshme të menaxhimit të korporatës.

STUDIO MODERNA ALBANIA SHPK mund të përdorë të dhënat tuaja personale, së brendshmi dhe/ose ti ndajë ato me ofruesit e shërbimeve dhe palë të tjera të treta sipas nevojës që lindin gjatë proceseve të ndryshme që kanë lidhje me punësimin, në përputhje me politikat e brendshme të STUDIO MODERNA ALBANIA SHPK dhe kuadrin ligjor dhe rregullator në Republikën e Shqipërisë. STUDIO MODERNA ALBANIA SHPK u kërkon palëve të treta të mbajnë konfidenciale këto të dhëna dhe t’i përdorin ato vetëm për qëllimin specifik për të cilin u është dhënë ky informacion.
STUDIO MODERNA ALBANIA SHPK do të ruajë këto të dhëna për 12 muaj nga data e dorëzimit të tyre ose përditësimit të fundit të kryer prej jush. 12 muaj mbas dorëzimit ose përditësimit, të dhënat do të shkatërrohen dhe nuk do të jenë të aksesueshme.

Nëse jeni të suksesshëm gjatë procesit të punësimit dhe bëheni punonjës i STUDIO MODERNA ALBANIA SHPK, të dhënat tuaja personale do të jenë pjesë e dosjes suaj të mbajtur nga punëmarrësi dhe mund të përdorën për qëllime të lidhura me punësimin ose punën.

Siguria dhe Konfidencialiteti

Përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë politikë ose siç mund të kërkohet për qëllime ligjore ose rregullatore, STUDIO MODERNA ALBANIA SHPK do të trajtojë të dhënat tuaja personale si konfidenciale dhe nuk do t’i përhapë ato te palët e treta pa pëlqimin tuaj. STUDIO MODERNA ALBANIA SHPK mban marrdhënie dhe bashkëpunon vetëm me ofrues shërbimesh që marrin masa apo kryejnë kontrolle të arsyeshme administrative, teknike dhe fizike për të ruajtur konfidencialitetin dhe sigurinë e të dhënave tuaja personale.

Punëmarrësit e STUDIO MODERNA ALBANIA SHPK të cilët mund të kenë akses në të dhëna personale kanë marrë përsipër të ruajnë këtë informacion konfidencial.

STUDIO MODERNA ALBANIA SHPK përdor politika sigurie në ambientet dhe sistemet e veta kompjuterike për të mbikëqyrur dhe ruajtur sigurinë. Çdo mbikëqyrje kryhet në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm.


Ruajtja dhe aksesi

STUDIO MODERNA ALBANIA SHPK do të ruajë të dhënat tuaja personale për t’ju marrë në konsideratë për mundësi të tjera punësimi që mund të happen në të ardhmen. Në masën që lejohet nga ligji, STUDIO MODERNA ALBANIA SHPK mund të fshijë të dhëna në çdo kohë dhe ju duhet të ruani një kopje të informacionit tuaj të depozituar pranë nesh.
Ju mund të keni akses dhe të korrigjoni të dhënat tuaja personale duke na shkruar në adresën elektronike ose postare të përcaktuar më poshtë në këtë politikë.


Përgjegjësitë tuaja

Ju jeni përgjegjës për informacionin që i jepni STUDIO MODERNA ALBANIA SHPK dhe duhet të siguroheni që ky informacion është i vërtetë. Ju duhet të siguroheni që ky informacion nuk përmban materiale që shkelin të drejta të palëve të treta dhe që është në përputhje të plotë me ligjin dhe nuk mund të jetë objekt i pretendimeve ligjore. Për më tepër, nëse jepni informacione që kanë të bëjnë me persona të tjerë, si p.sh individë që mund të jenë referenca juaj, ju jeni përgjegjës për t’i njoftuar ata/ato paraprakisht dhe të merrni të gjitha pëlqimet e nevojshme në mënyrë që STUDIO MODERNA ALBANIA SHPK të mbledhë dhe të përdorë të dhënat e përshkruara në këtë politikë.


Te përgjithshme

STUDIO MODERNA ALBANIA SHPK mund t’a përditësojë këtë politikë herë pas here dhe versioni në fuqi do të jetë gjithmonë online. Nëse do të keni pyetje, ankesa apo kërkesa lidhur me këtë politike ose zbatimin e saj, si dhe dëshironi të korrigjoni të dhënat tuaja, ju lutemi të na shkruani online në adresën: hr.al@studio-moderna.com ose me postë në adresën:

STUDIO MODERNA ALBANIA SHPK shpk.

Rr: Sami Frasheri, Kulla Metropol, Kati I,
Tiranë.

 

STUDIO MODERNA ALBANIA SHPK, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së ankesës apo kërkesës, do t’ju kthejë përgjigje për kërkesën tuaj dhe informacioni për të dhënat komunikohet në formën, në të cilën është marrë në kohën kur është bërë kërkesa. Në rast se nuk ju jepet informacioni, STUDIO MODERNA ALBANIA SHPK duhet t’ju shpjegojë arsyet e mosdhënies.

Kjo Politikë e Privatësisë së Punësimit hyn në fuqi në datën e publikimit të saj në faqen zyrtare të webit të STUDIO MODERNA ALBANIA SHPK.