ZGJIDH SIPAS KATEGORISË
Dyqanet
Club5
0
0 Lekë
Losd fsdf sd
Nuk keni produkte në shportë

Një gjumë i mirë do të thotë imunitet më i fortë. Dhe një imunitet i fortë do të thotë shëndet i mirë.

Pandemia e re globale, Covid -19, na bëri të të kuptojmë se shëndeti është për të gjithë pasuria më e madhe. Dhe për të qenë të shëndetshëm, duhet të kemi një sistem të shëndoshë imunitar - është muri ynë mbrojtës, i cili përbëhet prej shumë procesesh dhe strukturave biologjike, për të na mbrojtur prej sëmundjeve.

Pandemia e re globale, Covid -19, na bëri të të kuptojmë se shëndeti është për të gjithë pasuria më e madhe. Dhe për të qenë të shëndetshëm, duhet të kemi një sistem të shëndoshë imunitar - është muri ynë mbrojtës, i cili përbëhet prej shumë procesesh dhe strukturave biologjike, për të na mbrojtur prej sëmundjeve.

Kur flasim për një sistem të fortë imunitar duhet të kemi parasysh 3 shtyllat ku ai mbështetet: një dietë dhe regjim i mirë ushqimor, aktiviteti fizik dhe mendor si meditimi dhe GJUMI. Po, gjumi është thelbësor për sistemin imunitar dhe për fat të mirë, kjo nuk është e vështirë për tu arritur, e bëjmë në përditshmëri dhe është në dorën tonë. Pra gjumi, mund të përmirësojë imunitetin, duke ju mbrojtur kundër viruseve dhe sëmundjeve të ndryshme.

Sistemi imunitar funksionon në një mënyrë të jashtëzakonshme. Ai identifikon trupat e huaj që shkaktojnë sëmundje, si mikrobet, viruset, bakteret ose kërpudhat, dhe i largon ato nga trupi ose lufton kundër tyre. Kur sistemi imunitar identifikon organizma ose substanca të dëmshme për trupin, ai zhvillon antitrupa të cilat janë qeliza që luftojnë ato substanca. Gjithashtu, sistemi imunitar pasi njihet me organizmat dhe substancat e dëmshme, e ruan këtë informacion dhe e përdor këtë njohuri nëse është e nevojshme herë tjetër. Kjo është arsyeja pse, për shembull, njerëzit që e kanë kaluar njiherë linë e dhenve nuk preken nga kjo semundje për së dyti, sepse sistemi imunitar njeh ‘shkaktaret’ dhe i lufton para se të zhvillohen.

Dhe si ndikon gjumi këtu? Ai është e lidhur me sistemin imunitar, sepse pikërisht gjatë gjumit trupi ynë forcon sistemin e tij imunitar.

Gjumi rrit prodhimin e qelizave T

Qelizat T janë qeliza të bardha të gjakut - ato luftojnë organizmat që sulmojnë trupin tonë. Kërkimet tregojnë se gjumi mund të përmirësojë aftësinë e qelizave T për të luftuar. Kur nuk bëjmë një gjumë të plotë ne ulim prodhimin e qelizave T, të cilat dobësohen dhe ne jemi më të predispozuar për tu infektuar.

Gjumi ndihmon sistemin imunitar të reagojë më mirë

Sistemi imunitar zhvillon një plan specifik për te luftuar çdo organizem te huaj. Po! Trupi jonë është një mekanizëm perfekt! Gjatë gjumit, trupi lëshon citokina, të cilat përmirësojnë kalimin e informacionit nga qeliza në qelizë dhe drejtojnë qelizat “luftuese” drejt atyre të infektuara. Në thelb, këto proteina ndihmojnë sistemin imunitar të zhvillojë një plan më efikas beteje dhe të ndërmarrë një veprim të shpejtë dhe specifik.

Të dyja këto aktivitete ndodhin në mënyrë efektive vetëm kur kemi bërë një gjumë të plotë e cilësor.

Specialistja e gjumit Olivia Arezzolo news.com.au se duhet të flemë 8 orë cdo natë. "Provat tregojnë se mungesa e gjumit e dëmton imunitetin. Studimet tregojnë se nëse flini vetëm 4-5 orë gjumë, qelizat imunitare kanë një rënie prej 70%. Si rezultat, imuniteti bie dhe ju nuk jeni në gjendje të luftoni në mënyrë efektive viruset, siç është Corona. Për fat të mirë, kjo rënie rikuperohet shpejt, nëse ju bëni një gjumë të plotë (shtatë deri në nëntë orë) ".

Pra, të kujdeseni për sistemin tuaj imunitar jo domosdoshmërisht është e vështirë. Thjesht mbyllni sytë dhe relaksoheni, ndërsa gjumi do të kujdeset për pjesën tjetër, pa e kuptuar dhe pa ju shqetësuar.

Na ndiqni për të zbuluar se si mund ta përmirësoni gjumin tuaj dhe si të mbani një nivel të ulët stresi gjatë këtyre kohërave sfiduese.

Dormeo është brend ekspert i gjumit, i cili për më shumë se 18 vite i ka mundësuar njerëzve gjumë cilësor. Ekipi ynë është i përkushtuar që t'ju ofrojë produkte cilësore, të cilat janë testuar sipas standarteve më të larta. Fli mirë gjatë natës dhe zgjohu plot energji në mëngjes.