

Higjenë
çdo 2 vite
ndyshoni jastëkun tuaj

Më shumë se
12 MILION NJERËZ
flenë me jastëk dormeo

Si të zgjedhim jastëkun perfekt?
A ju kujtohet se kur e keni ndërruar për herë të fundit jastëkun tuaj? Ndoshta ka ardhur koha për një jastëk të ri?
Qetësia dhe relaksi vijne pasi ju të mbështesni kokën në një jastëk të rehatshëm dhe një sipërfaqe të butë e të këndshme pas një dite të gjatë e të lodhshme. Dormeo ofron produkte të cilat plotësojnë kërkesat tuaj: nëse ju jeni një nga ata persona të cilët preferojnë një ambjent të freskët, një ambjent të ngrohtë apo jeni të apasionuar pas produkteve me përbërje natyrale.
Të gjithë jastekët Dormeo janë krijuar për të siguruar mbështetjen e duhur gjatë gjumit.
-
Do të sigurojnë pozicionin e duhur për shpinën.
-
Përshtaten me pozicion tuaj të gjumit.
-
Të gjithë jastëkët tanë janë hipoalergjik, sepse ne kujdesimi për shëndetin tuaj.
Zgjidhni jastëkun në varësi të formës
Jastëk klasik

Mbushja e jastëkëve klasik është kryesisht me material mikrofibër të avancuar Wellsleep® ose mikrofibra Tencel®. Disa nga jastekët janë me fibra bamboo, lesh ose mëndafsh. Jastekët kanë mundësinë e përshtatjes së lartësisë, sipas kerkesave tuaja. Gjithashtu ato mund të lahen.
Jastëk anatomik

Këta jastëk kryesisht janë me materail viskozelastik memori. Forma speciale e tyre dhe materiali memori garantojnë mbështetjen e duhur për kokën, qafën dhe shpatullat dhe ndihmojnë në qetësimin e trupit. Këta jastëk do t'ju ofrojnë rehati dhe relaks gjatë gjumit.
Zgjidhni jastëkun sipas pozicionit të gjumit
-
Për personat që flenë me shpinë
Personat që flenë me shpinë kanë nevojë për jastëk mbështetës. Jastëku duhet të sigurojë pozicionin e duhur për shpinën dhe mbështetjen e duhur për kokën, qafën dhe shpatullat.
-
Për personat që flenë në anë
Nëse flini anash është e rëndesishme që koka të qëndroj në një pozicion, ja pse ju duhet një jastëk i fortë dhe i lartë. Jastëku duhet të ndihmojë trupin për të ruajtur një pozicion natyral.
-
Për pesonat që flenë me bark
Nese ju preferoni te flini me bark ju duhet nje jastek i ulet dhe i bute i cili do te ruaj pozicionin e duhur per shpinen. Ju duhet te zgjidhni nje jastek te drejte me mbushje mendafsh ose mikrofiber.
-
Për personat që ndryshojnë pozicionin gjatë natës
Nëse ndryshoni pozicionin tuaj të gjumit shpesh gjatë natës, ju duhet një jastëk fleksibël që të jetë i rehatshëm për personat që flenë me bark, shpinë ose anash. Zgjidhni një jastëk të butë me fortësi mesatare i cili i përshtatet çdo pozicioni gjumi.
Gjeni jastëkun tuaj
- Merrni një vizore.
- Qëndroni afër me murin. Sigurohuni të qëndroni në të njëjtin pozicion siç shtriheni në dyshek.
- Puthisni kokën me murin dhe me një vizore masni hapësirën që krijohet ndërmjet. Kjo është hapësira të cilën duhet ta mbush jastëku.
- Blijini vetes një jastëk të mirë Dormeo.
- Pasi të keni jastëkun, vendoseni ndërmjet murit dhe kokës. Jastëku i cili është i duhuri për ju do të jete ne vije te drejte me koken dhe qafen. Kjo do tju siguroje mbeshtejten e duhur per koken, shpinen dhe qafen.
Anash:

Gjatësia juaj:
Lartësia e jastëkut:
![]() |
|
![]() |
Me shpinë:

Gjatësia juaj:
Lartësia e jastëkut:
![]() |
|
![]() |
Nëse hapësira që keni matur është me e vogël se 8cm shikoni këto jastëk:

Jastëku Air Smart Duo
Dizenjuar për tu përshtatur për çdo pozicion gjumi. Dizajn 2në1, me dy anë klasike dhe anatomike. Zgjidhni ndërmjet dy opsioneve në një jastëk të vetëm: mbushje klasike në njërën anë ose mbështejte ergonomike nga Octaspring® në anën tjetër. Ajroset lehtësisht dhe ka veti antibakteriale. Mbulesa e trajtuar me çaj jeshil do t'ju ndihmojë të relaksoheni. Mbulesa mund të lahet me 40°C.

Jastëk True Evolution 12 cm
Ky është një ndër jasktekët me më shumë vetëajrosje. Ai siguron freski, thatësi dhe më shumë higjenë gjatë natës. Me teknologjinë revolucionare Octaspring®, do t'ju dhurojë një mbështetje të butë.

Jastëku Good morning Anatomik
Jastëkët me dizajn anatomik përshtaten në mënyre perfekte me konturet e kokës dhe të qafës. Ideal për personat të cilët flenë me shpinë dhe anash. Ka një dizajn tërheqës. I disponueshëm në 3 ngjyra: E verdhë, lejla dhe krem. Lahet në 40°C.

Jastëk anatomik Renew Eucalyptus
Ky jastëk është i përbërë nga materiali memory. Lartësia e ndryshme në 2 nivele mbështetje. Mbulesa e përbërë nga fibra speciale nga pema Eucalyptus të cilat sigurojnë ajërosje dhe thatësi. Ideal për personat të cilët janë të apasionuar pas natyrës. Mbulesa lahet në 40°C.
Nëse hapërsira e matur është ndërmjet 8-10cm shikoni këto jastëk

Jastëk klasik Eucalyptus
Ky jastëk ju ofron mbeshtetjen e duhur. Ju në mënyrë individuale mund të rregulloni lartësinë sipas dëshires tuaj. Me material 100% natyral, eucalyptus - fibra të cilat kanë veti shumë të mira termorregulluese. Jastëku lahet në 60°C.

Jastëk klasik Good morning/night
Jastëk hipoalergjik, në formë klasike me material të butë dhe me vetëajrosje. Mund të përdoret përgjatë gjithë vitit. Ju në mënyrë individuale mund të rregulloni lartësi dhe butësinë e tij. Njera anë e tij është me ngjyra dhe ana tjetër me ngjyrë neutrale. I disponueshëm në 3 ngjyra. Lahet në lavatriëe me 40°C.

Jastëk klasik Aloe Vera
Jastëku është i pasuruar me Aloe Vera për të siguruar më shumë butësi. Ju në mënyrë individuale mund të rregulloni lartësinë dhe butësinë sipas dëshirës tuaj. Është hipoalergjik, i përshtatshëm për personat që vuajnë nga alergjitë. Lahet në 60°C.

Jastëk klasik Natura
Shumë i butë, ajrosjet lehtësisht, i ngrohtë dhe mund të përdoret gjatë gjithë vitit. Prodhuar me material mikrofibër dhe pambuk organik. Ju në mënyrë individuale mund të rregulloni lartësinë dhe butësinë sipas dëshires tuaj. Lahet në 60°C.

Jastek siena klasik
I butë dhe i rehatshëm, siguron mbështetjen e duhur për kokën dhe qafën gjatë natës për një gjumë të mirë. I përbërë me mikrofibra të avancuara Wellsleep të cilat i shtojnë volumin jastëkut. Lahet në 60°C.
Nëse hapërsira e matur është më e lartë se 10cm shikoni këto jastëk

True evolution pillow 16cm
Ky është një ndër jasktekët me më shumë vetëajrosje. Ai siguron freski, thatësi dhe më shumë higjenë gjatë natës. Me teknologjinë revolucionare Octaspring®, do t'ju dhurojë një mbështetje të butë. Mbulesa lahet në 40°C.

Jastëk klasik Memosan
Jastëk me material memory. Ju në mënyre individuale mund të rregulloni lartësinë sipas dëshirës tuaj. Me veti antialergjike dhe ajrosen lehtësisht. Mbulesë e cila hiqet dhe lahet në 60°C.
Gjithashtu mund të shikoni edhe setet Jorgan + Jastëk
Produktet Dormeo prezantohen përgjatë gjithë vitit dhe janë të njohur për vetitë dhe materialet që kanë. Koleksionet sigurojnë mundësi për të zgjedhur më lehtë produktet të cilat kanë të njëjtat veti dhe avantazhe.

Jorgan dhe jastëk Natura
Ky set është i përbëre nga materiale natyrale dhe cilësore pambuk organik. Jorgani është i butë, i lehtë dhe i ngrohtë. Ju në mënyrë individuale mund të rregulloni lartësinë e jastëkut. Lahet në 40°C. Seti tek përfshin jorgan 140x200 cm dhe jastëk 50x70 cm, seti dopjo përfshin jorgan 200x200 cm dhe jastëk 50x70 cm.

Produkte Aloe vera
Produktet Aloe Vera ajrosen lehtësisht, janë hipoalergjike dhe të buta. Përdoren gjatë gjithë vitit. Jastëku është ideal për çdo pozicion gjumi. Ju mund të rregulloni lartësinë e jastëkëve dhe butësinë në varësi të kërkesave tuaja. Prodhuar me material special mikrofibër dhe aloe vera. Lahen deri në 60°C.

Produktet Good morning
Një set luksoz dhe tërheqës i mbushur me material me mikrofibra të avancuara. Të lehta, të ngrohta dhe me ajrosje maksimale të cilat mund të përdoren për çdo sezon. Ju në mënyrë individuale mund të rregulloni lartësinë dhe butësinë e jastëkut. Të disponueshme në 3 ngjyra: krem në të bardhë, e verdhë dhe lejla. Seti tek përfshin: jorgan 140x200 cm dhe jastëk 50x70, seti dopjo perfshin: jorgan 200x200 cm dhe 2 jastëk.