- Dëshironi të provoni botën magjike të Super Uljeve?
- Provo Club5 tani
- Jeni anëtar?Kliko këtu
- Keni një llogari?Logohu
- Klient I ri?Regjistrohu
Gjithçka filloi në 1992 në Slloveni. Në atë kohë ne ishim një kompani që ushtronim formën e drejtpërdrejtë të marketingut, të vendosur në Slloveni me një markë të vetme për shitje - Kosmodisk, duke ofruar një zgjidhje efektive për dhimbjet e shpinës. Ne ishim një ekip i vogël, por të etur për të bërë më shumë.
Që nga shitja e produkteve tona të para me anë të shitjeve direkte nga reklamat gati 3 dekada më parë, Studio Moderna është rritur në një biznes ndërkombëtar dhe shitës kryesor me pakicë në Evropën Qendrore dhe Lindore, i pranishëm në 19 vende me një shtrirje totale prej 160 milion klientësh potencialë.
Sot ne punësojmë mbi 5000 njerëz dhe misioni ynë nuk ka ndryshuar që prej asaj kohe - ne duam të ndihmojmë klientët tanë për të patur një stil më të mirë jetese.
Për gati 30 vjet, Studio Moderna ka shndërruar idetë në produkte inovative për një stil jetese më të gëzueshëm, më të pastër, më aktiv dhe më të shëndetshëm. Markat tona kanë së fokus ta bëjnë shtëpinë një strehë të sigurt, duke u kujdesur për të gjitha fushat e jetesës në shtëpi - nga gatimi, gjumi, pastrimi tek stërvitja, bukuria, mirëqenia dhe më shumë.
Ne ofrojmë produktet tona në internet, në dyqanet tona, përmes DRTV, telemarketingut, katalogëve dhe nëpërmjet partnerëve që ne bashkëpunojmë. Qëllimi ynë është të bëjmë sa më të këndshme eksperiencën e blerjes për klientët tanë.
Markat tona të besuara prekin miliona njerëz në shtëpitë e tyre, duke thjeshtuar dhe përmirësuar jetën e përditshme.
Cdo markë kujdeset për fusha të ndryshme - nga gjumi, gatimi, pastrimi, deri te stërvitja, bukuria, mirëqenia dhe më shumë. Të gjitha së bashku ato bëjnë një ndryshim në mënyrën se si familjet dhe individët e shijojnë jetën e tyre në shtëpi.
TV-shopping
Nga një fillim modest me një spot në një nga kanalet televizive Slloveni në një nga kompanitë më të mëdha multi-channel në Europen Qendrore & Lindore – Top Shop është një nga markat më të njohura. Produktet Top Shop janë gjithmonë unike dhe të zgjedhura me kujdes duke ndihmuar njërëzit për një mënyrë jetese më të thjështë dhe për të jetuar shëndetshëm.
Produktet Top Shop janë gjithmonë unike dhe të zgjedhura me kujdes duke ndihmuar njërëzit për një mënyrë jetese më të thjeshtë dhe për të jetuar shëndetshëm.
Thelbi i një gjumi të mirë
DORMEO® është eksperti i gjumit dhe mbulon cdo gjë lidhur me të në shtëpi, duke krijuar harmoninë e gjumit me çdo produkt që kemi. Historia jonë filloi në vitin 2002 me një dyshek të vetëm me sfungjer.
Sot marka DORMEO® ofron një sërë produktesh me cilësi të lartë gjumi dhe jetese: dyshekë, shtresa, jastëk, jorgan, sete carcafësh, aksesor për dhomën e ndenjes, aksesor për tualetin dhe është si ekspert për problemet e gjumit numëron më shumë se 300 produkte në portofolin e tij. Marka DORMEO® i ofron një gjumë të mirë më shumë se 12 milion njerëzve në Evropë dhe është i pranishme në 40 vende të botës.
Ne sigurohemi që të ofrojmë cilësinë më të mirë dhe kjo është arsyeja pse ne testojmë produktet tona në institutet dhe laboratorët e pavarur të cilët janë lider në fushën e tyre në të gjithë botën. Teknologjitë inovative dhe materialet cilësore të përdorura në produktet DORMEO® sigurojnë komoditetin optimal dhe sigurojnë një gjumë të shëndetshëm.
Gatuaj, festoj, çdo ditë
DELIMANO® është një nga markat më të njohura të enëve të gatimit në tregun e 21 vendeve dhe një nga markat me rritje më të shpejtë të Studio Moderna, me më shumë se 7,3 milion përdorues të kënaqur të gatshëm për ta vërtetuar këtë. Ne punojmë shumë për t'i sjellë klientëve tanë materialet më të mira, zgjidhje inovative, performancë të jashtëzakonshme dhe dizajn modern.
Marka DELIMANO® sjell një gamë inovative të enëve të gatimit me cilësi të shkëlqyer që janë krijuar për të siguruar një gatim të shëndetshëm, të shijshëm dhe të kënaqshëm. Inkurajon pasionin për gatimin dhe argëtimin në kuzhinë. Marka DELIMANO® frymëzon dhe inkurajon krijimtarinë tuaj në mënyrë që çdo kohë e kaluar në kuzhinë të ndihet si festë. Marka DELIMANO® mbulon pajisje të vogla kuzhine, enë gatimi dhe aksesor të ndryshëm.
Ta bën jetën më të lehtë
Marka ROVUS® sjell zgjidhje inovative, efikase, të lehta për t'u përdorur për kujdesin dhe përmirësimin e shtëpisë për t'ju ndihmuar ta mbani shtëpinë tuaj të rregullt dhe të pastër. ROVUS® rrit cilësinë e jetesës tuaj duke ndryshuar shtëpinë tuaj në shtëpi të këndshme, estetike, të relaksuar dhe më të shëndetshme - pikturë perfekte.
Portofoli i produkteve ROVUS® përfshin pastrimin dhe kujdesin e shtëpisë, përmirësimin e shtëpisë dhe produktet e kujdesit të veshjeve që ndërthurin funksionalitetin, lehtësinë në përdorim dhe çmim më të mirë kundrejt cilësisë.
Produktet ROVUS® pastrojnë me fuqinë e ujit të pastër, avullit ose përbërësve natyralë por efektivë për të pastruar duke siguruar kështu zgjidhje pastrimi miqësore ndaj natyrës. Linja jonë inovative ROVUS® Nano është hapi tjetër i evolucionit në botën e pastrimit, duke garantuar efikasitet të pastrimit të thellë duke mbrojtur planetin tonë.
Para se t'u ofrohen klientëve, produktet ROVUS® testohen nga kompani të pavarura të kontrollit të cilësisë (të tilla si SGS, SIQI) dhe gjithmonë kontrollohen që të jenë në përputhje me standartet botërore.
Rehati, në çdo hap gjatë ecjes. Marka WALKMAXX® ofron zgjidhje inovative dhe të rehatshme, gjithashtu me çmim të përballueshme si këpucë dhe veshje të jashtme. Misioni ynë është t'u sjellim klientëve tanë funksionalitet, rehati shtesë dhe stil të shkëlqyer me çdo këpucë WALKMAXX®. Marka WALKMAXX® sjell energji në jetën e përditshme të njerëzve dhe i frymëzon ata të lëvizin.
Pavarësisht nga rasti ose sezoni, marka WALKMAXX® i mbulon të gjitha - nga çizmet e dimrit te shapkat me gisht, të gjitha të dizajnuara me kujdes për të mbështetur butësisht këmbët tuaja në lëvizje. Në prodhimin e këpucëve, WALKMAXX® zgjedh materialet më të mira dhe teknologjitë më të fundit për të siguruar që klientët tanë të marrin më të mirën për këmbët e tyre.
Thjeshtë Vitalitet
Marka WELLNEO® mundëson dhe përkrah shëndetin dhe mirëqenien për njerëzit e të gjithë grup moshave dhe stileve të jetesës. Siguron produkte me çmim të përballueshëm, që ju bëjnë të ndiheni mirë dhe të besueshme duke përdorur teknologjinë moderne brenda fushës së mirëqenies, bukurisë dhe shëndetit.
Secili prej produkteve tona adreson dhe ndihmon në një problem specifik: lehtësimin e dhimbjeve, rënien në peshë, në format e trupit, sjell ndjesinë e relaksimit, jep zgjidhje kozmetike dhe për kujdesin ndaj lëkurës dhe gjithmonë jep rezultatet e dëshiruara. Me markat WELLNEO® ju merrni kontrollin e mirëqenies tuaj.
Produktet WELLNEO® janë zhvilluar nga ekspertët më të mirë dhe shkencëtarë me doktoraturë PhD, testuar dhe verifikuar nga institucionet kërkimore dhe laboratorët. Çdo benefit është i provuar shkencërisht dhe mban një provë të lëshuar nga organizatat dhe autoritet e çertifikuara. Duke zgjedhur markën WELLNEO® ju shkoni drejt një produkti të sigurt dhe të testuar.
Produktet WELLNEO® janë të arritshme dhe të lehta për t'u përdorur brenda komoditetit të shtëpisë tuaj.
Marka TOP SHOP® ofron produkte inovative në kategori të ndryshme. Misioni i saj është t'ju lehtësoj në punët e përditshme duke ofruar produkte dhe zgjidhje krijuese, por në të njëjtën kohë të thjeshta.
Shpina juaj do t'ju jetë mirënjohëse!
KOSMODISK® është një markë e sigurt, efektive dhe e thjesht për ata që kanë dhimbje shpine me prezencë mbi 25-vjeçare në treg dhe më shumë se 3 milion përdorues të kënaqur.
KOSMODISK® ishte marka jonë e parë e cila nisi historinë dhe misionin tonë për të ndihmuar klientët tanë në përmirësimin e stilit të tyre të jetësës.
... që çdo njëri meriton një jetë të mirë. Ne besojmë se çdo fëmije duhet të shkojë me pushime dhe çdo darkë duhet të ushqehet në pjatën e tij.
Ne besojmë se natyra është miku ynë më i mirë dhe aseti ynë.
Dhe kjo është arsyeja pse ne punojme shumë për të krijuar një bote më të mirë.
Ne në Studio Moderna, e kuptojmë që jemi pjesë e komunitetit. Në këtë mënyrë mundohemi ti japim një dorë - fëmijeve të uritur, personave në moshë të cilët janë të vetmuar, familjeve në nevojë, viktimave të fatkeqësive natyrore....
Bollëku i tokës nuk është i pashtershëm. Çdo kush duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë fakt - dhe ne në Studio Moderna i kushtojmë një vemendje të veçantë kësaj në çdo hap të punës tonë. Ne e dimë që imapakti ynë është i vogël por ne gjithashtu besojmë se çdo hap numërohet.
Ne jemi duke punuar shumë për të bërë më të mirën, me produkte cilesore Dormeo dhe Delimano..Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme, mënyra e jetesës eco është prezente edhe në zyrat tona, gjithashtu.
Çdo dyshek Dormeo është i prodhuar me materiale të riciklueshme. Gjithashtu, kur ne ju sjellim dyshekun e ri, ne kujdesemi dhe marrim dyshekun tuaj të vjetër.
Enët qeramike delimano janë prodhuar me materiale natyrale të cilat janë shumë te mira për ne dhe planetin.
Disa nga produktet tona janë të përbëra nga materiale natyrale - bamboo, aloe vera, eukaliptus.
Shumica e produkteve tona harxhojnë pak energji e në këtë mënyrë ju do të kujdeseni për mjedisin.
Ndarja e mbeturinave është një pjese e rëndesishme në përditshmërinë tonë në punë. Pothuajse të gjitha mbeturinat në zyrë merren për riciklim. Gjithashtu, ne nuk përdorim me gata plastike një përdorimshe.
Ne ikurajojmë punonjësit tanë të pijne nga uji i rubinetit pasi ne kemi instaluar filtrues uji.
Në zyrën tonë, çdo tavolinë është e paisur me llampa të cilat kursejnë energji dhe janë me sensor.
Ne jemi krenar të tregojmë që produktet tona janë miqesore për mjedisin.
Të dashur klientë,
Kjo është historia jonë. Historia se çfarë bejmë, se çfarë na bën ne të ecim përpara dhe kontibuti ynë në shoqëri. Asgjë nga këto nuk do të kishte ndodhur nëse nuk do të ishit ju. Ju jeni arsyeja pse ne zgjohemi çdo mëngjes dhe ne dëshirojmë t'ju falenderojmë për këtë.
Kështu - faleminderit që jeni pjesë e historisë sonë. Sinqerisht ne shpresojmë t'ju shërbejmë dhe t'ju ofrojmë produkte të cilat do t'ju ndihmojnë në jetën tuaj të përditshme.
Ekipi i Studio Moderna