- Dëshironi të provoni botën magjike të Super Uljeve?
- Provo Club5 tani
- Jeni anëtar?Kliko këtu
- Keni një llogari?Logohu
- Klient I ri?Regjistrohu
Së fundmi, po bëhet gjithnjë e më popullore të ndani krevatin me qenin ose macen tuaj. Por a është e drejtë të flini me kafshën tuaj? Rreth kësaj pyetjeje ekziston një debat shkencor. Pra, a duhet t’i lejoni kafshës suaj të flejë në krevatin tuaj? Po për higjenën e gjumit, çfarë duhet të dimë?
Një studim i fundit tregoi se rreth gjysma e pronarëve të qenve i lejojnë qentë të flenë në krevat me ta. Sot për shumicën e njerëzve, të kesh një qen në krevat është një ndjenjë psikologjike rehatie. Sipas studimeve të gjumit, të flesh me kafshën tënde mund të ketë një efekt pozitiv në cilësinë e gjumit.
Ka argumente pro dhe kundër ndarjes së krevatit me kafshën, në aspektin e higjenës. Megjithëse duket si një fenomen modern, në të vërtetë nuk është diçka e re. Në kohët e lashta, shumë njerëz herë pas here flinin me kafshët e tyre, veçanërisht në dimër. Në shumë kultura, ata ndanin hapësirat e gjumit me kafshët, që i paralajmëronin për praninë e grabitqarëve, dhe gjithashtu u jepnin ngrohtësi. Pa to, njerëzit do të përballeshin me dimrin e ftohtë. Shumë njerëz të famshëm, të pasur dhe me pushtet i kanë dhënë qenve të tyre privilegjin të flinin në krevat. Për shembull, faraoni egjiptian Ramzes i Madh kishte një qen me emrin Pahates, që mbante titullin "Shok i Krevatit të Faraonit." Aleksandri i Madh njihet që ka pushuar nga betejat duke fjetur pranë qenit të tij të madh, Peritas.
Qentë duket se na ndihmojnë të relaksohemi. Frymëmarrja e tyre ritmike kur flenë pranë nesh ndihmon për të fjetur më lehtë. Gjithashtu, pranë një qeni rritet niveli i oksitocinës – një hormon i lidhur me dashurinë dhe lumturinë.
Edhe nëse nuk jeni alergjik ndaj qenit tuaj, ai kalon shumë kohë jashtë duke u marrë me gjëra që ju përpiqeni t’i shmangni dhe që mund të ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj. Nëse kafsha juaj është vaksinuar dhe trajtuar kundër pleshtave dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, duhet të jeni mirë për të fjetur me të, duke zgjedhur dyshekun e duhur.
Arsyeja kryesore pse disa njerëz nuk dëshirojnë që kafsha të flejë në krevat është për shkak të pastrimit të dyshekut. Megjithatë, nëse jeni të kujdesshëm për higjenën, është mirë të zgjidhni një dyshek me mbulesë që lahet. Me siguri ndryshoni çarçafët çdo javë ose dy, por sa shpesh e pastroni vetë dyshekun? Mbajtja e kafshës, çarçafëve dhe dyshekut të pastër do të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve dhe do të mbajë dhomën tuaj të freskët. Dyshekët Air+ janë hipoalergjikë dhe janë bërë nga materiale që pengojnë merimangat e pluhurit, kështu që nuk do të shqetësoheni për atë që mund të fshihet në krevatin tuaj. Mbulesat tona kanë trajtim antibakterial, kundër pleshtave dhe kundër erës së keqe, që ju lejon të flini pa u shqetësuar për ndotje të mundshme. Teknologjia Octaspring® siguron rrjedhë konstante të ajrit që parandalon krijimin e merimangave të pluhurit. Një nga veçoritë më të rëndësishme të linjës Air+ është jo vetëm një hapësirë gjumi e ajrosshme dhe hipoalergjike, por edhe mbulesa qe hiqet dhe lahet – gjë thelbësore kur flasim për gjumë me kafshë në krevat.
Ndonjëherë mund të ndjeni se qeni juaj fle mirë, kjo varet nga cilësia e sustave në dyshek. Dyshekët Air+ kanë sustat më të mira – sustat Octaspring® që ofrojnë elasticitet dhe përshtatje 3D në formë dhe funksion. Sustat individualë (pocket springs) japin stabilitet dhe rrisin lartësinë e dyshekut. Dizajni hibrid krijon një sipërfaqe gjumi më të freskët dhe më të qetë, duke siguruar mbështetjen e duhur.
Me sustat pocket dhe Octaspring® kemi kombinuar më të mirën nga të dy teknologjitë për të ofruar një dyshek të CILESISË SË LARTË për ju, partnerin dhe madje edhe për qenin tuaj në mes. Pavarësisht nëse shoku juaj me kaçurrela fle mbi dyshek apo jo, gjëja më e rëndësishme është të keni një gjumë të mirë në një ambient higjenik.
Çfarë po prisni? Thjesht provoni një dyshek Air+.