ZGJIDH SIPAS KATEGORISË
Dyqanet
Club5
0
0 Lekë
Losd fsdf sd
Nuk keni produkte në shportë

Si të zgjidhni jastëkun e duhur për pozicionin tuaj të gjumit?

Dhimbja e kokës është një nga dhimbjet që ndikon më së shumti në jetë tonë dhe është veçanërisht e tmerrshme kur ju zgjon nga gjumi. Ka shumë arsye pse mund të ndodhë kjo, por ndonjëherë arsya mund të jetë shumë e thjeshtë - jastëku juaj.

A po ju shkakton jastëku juaj dhimbje koke?

Dhimbja e kokës është një nga dhimbjet që ndikon më së shumti në jetë tonë dhe është veçanërisht e tmerrshme kur ju zgjon nga gjumi. Ka shumë arsye pse mund të ndodhë kjo, por ndonjëherë arsya mund të jetë shumë e thjeshtë - jastëku juaj.

Në varësi të pozicionit tuaj të gjumit, veçanërisht kur flini me shpinë ose barkas, një jastëk shumë i fortë dhe shumë i lartë do të kontribuojë në zhvillimin e jo vetëm tensionit në qafë, por edhe në dhimbje koke. Këto mund të ndodhin gjatë gjumit, por më së shpeshti rezultojnë në një dhimbje koke në mëngjes.

Shkaku më i zakonshëm i tij është mungesa e gjumit. Njerëzit me këtë çrregullim të gjumit kanë vështirësi për të fjetur, kryesisht sepse nuk mund të gjejnë një pozicion të përshtatshëm që të jetë mjaft i rehatshëm për ta. Gjithashtu, zgjimi i shpeshtë gjatë natës ndodh më shpesh.

Si ta gjejmë të duhurën?

Do të jetë më e lehtë për ju nëse filloni me se si flini:

  • në çfarë pozicioni bie në gjumë?

  • a zgjoheni në një pozicion tjetër mdryshe nga ai në fillim?

  • a është problemi vetëm tek dhimbja e kokës, a ndjeni dhimbje edhe në qafë, shpatulla dhe ndoshta edhe në shpinë?

  • a e keni ndryshuar dyshekun tuaj apo po flini në një dyshek me gunga?

  • a ke bërë ndonjë ndryshim tjetër të rëndësishëm që mund të ketë shkaktuar fillimin e dhimbjes së kokës?

Nëse keni probleme të tjera, ndoshta edhe migrenë ose më keq, rekomandohet të konsultoheni me mjekun tuaj.

Çfarë jastëku të zgjidhni sipas pozicionit tuaj të gjumit?

1. Gjumi në shpinë

Nëse flini kryesisht në shpinë, rekomandohet që të mbani një jastëk të ulët që mban nivelin e kokës me shpatullat tuaja. Është më mirë që jastëku të jetë në anën e fortë, pasi duhet ta mbajë qafën në pozicionin e tij. Lartësia e nevojshme e jastëkut varet nga lartësia dhe pesha juaj.

2. Gjumi barkas

Fjetja barkas, për fat të keq, e ngarkon më shumë trupin tuaj kur jeni duke fjetur. Është mirë të mos keni jastëk. Nëse nuk mund të bëni pa një të tillë, zgjidhni një shumë të butë dhe të ulët pasi do të jenë më të dobishmet për ju për të çliruar tendosjen dhe për të ndihmuar në parandalimin e dhimbjeve të kokës.<

3. Gjumë në anë

Personat që flenë në anë, duhet të jeni të vëmendshëm për të mbajtur shtyllën kurrizore drejtë. Duhet të ketë kombinimin e duhur të sipërfaqes që flenë me jastëkut. Lartësia e jastëkut duhet të mbush hapsirën mes qafës dhe shpatullave, sepse në atë mënyrë do të mbështesni kokën dhe qafën tuaj. Zgjidhni një jastëk të fortë që është i lartë, veçanërisht nëse keni shpatulla të gjera.

4. Gjumë i përzier

Sidomos nëse rretulloheni shumë gjatë gjumit dhe keni vështirësi për të gjetur një pozicion të përshtatshëm, mendo se cila mund të jetë arsyeja. Mund të jetë që trupi juaj nuk është mjaftueshëm komod dhe si rezultat, ju ktheheni më shpesh. Zgjidhni jastëkun tuaj sipas pozicionit që zakonisht bini në gjumë. Në përgjithësi, jastekët që ju mundësojnë rregullimin e lartësisë do të funksionojë më së miri për ju. Dysheku gjithashtu duhet të jetë mjaft i rehatshëm dhe t'ju sigurojë shtrirjen e duhur të shtyllës kurrizore