- Dëshironi të provoni botën magjike të Super Uljeve?
- Provo Club5 tani
- Jeni anëtar?Kliko këtu
- Keni një llogari?Logohu
- Klient I ri?Regjistrohu
Ju duhen qese të mëdha me vakum për të paketuar rrobat, jorganët, rrobat e sezonit apo artikuj të tjerë në shtëpi - apo jeni gati për një udhëtim dhe doni të kurseni sa më shumë vënd të jetë e mundur - këto janë qeset që ju duhen. Ju mund të paketoni çdo gjë me to, lodra, rroba, jorgan, jastëk e shumë gjëra të tjera të cilat mund t'ju zënë hapësirën në shtëpi. Mos u shqetesoni - ju mund të paketoni edhe jorganët e mëdhenj, batanijet apo peshqirët e mëdhenj të plazhit.
Këto qese ju japin mundësinë të kurseni deri në 80% më shumë hapësirë. Kundra pluhurave, kundra mykut dhe rezistente ndaj ujit, falë këtyre karakteristikave këto qese janë më të mirat. Ju mund ti vendosni në dollap apo në depon tuaj të shtëpisë.
Qeset me vakum janë perfekte për: pushime, kamping, varke, dollap, garazhd, depo, dhe ju mund të paketoni jo vetëm rrobat, por edhe lodra e femijëve apo jorgan e jastëk të cilet ju zënë shumë hapësirë …
Këto qese kanë mbyllje hermetike, falë zixhirit unik me mbyllje të dyfishtë. Këto qese janë të ripërdorshme.
Dizajn shumë i këndshëm dhe shumë praktik. Lehtësi për tu përdorur.
Uji
Pluhurat/ papastërtitë
Insektet
Myku
Aromat e pakëndshme
Qeset me vakum kanë një dizajn shumë të këndshëm dhe janë shumë funksionale për të liruar sa më shumë hapësirë në shtëpinë tuaj. Çdo qese ka një dizajn unik.
Qesja L është perfekte për:
Aksesorë të ndryshëm, rroba fëmijësh
Qesja XL perfekte për:
Xhupa, Bluza, Fustan, Pantallona
Qesja 3D jumbo perfekte për:
Batanije, Jorgan, Jastëk, Xhaketa, Lodra
PAKETO: Hapni qesen dhe vendosni të gjitha gjërat që dëshironi. Mos e tejmbushni atë. Lini pak hapësirë që zinxhiri të mbyllet lehtësisht.
MBYLL (preso): Mbyllni zinxhirin e qeses duke e tërhequr nga njëra anë në tjetrën.
THITHNI AJRIN: Hapni valvulën. Me ndihmën e fshesës thithëse të korendit nxirrni ajrin nga qesja.
RUAJ: Mbyllni valculen. Mund ta vendosni në dollap, nën krevat apo në depo. Nëse i përdorni me kujdes qeset mund të ripërdoren.
Mbyllje e dyfishtë e zinxhirit
E fortë & e sigurtë
Nuk çahet dhe nuk griset
Valvul që nuk lejon ajrin të dalë
Qeset kthehen në formën e tyre origjinale pasi ju hiqni gjërat, ato nuk grisen, kështu që ju mund ti ripërdorni sërisht.
Qesja 3D JUMBO ka një dizajn unik 3D i cili ju lejon të fusni më shumë rroba në karahasim me qeset normale 2D të masës L dhe XL. Qesja 3D JUMBO në një farë mënyre është e zgjerueshme për të pasur sa më shumë volum. Gjithashtu është edhe më e larte se qeset normale.
Linja Dormeo | Living |
---|---|
Programi Dormeo | Salloni |