ZGJIDH SIPAS KATEGORISË
Dyqanet
Club5
0
0 Lekë
Losd fsdf sd
Nuk keni produkte në shportë

Pse është dhimbja e kokës e zakonshme?

Pse është dhimbja e kokës e zakonshme?

Të dhënat nga një vëzhgim i bërë në vitin 2006, tregojnë se 84% etë intervistuarëve pranonjnë se një jastëk i mirë është i domosdoshëm për një gjumë të mire, 40% e thonë se e ndërrojnë jastëkun çdo tre vjet dhe 22% e tyre, ndërrojnë jastëkun çdo 4 ose 5 vjet.

 

Pse është dhimbja e kokës e zakonshme?

Të dhënat nga një vëzhgim i bërë në vitin 2006, tregojnë se 84% etë intervistuarëve pranonjnë se një jastëk i mirë është i domosdoshëm për një gjumë të mire, 40% e thonë se e ndërrojnë jastëkun çdo tre vjet dhe 22% e tyre, ndërrojnë jastëkun çdo 4 ose 5 vjet.

A keni menduar ndonjëherë se çfarë jastëku përdorni?

A i kushtoni rëndësinë e duhur objektit në të cilin koka juaj shtrihet  çdo ditë? Objekti i cili prek fytyrën dhe buzët tuaja çdo natë… Nëse jeni një nga ata që e ndryshoni rrallë jastëkun, bëjini vetes një nder dhe blini një të ri. Do të habiteni sesa efekte pozitive do të ketë në trupin dhe në mirëqënien tuaj. Na besoni, trupi juaj do t’ju falenderojë. Një jastëk i një cilësie të mirë është një investim i mirë.

Edhe pse jastëku është i rëndësishëm për një gjumë të mirë dhe për ditën e nesërme, shumica e njerëzve ende flenë në jastëkë të vjetër dhe të prishur. Të gjitha këto dëmtojnë shumë cilësinë e gjumit tuaj. Gjithashtu janë arsyeja e problemeve të meposhtme:

  • Dhimbje koke dhe shpine:
  • Alergjitë;
  • Problemet me frymëmarrjen.

Një jastëk duhet të mundësojë mbështetje për kokën dhe qafën. Një jastëk i dëmtuar nuk mund ta bëjë këtë gjë, prandaj nuk është e habitshme që ju të zgjoheni të lodhur, kur flini në një jastëk të tillë. Pa përmendur praninë e miliona bakterieve që kanë vite që jetojnë aty… Dëshironi ende të vendosni kokën tuaj në një jastëk të tillë?

Le ti zëvendësojmë jastëkët çdo vit

Mizat e pluhurit qëndrojnë në jastëkë të përbërë nga :

  • Pendët;
  • Poliester;
  • Leshi.

Jastëk të tillë duhen zëvëndësuar çdo vit.

Kontrolloni jastëkun tuaj

Pas një kohe të gjatë, jastëku bëhet më pak elastik, dhe nuk ofron mbështetjen e duhur për kokën dhe qafën. Nëse doni të kuptoni nëse jastëku juaj është i përshtatshëm për ju, testojeni ate: paloseni jastëkun në dysh dhe vendosni në të një këpucë apo ndonjë objekt të ngjashëm. Nëse jastëku kthehet në pozicionin e mëparshëm, tregon se ende mund të përdoret. Nëse qëndron i palosur, tregon se duhet të blini një të ri.

Jastëku është miku i çdokujt.

Jastëku është një nga sendet personale te çdokujt. Ne flemë në të dhe e prekim atë çdo natë. Ndikon në ajrin që ne thithim. Prandaj është e rëndësishme të zgjedhim një jastëk të një cilësie të mirë. Një jastëk që nuk do t’ju bëjë të ndjeni dhimbje qafe apo koke, atë të cilin do t’ju lejojë të zgjoheni të freskët dhe të relaksuar.