ZGJIDH SIPAS KATEGORISË
Dyqanet
Club5
0
0 Lekë
Losd fsdf sd
Nuk keni produkte në shportë

Çfarë jastëku ju nevoitet për një gjumë më të rehatshëm?

Jastëku ashtu si dysheku juaj duhet të ofrojë mbështetje të mirë për trupin tuaj. Ai duhet t’ju japë komoditetin e duhur dhe të përshtatet mirë me formën e kokës dhe qafës tuaj. Jasteku është shumë i rëndësishëm gjatë gjumin, pasi ai mban kokën në të njëjtën lidhje me shpatullat tuaja dhe shpinë.

Nëse ju flini në krah, këshillohet të përdorni një jastëk mjaft të fortë për ti dhënë kokës dhe qafës mbështetjen e duhur. Nëse ju flini në shpinë, provoni një jastëk mesatarisht të fortë, që koka të mbështetet mirë në të dhe të merrni komoditetin e duhur. Dhe nëse ju flini me bark (edhe pse disa mjekë nuk e rekomandojnë këtë pozicion), zgjidhni një jastëk të butë dhe të ulët për të pakësuar harkun në qafën tuaj. Blerja e jastëkut të duhur është një pjesë thelbësore e një gjumi të mirë.   


Afati për sa kohë një jastëk mund të përdoret shpesh varet nga cilësia e jastëkut. Në përgjithësi, jastëkët duhet të zëvendësohet çdo 2 vite, por disa jastekë mund të prishen më shpejt se të tjerët. Një jastëk i vjetëruar shkakton shumë probleme që ndoshta nuk i keni menduar më parë:

Mbushja e jastëkut tashmë të vjetëruar nuk ofron më mbështetjen e nevojshme për qafën dhe muskujt e saj dhe ju mund të zgjoheni të lodhur dhe me dhimbje qafe në mëngjes;

Një mbushje e vjetëruar mund të mbajë shumë bakterie, që shkaktojë alergji dhe probleme me frymëmarrjen, duke kriijuar një ambjent të pashëndetshëm për të fjetur;

Mesatarisht, jastëku përdoret 8 orë gjatë një dite dhe ai mbushet me lekurën e vdekur që ne humbasim si dhe djersën tonë. Nga ky proçes ne nxjerrim 200-300 mililitra cdo natë.

Kjo është arsyeja pse ekspertët rekomandojnë ndërrimin e jastëkut çdo 2 vjet.

Një test i thjeshtë për të përcaktuar nëse jasteku juaj ka nevojë të zëvendësohet është:

Shtrëngojeni fort jastëkun tuaj, më pas lëreni atë dhe shihni, nëse ai kthehet përsëri në formën origjinale dhe plotësinë e tij. Nëse jo, atëherë është koha e duhur për ta ndërruar me një të ri.  
Përveç kësaj, jastëkët mund të tregojnë shenja të ndryshme me kalimin e kohës. Nëse vëni re shenjat e mëposhtme, ju duhet të konsideroni zëvendësimin e jastëkut tuaj.  

  •     Nuk ndiheni komod ashtut si kur e keni blerë atë
  •     Tregon shenja të dukshme të papastërtisë
  •     Ndihet me gunga dhe materiali është shpërbërë