ZGJIDH SIPAS KATEGORISË
Dyqanet
Club5
0
0 Lekë
Losd fsdf sd
Nuk keni produkte në shportë

Politika e Ruajtjes së Fshehtësisë

Shkurtimisht për Politikën tonë të Fshehtësisë

  • Ne nuk do të abuzojmë asnjëherë dhe në asnjë mënyrë me informacionet tuaja personale.
  • Të dhënat që kemi për ju nuk do t’i kalojnë asnjë pale të tretë, përveç rasteve kur kërkohen nga organet e drejtësisë.
  • Ne nuk do t’ju dërgojmë me e-mail mesazhe të cilat ju nuk i keni kërkuar, përveç mesazheve që kanë lidhje me transaksione të rëndësishme.
  • Ju do të keni mundësinë të ndërprisni shpejt dhe pa vështirësi abonimin që keni bërë për çfarëdolloj komunikimi me ne me anë të postës elektronike.

Deklarata për Politikën e Ruajtjen së Fshehtësisë

Për kompaninë tonë, ruajtja e të dhënave personale të klientëve është një çështje e rëndësishme.
Të gjitha veprimtaritë e Studio Moderna-s në internet pajtohen sipas Ligjit Nr. 9887 Dt. 10.03.2008 per mbrojtjen e te dhenave personale, dhe ligjin Europian (EU Directive 95/45/EC, 2002/58/EC dhe Treaty Convention ETS 108, ETS 181, ETS 185, ETS 189) dhe legjislacionet vendase në vendet e Europës Qëndrore dhe Lindore. Kjo politikë e ruajtjes së fshehtësisë përcakton mënyrën e trajtimit të informacioneve që Studio Moderna merr nga ju kur vizitoni këtë faqe interneti.

Mbledhja dhe Përpunimi i të Dhënave Personale

Të dhënat personale janë informacionet tuaja të identifikimit, psh: emri juaj, adresa, adresa postare ose e e-mail-it. Studio Moderna nuk i mbledh të dhënat tuaja personale përveçse kur ju i jepni vetë ato, psh. kur porosisni një produkt ose kur abonoheni në buletinin informativ.

Analitika

Ne mund të përdorim ofrues shërbimesh të palëve të treta dhe të mbledhim të dhënat e listuara më poshtë për të përmirësuar performancën e uebsajteve tona dhe shërbimeve, si dhe për të kryer analiza të rëndësishme të përdoruesve dhe aplikacioneve të dyqaneve online.

  • Google Analytics 
Google Analytics është një shërbim analitik në internet i ofruar nga Google (d.m.th. Google Ireland Ltd ose Google LLC) që gjurmon dhe raporton trafikun e uebsajtit dhe të dhënat e shitjeve nga dyqani online i Studio Moderna. Këto të dhëna përdoren për të matur reagimet e klientit (audiencës) dhe për të përmirësuar shërbimet që Studio Moderna u ofron klientëve dhe përdoruesve online dhe offline. Duke matur dhe analizuar karakteristikat që përdorin dhe sa shpesh i përdorin ato klientët, na ndihmon që të kuptojmë se çfarë është e rëndësishme për klientët, të krijojmë një përvojë më të personalizuar dhe një guidë për vendimet në të ardhmen. Google përdorë të dhënat e mbledhura për të gjurmuar dhe monitoruar përdorimin e shërbimeve tona (uebsajteve). Këto të dhëna ndahen me shërbime të tjera të Google. Google mund të përdorë të dhënat e mbledhura për të hulumtuar dhe personalizuar reklamat e rrjetit të vet të reklamave.

Studio Moderna po ashtu përdorë Google Signals (karakteristikë e Google Analytics), i cili do të bashkojë informacionin e vizitës që mbledhë nga faqja e internetit e Studio Moderna me informacionin e Google nga llogaritë e përdoruesve të identifikuar në llogarinë Google, të cilët kanë pranuar këtë lidhje me qëllim të personalizimit të reklamave.

Ky informacion i Google mund të përfshijë vendndodhjen tuaj, historikun e kërkimit, historikun e YouTube dhe të dhënat nga uebsajtet që janë partnere me Google. Ky infornacion përdoret për të ofruar të dhëna të grumbulluara dhe anonime mbi sjelljet e përdoruesve midis pajisjeve.

Në bazë të analizave të kryera në ueb, Studio Moderna mund të përdorë gjithashtu të dhëna personale të mbledhura për qëllime të "Remarketing dhe targetim në bazë të veprimeve".

Ju mund të tërhiqeni nga disponueshmëria e aktivitetit tuaj në Shërbimin për Google Analytics duke instaluar shtesën e shfletuesit për t’u tërhequr nga Google Analytics. Shtesa parandalon JavaScript të Google Analytics (ga.js, analytics.js dhe dc.js) të ndajë të dhëna me Google Analytics rreth aktivitetit të vizitave.

Për më shumë info mbi praktikat e privatësisë së Google, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të privatësisë dhe kushteve të Google: https://policies.google.com/privacy. 

Për këtë qëllim, ne mund të mbledhim dhe përpunojmë të dhënat personale të mëposhtme:

  • ID e Cookie
  • Adresa juaj IP
  • Identifikuesi unik (ID-ja e përdoruesit, e cila gjenerohet nga Google Analytics)

Përdorimi i Google Analytics dhe përpunimi i informacionit të lartpërmenduara është subjekt i pëlqimit tuaj për vendosjen/mbledhjen e Cookies analitike. Nëse nuk e keni dhënë këtë pëlqim, atëherë cookies nuk do të vendosen/mblidhen dhe Studio Moderna nuk do të përdorë shërbimet e Google Analytics në të dhënat tuaja personale. Këto të dhëna personale përpunohen vetëm për sa kohë që ne kemi pëlqimin tuaj ose deri sa të skadojnë cookies.

Remarketingu dhe targetimi në bazë të veprimeve

Studio Moderna po ashtu përdorë mjete sikurse Google Analytics, Google Ads, Meta Conversions API dhe/ose Meta Pixel për qëllime të remarketingut dhe targetimit në bazë të veprimeve. Uebsajtet e Studio Moderna mund të mbledhin të dhëna rreth veprimeve të përdoruesve ose klientëve dhe të ofrojnë përmbajtje përkatëse të sponsorizuar në lidhje me produktet ose shërbimet e Studio Moderna. Për shembull, Studio Moderna mund të përdorë të dhëna për blerjet dhe ndërveprimet tuaja në dyqanet tona online për të zgjedhur përmbajtjen që përputhet me interesat tuaja. Studio Moderna mund ta ndajë këtë informacion dhe identifikuesin e klientit, si p.sh. një adresë emaili të koduar ose detaje të pajisjes, me palë të treta si Meta dhe Google. Kjo bëhet me qëllim për t'ju shfaqur reklamat përkatëse në uebsajtet dhe aplikacionet e palëve të treta. Ne gjithashtu mund ta lidhim këtë informacion me pajisjet e ndryshme që përdorni dhe mund të përpunojmë të dhëna rreth reklamave (për shembull, nëse keni klikuar në një reklamë dhe më pas keni bërë një blerje). Kjo bëhet me qëllim të matjes së efektivitetit të reklamave.

Përpunimi është i rëndësishëm vetëm për individët që kanë dhënë pëlqimin për vendosjen e Cookies analitikë dhe të marketingut, gjatë kohës kur vizitojnë uebsajtin e Studio Moderna-s.

  • Meta Pixel  

Studio Moderna mund të përdorë Meta-n për t'ju ofruar reklama të ndryshme që ajo i konsideron të rëndësishme, bazuar në të dhënat e mbledhura. Për këtë qëllim, Studio Moderna ndanë disa ndërveprime që keni bërë me ne, me Meta-n. Kjo është e nevojshme për të siguruar që përmbajtja e reklamave të jetë e përshtatur për ju.Të dhënat tuaja që ne ia kalojmë Metës na ndihmojnë gjithashtu të monitorojmë dhe analizojmë performancën e aktiviteteve tona të marketingut. Së fundi, ne optimizojmë reklamat bazuar në këto të dhëna për të siguruar performancë të lartë. Studio Moderna dhe Meta konsiderohen si kontrollues të përbashkët nëse aktivizohet kjo teknologji. Prandaj, Studio Moderna dhe Meta nënshkruan një marrëveshje të përbashkët kontrolli. Nëse keni ndonjë pyetje dhe dëshironi të kërkoni qasje në të dhënat e përpunuara nga ky shërbim, ju lutemi kontaktoni Meta-n, e cila do t'i përgjigjet kërkesës tuaj.

  • Meta Conversions API  

Mjeti Meta Conversions API ndihmonë Studio Moderna-n të ofrojë përvoja të personalizuara reklamimi për klientët dhe audiencën e saj, duke ruajtur privatësinë e të dhënave në të njejtën kohë. Për të arritur këtë qëllim, Studio Moderna dërgon disa të dhëna në ueb (informacionet e kontaktit, të cilat ndahen përpara transmetimit në Meta dhe/ose të Dhënat e Ngjarjeve) nga serverët e saj përkatës, drejtpërdrejt te Meta. I gjithë procesi arrihet pa u mbështetur në mjetet e bazuara në shfletues, duke përfshirë cookie-t.

  • Google Ads 

Studio Moderna mund të përdorë Google Ads për t'ju ofruar reklama të targetuara dhe të personalizuara në Google dhe Rrjetin e Reklamave Google. Me qëllim që ta bëjmë përmbajtjen e reklamave të shfaqura për ju sa më të përshtatshme që të jetë e mundur, ne ndajmë me  Google Ads disa nga ndërveprimet tuaja të bëra me ne. Përveç optimizimit të fushatave tona të marketingut (duke siguruar që Studio Moderna të shfaqë reklama përkatëse të produkteve ose shërbimeve përkatëse për individët, të cilët ka shumë të ngjarë të jenë të interesuar për to), kjo po ashtu ofron një pasqyrë se si mund t’i përmirësojmë reklamat tona.

  • Google Conversion Linker 

Studio Moderna mund të përdorë Google Conversion Linker për të qenë në gjendje t’ia atribuojë ndërveprimin tuaj me Studio Moderna (dhe uebsajtet  e saj) një klikimi marketingu nga Google Ads për një periudhë më të gjatë kohore, duke ruajtur të dhënat e Cookies të palës së parë në vend të Cookies të palëve të treta. Kjo i lejon Studio Moderna të optimizojë më mirë fushatat e marketingut. Falë mënyrës sonë të menaxhimit të fushatave, si rezultat do t’ju shfaqen reklama më të përshtatshme. Asnjë e dhënë personale nuk përpunohet për këtë qëllim.

Për qëllimet e lartpërmendura, ne mund të përpunojmë të dhënat personale të mëposhtme (nëse nuk përcaktohen ndryshe):

• Adresa juaj IP

• ID e Cookie

• Të dhënat e përdorimit / Të dhënat e ngjarjeve

Të dhënat e përdorimit i referohen të dhënave të mbledhura automatikisht në uebsajtet e Studio Moderna, ose të krijuara nga përdorimi i uebsajteve ose nga vetë infrastruktura e sajtit (për shembull, kohëzgjatja e një vizite në faqe).

Duke pranuar Cookies analitike dhe të marketingut, ju gjithashtu pajtoheni që ne të përdorim të dhënat personale të mbledhura përmes Cookies përkatëse, për qëllime të remarketingut dhe targetimit në bazë të sjelljes.

Ne do të përpunojmë të dhënat tuaja personale për sa kohë që kemi pëlqimin tuaj për vendosjen e Cookies analitikë dhe të marketingut në terminalin/pajisjen tuaj.

Përdorimi dhe Shqyrtimi i të Dhënave tuaja Personale

Studio Moderna do të përdorë të dhënat tuaja personale eskluzivisht për qëllime të administrimit teknik të faqes së internetit, për t’ju dhënë hyrje në informacione specifike, ose për komunikim të përgjithshëm me ju. Studio Moderna asnjëherë nuk do t’ia shesë të dhënat tuaja personale një pale të tretë dhe as nuk do t’i tregtojë tjetërkund. Punonjësit e Studio Moderna-s janë të detyruar të respektojnë privatësinë e të dhënave tuaja dhe të pajtohen me kontratën e shqyrtimit konfidencial.

Liria e Zgjedhjes

Ju keni kontroll mbi informacionet që i jepni Studio Moderna-s për personin tuaj. Sidoqoftë, nëse zgjidhni që Studio Moderna të mos ketë të drejtë të përdorë infomacionin, ju lutemi të jeni i vetëdijshëm që nuk do të mund të hyni në disa zona të faqes tonë të internetit. Përdoruesit të cilët vendosin të ndërpresin abonimin në buletinin tonë, mund ta bëjnë këtë duke shkruar në adresën tonë të e-mail-it. Nëse të dhënat tuaja ndryshojnë (psh. Prefiksi, e-mail-i, adresa postare, nr. i telefonit apo i celularit), ju lutemi të rikonfirmoni të dhënat personale te faqja e llogarisë suaj.

Informacioni i regjistruar automatikisht (të dhëna jo-personale)

Kur ju hyni në faqen e internetit të Studio Moderna-s, informacione të përgjithshme jo-personale (programi hapës që përdorni në internet, numri i vizitave, koha që shpenzoni mesatarisht në këtë faqe, faqet që keni parë) regjistrohen automatikisht (jo si pjesë e regjistrimit që bëni). Këto informacione përdoren si instrument matës për efektin e faqes tonë të internetit dhe për të përmirësuar përmbajtjen dhe funksionimin e saj. Të dhënat tuaja nuk përpunohen më tej dhe as nuk transmetohen diku tjetër.

Cookies

Cookies (biskotat) janë dosje të vogla që depozitohen përkohësisht në hard disk-un tuaj, dhe i japin sitit tonë mundësinë ta njohë kompjuterin herën tjetër që vizitoni faqen e internetit të Studio Moderna-s. Studio Moderna përdor Cookies eskluzivisht për të mbledhur informacione që kanë të bëjnë me përdorimin e faqes sonë të internetit.

Siguria

Studio Moderna kujdeset shumë për të garantuar sigurinë e të dhënave personale. Të dhënat janë të mbrojtura me kujdes nga humbja, shkatërrimi, shtrëmbërimi/falsifikimi, manipulimi dhe nga hyrja e paautorizuar ose përdorimi i paautorizuar.

Minorenët

Studio Moderna i këshillon të gjithë prindërit dhe kujdestarët që t’u mësojnë fëmijëve përdorim të kujdesshëm e të përgjegjshëm të të dhënave të tyre personale në internet. Minorenët nuk duhet të transmetojnë të dhënat e tyre personale në faqen e internetit të Studio Moderna-s pa lejen e prindërve ose të kujdestarëve. Studio Moderna asnjëherë nuk do të grumbullojë të dhëna personale nga fëmijët, t’i përdorë ose t’i mundësojë ato pa leje për ndonjë palë të tretë.

Lidhjet me faqet e tjera të internetit

Kjo deklaratë për ruajtjen e fshehtësisë është e vlefshme për faqen e internetit www.studio-moderna.com drejtuar nga Studio Moderna dhe të gjithë institucionet që varen prej saj në Europën Qëndrore dhe Lindore. Kjo faqe interneti mund të përmbajë lidhje me faqe të tjera brenda dhe jashtë Studio Moderna-s, për të cilat kjo deklaratë e ruajtes së fshehtësisë nuk vlen. Kur largoheni nga faqja e Studio Moderna-s, ju lutemi sigurohuni që të lexoni deklaratën e ruajtjes së fshehtësisë për secilën faqe interneti që mbledh informacione personale identifikimi.

E drejta e informimit

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me politikat tona të ruajtjes së fshehtësisë ose përpunimit të të dhënave tuaja, ju lutemi të kontaktoni përfaqësuesin tonë të Ruajtjes së Fshehtësisë në numrin 044514442.

Në rast bërjeje të kërkesës, do të infomoheni sa më shpejt –sipas i legjislacionit në fuqi – për secilën nga të dhënat që mund të jenë mbledhur për ju kur keni vizituar faqen e internetit të Studio Moderna-s.

Komunikimi i ndryshimeve

Çdo ndryshim i politikës tonë të fshehtësisë do të vendoset në këtë deklaratë, në faqen e internetit dhe në çdo vend tjetër që ne e konsiderojmë si të përshtatshëm.

Ndryshimi i fundit: Mars 2023