ZGJIDH SIPAS KATEGORISË
Dyqanet
Club5
0
0 Lekë
Losd fsdf sd
Nuk keni produkte në shportë

Mësoni se si të lehtësoni ose madje të parandaloni dhimbjen e qafës.

A jeni një person i teknologjisë? Duke parë gjatë telefonin tuaj ose duke u përkulur mbi kompjuter gjatë gjithë ditës? Duke bërë lëvizjeve të përsëritura, mbajtja e çantave të rënda, ngritja e peshave, apo aktivitete sportive? Ndoshta jeni nën shumë stres, duke u tensionuar pa dashje, duke i tendosur muskujt e qafës. Apo thjesht po flini në një jastëk të papërshtatshme që shton dhe më shumë tensionin gjatë gjumit?

Si të lehtësoni ose të parandaloni tensionin në qafën tuaj

A jeni një person i teknologjisë? Duke parë gjatë telefonin tuaj ose duke u përkulur mbi kompjuter gjatë gjithë ditës? Duke bërë lëvizjeve të përsëritura, mbajtja e çantave të rënda, ngritja e peshave, apo aktivitete sportive? Ndoshta jeni nën shumë stres, duke u tensionuar pa dashje, duke i tendosur muskujt e qafës. Apo thjesht po flini në një jastëk të papërshtatshme që shton dhe më shumë tensionin gjatë gjumit?

Mënyrat për të lehtësuar tensionin e qafës

  • Ushtrimet e tensionit të qafës ose streçing do t'ju ndihmojnë të lehtësoni tensionin në qafë, prandaj duhet të provoni disa kombinime ushtrimesh, tërheqja (streçing) i qafës ulur, tërheqja qafës nga mjekra në kraharor, tërheqja e qafës majtas-djathtas. Mund të provoni gjithashtu të bëni joga.
  • Trajtime të tjera të qafës më të zakonshme përfshijnë akupunkturën, masazhin, aplikimin i nxehtësisë ose akullit, zhytjen në ujë të kripur ose banjë të ngrohtë, marrjen e medikamenteve anti-inflamatore pa-steroide dhe praktikimin e meditimit.

Parandalimi është opsioni juaj më i mirë

Edhe pse aktualisht nuk po përjetoni tension të qafës, duhet të mendoni për mënyrat se si ta parandaloni atë. Provoni këto këshilla.

1. Rregulloni jastëkun sipas pozicionin tuaj të gjumit dhe fortësinë e dyshekut.

Gjatë gjumit, trupi juaj duhet të jetë në një linjë, në mënyrë që të parandaloni zgjatjen e tepërt të qafës dhe të shpatullave dhe të shtoni tendosje të padëshiruar. Nëse flini barkas ose me shpinë, provoni një jastëk të ulët. Nëse flini në krah, sigurohuni që gjerësia e shpatullave tuaja të jetë e plotësuar me një jastëk mbështetës, mundësisht më të fortë dhe anatomik. Kështu supet tuaja do të akomodohen siç duhet dhe kjo do të zvogëloj dhimbjen e shpatullave.

2. Rregulloni vendin tuaj të punës

Kur uleni para kompjuterit, sigurohuni që monitori juaj të jetë në nivelin e syrit. Rregulloni lartësinë e karriges dhe tavolinës suaj. Sigurohuni që vendosja të jetë e sakta.

3. Kushtojini vëmendje qëndrimit tuaj

Sido që të qëndroni, ulur apo në këmbë, mbani ijet, shpatullat dhe veshët në një vijë të drejtë. Jini veçanërisht të vëmendshëm kur mbani celularin tuaj dhe lëvizni, kur lexoni një gazetë dhe të ngjashme, sepse ato janë rastet kur ne jemi më të kërrusur.

4. Mos mbani peshë mbi supet tuaja

Provoni të përdorni një çantë udhëtimi gjatë blerjeve në mënyrë që të mos keni nevojë të mbani çanta të rënda mbi supet tuaja. Gjithashtu, përpiquni të minimizoni mbajtjen e fëmijëve tuaj, kafshët shtëpiake, ose sende të tjera të rënda për periudha të gjata kohore. Përdorni ndihmës, si karroca pazari, karroca për fëmijë,…etj

5. Ushtrohuni rregullisht për t'i mbajtur muskujt tuaj të fortë

Përpiquni të ushtroheni të paktën 5 herë në javë për gjysmë ore për të mbajtur trupin tuaj në formë. Me muskuj të fortë, ka më pak gjasa të zhvilloni dhimbje ndaj posturës së gabuar.

6. Lironi stresin tuaj me yoga dhe meditim.

Ata që kanë punë me përgjegjësi të shumta dhe janë të mbingarkuar, janë veçanërisht në rrezik për të zhvilluar dhimbje në qafë dhe në shpatulla. Mos harroni, kur jemi të stresuar, muskujt tanë tensionohen. Për t'u siguruar që nivelet e stresit të mos jenë shumë të larta, përdorni rregullisht teknika të relaksimit, si joga dhe meditimi.