- Dëshironi të provoni botën magjike të Super Uljeve?
- Provo Club5 tani
- Jeni anëtar?Kliko këtu
- Keni një llogari?Logohu
- Klient I ri?Regjistrohu
Skarë? Pjatë për skuqje? Pajisje për pjekje? Pse të zgjedhësh mes tyre, kur mund t’i kesh të gjitha në një të vetme?
Skara All-in-One Master vjen me një dizajn të zgjuar që hapet dhe mbyllet sipas nevojës – dhe transformohet nga një skarë klasike horizontale në një grill me mbulim të dyanshëm.
Pjek bukë të ngrohtë, përgatit panini krokant, ngroh petulla, skuq mish apo peshk – dhe po, madje edhe vezë e omëleta.
Krejt çka të duhet për të servirur një mëngjes të ngrohtë, një drekë të shpejtë apo një darkë të shijshme është vetëm kjo pajisje.
Ajo që e bën Skarën Elektrike All-in-One Master vërtet të veçantë është fleksibiliteti i saj – mund të përdoret si një grill i mbyllur për pjekje të dyanshme ose si pjatë e hapur për skuqje klasike. Fuqia prej 2000W e bën të gatshme për përdorim në pak minuta, duke të kursyer kohë në ditët më të ngarkuara. Falë tepsisë së vajit, largon yndyrën e tepërt dhe ofron një mënyrë më të shëndetshme për të përgatitur ushqimin tënd të preferuar. Pastrimi është i menjëhershëm, pa njolla të djegura apo gjurmë vaji nëpër kuzhinë. Dhe ajo që të gjithë do ta vlerësojnë – është kompakte, nuk zë vend, por zëvendëson plotësisht tre pajisje të ndryshme në një të vetme.