ZGJIDH SIPAS KATEGORISË
Dyqanet
Club5
0
0 Lekë
Losd fsdf sd
Nuk keni produkte në shportë

Këshilla për të krijuar rutinën e gjumit për bebet

Këshilla për të krijuar rutinën e gjumit për bebet

  Si mund të krijoni rregulla për një gjumë të shëndetshëm Këtu janë ca këshilla që do të ju ndihmojnë për ta rahatuar në gjumë foshnjën tuaj.

Si mund të krijoni rregulla për një gjumë të shëndetshëm Këtu janë ca këshilla që do të ju ndihmojnë për ta rehatuar në gjumë foshnjën tuaj.

Mësoni shenjat më të cilat foshnja juaj tregon se është e lodhur   Në 6 deri 8 muajt e parë, shumica e foshnjave nuk janë në gjendje të rrinë zgjuar më shumë se 2 orë pa ndërprerje. Në qoftë se prisni më shumë se aq për ta vënë në gjumë, atëherë ai do të lodhet në mënyrë të tepruar dhe do të këtë probleme për të fjetur.   Shikoni foshnjën për shenjat më të cilat tregon se është i lodhur. Shikoni në rast se i hapet goja, apo mos i tërheq veshët, apo edhe mos ndoshta ka rrathë të errët nën sytë e tij!? Në se i vëreni këto apo çfarëdo shenjë tjetër të gjumësisë, provoni ta vini në gjumë. Shumë shpejtë do të zhvilloni një instiknt të 6-të për nevojat dhe orarin e foshnjës tuaj, dhe do ta dini instikntivisht se kur është gati për të fjetur.

Filloni të ia mësoni dallimin mes ditës dhe natës

Ca foshnje janë si zogj të natës (gjë që keni mundur ta vëreni gjatë shtatëzanisë) dhe do të zgjohen plotësisht mu në momentin kur ju jeni të lodhur dhe doni të flini. Për disa ditë të para ju nuk do të mund të bëni gjë, por si këtë mbushur 2 javë foshnja juaj, do të mund të filloni që ta mësoni dallimin mes ditës dhe natës.   Kur është i vetëdijshëm dhe i zgjuar, luani dhe komunikoni me të sa më shumë që të mundeni, mbani shtëpinë dhe dhomën e tij sa më të ndriçuar dhe kthjellët, dhe mos u mundoni që ti reduktoni zhurmat e telefonit, televizorit, makinës për larje etj. Në rast se ka tendenca për të fjetur në mes të ushqyerit, zgjojeni menjëherë.   Gjatë natës mos luani me të kur të zgjohet. Mbani të ulët intensitetin e dritës dhe të zhurmave, dhe mos i flisni shumë. Brenda një kohë të shkurtër ai të fillojë të kuptojë se nata është për të fjetur. Mendoni për ta krijuar një program rutine para se të flini   Kur s’është tepër herët për ta krijuar një program para fjetjes. Mund të jetë diçka tejet e thjeshtë siç është ndërrimi i rrobave për gjumë, këndimi i ndonjë ninulle, dhe dhënja e një puthje për gjumë të këndshëm.