- Dëshironi të provoni botën magjike të Super Uljeve?
- Provo Club5 tani
- Jeni anëtar?Kliko këtu
- Keni një llogari?Logohu
- Klient I ri?Regjistrohu
Ka ditë – dhe e hëna padyshim është një prej tyre – kur thjesht nuk na bëhet të ngrihemi nga krevati. E imagjinojmë veten duke ikur diku larg, duke ndryshuar emrin, ose duke fluturuar mbi dyshekun tonë drejt punës. Po, një kafe, mëngjesi dhe citatet pozitive mund të na bëjnë të ndihemi pak më mirë. Por, nuk do të gënjejmë – lumturia e vërtetë është të mos kesh nevojë të vendosësh alarmin për të nesërmen dhe të buzëqeshësh që në mëngjesin e së hënës. Gjeje atë gjumë të mirë që e bën edhe të hënën të duket e përballueshme. Si mund ta arrijmë këtë?
E vetmja gjë që na pengon ta thyejmë orën me zile është fakti që në të vërtetë ajo është telefoni ynë. Jemi tashmë në një marrëdhënie toksike me alarmin: çdo ditë luftojmë me të, e urrejmë, por çdo natë i kthehemi sërish dhe duam "shërbimin" e tij në mëngjes. Të gjithëve na ndodh që të kemi vështirësi për të fjetur.
Duhet të fillojmë nga fillimi. Nuk është fjala për një kafe më të mirë apo një dritë më të ndriçuar – por për një krevat më të mirë, zakone më të shëndetshme dhe një mënyrë jetese më cilësore. Një aktivitet fizik i rregullt dhe ushqyerje e shëndetshme ndihmojnë gjithashtu, sepse qëllimet arrihen me zgjedhje të vogla e të përditshme. Kështu, do të jesh një version më i mirë i vetes, që përballon më lehtë sfidat e ditës. Edhe pse të tundon ideja për të "fluturuar" në mëngjes me shtrat mbi oqean, për të ndryshuar emrin ose për të humbur me qëllim daljen në autostradë që të shkosh diku larg, ti prapë mund ta ndryshosh mendjen dhe të ngrihesh i/e motivuar për ditën e re.
Po të kishe mundësinë, a nuk do të zgjidhje rehatinë luksoze me një dyshek me lartësi premium? Lartësia e krevatit ka rëndësi sepse ndikon fizikisht në trupin tënd kur hyn e del prej tij çdo ditë. Sipas ekspertëve të Feng Shui-t, lartësia e krevatit mund të ndikojë në cilësinë e gjumit dhe për rrjedhojë në gjendjen tënde shpirtërore, përmes niveleve të energjisë "chi" që qarkullon. Energjia chi duhet të rrjedhë lirshëm rreth krevatit dhe dyshekut tënd. Si të arrish këtë “nirvanë” gjumi? Me linjën Air+ ti mund të përjetosh luksin mbretëror të gjumit, rehati superiore dhe mbështetje ergonomike në një dyshek modern me lartësi të klasit të lartë. Linja Air+ të ofron mbështetjen e një dysheku të fortë, duke të përkëdhelur njëkohësisht me rehatinë e një sipërfaqeje të butë si jastëk.
Kombinimi i teknologjive të ndryshme sjell përfitime unike: sfungjer Ecocell® që përshtatet në pika dhe është e ajrosshme; susta Octaspring® për përshtatje 3D; susta të pavarura për stabilitet dhe lartësi premium. Materialet cilësore sigurojnë që dysheku të përqafojë formën e trupit tënd në mënyrë perfekte. Çdo natë mbi një dyshek Air+ është si një pushim nga dita e lodhshme. Dhe mos harro – nuk është faji i së hënës, është mënyra jote e jetesës. Mos prit më – tani është momenti! Gjumë më i mirë po të pret!