ZGJIDH SIPAS KATEGORISË
Dyqanet
Club5
0
0 Lekë
Losd fsdf sd
Nuk keni produkte në shportë

8 këshilla të thjeshta për një shtëpi anti-alergjike

Pranvera sapo ka ardhur dhe për fat të keq edhe sezoni alergjik. Nëse jeni i prirur ndaj alergjisë, edhe pse jeni përpjekur të qëndroni në ambiente të mbyllura, sërisht kjo nuk është e mjaftueshme. Shtëpia juaj mund të jetë gjithashtu një shkaktar i shpeshtë i alergjive tuaja, kështu që është koha për të bërë diçka për këtë! Këtu keni 8 këshilla të thjeshta që do t'ju ndihmojnë të bëni në shtëpi anti-alergjike. A jeni gati për të bërë ndryshimet e nevojshme?

1. Mbani dyert dhe dritaret e mbyllura

Poleni dhe papastërti të tjera natyrore, janë një nga shkaqet më të zakonshme të alergjisë. Por edhe duke qëndruar në shtëpi nuk do t’ju mbroj plotësisht, pasi ka shumë mundësi që poleni dhe papastëritë të ndryshme të futen në shtëpinë tuaj. Mundohuni të mbani dyert dhe dritaret të mbyllura sa më shumë që të mundeni; kur doni pak ajër të pastër, mbajeni dritaren hapur për një kohë sa më të shkurtër.

2. Hiqni tapetet, perdet dhe mobiljet me susta

Tapetet, perdet dhe mobiljet me susta, janë vende të përsosura për marimangat dhe pluhurin që të zhvillohen. A nuk doni të ridekoroni shtëpinë tuaj këtë pranverë? E pra, në të njëjtën kohë, kjo është një mundësi e përkryer për të hequr qafe problemet me alergjitë. Hiqni tapetet dhe zëvendësojini me parket druri ose linoleum. Perde mund të zëvendësohet lehtësisht me grila. Ka zgjedhje të shumta për mobilje që janë më pak prirura për të krijuar pluhur - zgjidhni mobilje e bërë me lëkurë, dru, metal ose plastike.

3. Jepini shtëpisë suaj një pastrim të plotë

Nëse nuk doni të ndryshoni mobilimin dhe pajisjet, që mund të jenë shkaktarët me problemet e alergjisë, atëherë keni vetëm një opsion të mbetur, pastrim i shpeshtë e i plotë në të gjithë zonat e ndjeshme. Përdorni një fshesë elektrike të fuqishme ose një fshese elektrike me filtrim HEPA, për tapetet dhe për divanin tuaj. Pastrohini të paktën një herë në javë.

4. Rregulloni temperaturën dhe lagështinë e shtëpisë tuaj

Çimkat e pluhurit shtohen në dhomat që kanë temperaturë mbi 21°C dhe lagështi mbi 50%. Mundohuni që të mos e kaloni këtë kufi për një periudhë të gjatë kohore. Temperatura është mjaft e lehtë për tu kontrolluar, por për lagështinë do t’ju duhen disa pajisje për të ruajtur në nivelin e duhur. Blini një hygrometer dhe një dehumidifier(vjen nga humidity dmth heqje te lageshtise), do të ndiheni shumë mirë.

5. Blini një dyshek të mirë

Dyshekët janë një nga vendet më të favorizuara për çimkat e pluhurit dhe ne mund t’ju garantojmë këto vizitorë të padëshiruar në dhomën e gjumit, nëse keni një dyshek të cilësisë të ulët. Dyshekët e mira moderne ofrojnë mbrojtje anti-alergjike, falë përbërjes me materiale që kanë aftësi efikase transpirimi, duke mundësuar kështu një gjumë të thatë dhe të ajrosur(freskët). Blerja e një dysheku të ri, mund t’ju kushtojë disa para, e sigurt, por ajo gjithashtu do të mbajë përgjithmonë larg çimkat e pluhurit nga shtrati juaj. Zgjedhja është e juaja ...

6. Lajini mbulesat sa më shpesh

Çarçafët, jastëqet, batanijet, mbulesa e jastëkut dhe mbulesa e jorganit janë gjithashtu shumë të ndjeshëm ndaj bakterieve. Teknologjia moderne na ka mundësuar një jetë më të lehtë, pasi ne tani kemi mbulesa apo jorgane, që janë shumë rezistent ndaj alergjenëve të ndryshme. Pavarësisht kësaj mbrojtjeje, ajo është e rëndësishme që të lahen të gjitha mbulesat e shtratit tuaj, të paktën një herë në javë me 60 °C ose më shumë.

7. Mbajini larg kafshët shtëpiake

Kafshët shtëpiake janë gjithashtu një burim i alergjive. Është një gjë që të duash kafshët, por krejtësisht tjetër për t’i lënë ata të shtrihen në shtratin apo në divanin tuaj. Dhe nuk është vetëm qimja e kafshëve, që mund t’ju bëjë alergjinë tuaj më keq; hulumtuesit kanë zbuluar se, pështyma e tyre, zemërimi dhe urina janë gjithashtu faktor për alergji. Mbajini kafshët tuaja jashtë shtëpisë ose të paktën mos i lejoni të rrinë në dhomat, ku ju kaloni pjesën më madhe të kohës tuaj.

8. Bëheni shtëpinë tuaj të rehatshme dhe të qetë

Kërkimet shkencore kanë zbuluar se, stresi mund të jetë shkaktar i madh për alergji. Stresi shkakton rritje të hormonit kortizol në trup, që shpesh çon në një reaksion alergjik nëse dikush është tashmë i prirur(ndjeshëm) ndaj alergjive. Bëheni shtëpinë tuaj të rehatshme dhe mbajeni atë të qetë dhe së shpejti do të shihni se çfarë efekti pozitiv do të sjelli, në problemet tuaja me alergjinë.