ZGJIDH SIPAS KATEGORISË
Dyqanet
Club5
0
0 Lekë
Losd fsdf sd
Nuk keni produkte në shportë

8 fakte për shtratin që nuk i njihnit

Sa mirë e njihni shtratin tuaj? Dhe shtretërit në përgjithesi? Tashmë është fakt se ne shpenzojmë 1\3 e jetës sonë në shtrat, gje që duhet të na bëjë ne ekspertë për njohjen e tyre; megjithëse ka ende disa gjëra që ju nuk i dini për shtretërit. Nëse do t’ju pëlqente të dini disa fakte rreth pjesës më të rëndësishme të jetës suaj, vazhdoni të lexoni !

Sa mirë e njihni shtratin tuaj? Dhe shtretërit në përgjithesi? Tashmë është fakt se ne shpenzojmë 1\3 e jetës sonë në shtrat, gje që duhet të na bëjë ne ekspertë për njohjen e tyre; megjithëse ka ende disa gjëra që ju nuk i dini për shtretërit. Nëse do t’ju pëelqente  të dini disa fakte rreth pjesës më të rëndësishme të jetës suaj, vazhdoni të lexoni !

Sa i madh është shtrati juaj?

A nuk është argëtuese të ‘’zhyteni’’ në një  shtrat të madh? Një shtrat i cili është mjaftueshem i madh dhe ju nuk do të shqetësoheni se mos bini prej tij... Epo, nëse mendoni se shtrati juaj është i madh, mund t’ju themi se sipas Librit Guinness, shtrati më i madh është më shumë se 25 metra i gjatë  dhe 15 metra i gjerë. Një shtrat i kësaj madhësie do të kërkonte një dhomë të madhe sigurisht, por në të njëjtën kohë ju nuk do të shqetësoheshit që mund të godisni aksidenalisht partnërin gjatë natës- në fakt, do të ishit me shumë fat nëse do e gjenit një shtrat të tille !

Kush mund të jetë fajtor që këllefi i dyshekut mblidhet?

Sa shpesh e ndërroni këllefin e dyshekut? Dhe sa i bezdisshëm është ai? Një  gje është e sigurtë, pjesa më e keqe është kur ai mblidhet dhe qëndron në vend. Varianti i parë i këllefëve e dyshekëve është shpikur në vitin 1958, ndërsa varianti modern u zhvillua rreth vitit1990.

Sa shumë e doni shtratin tuaj?

Me siguri shumë. Aq shumë sa ju shpenzoni pjesën më të madhe të kohës në shtrat? Studimet kanë treguar se shtrati është vendi më i preferuar i shtëpisë, duke e bërë shtratin mobilien më të përdorur në shtëpi. Duke marre parasysh faktin që ne shpenzojmë 1\3 e jetës tonë në shtrat, kjo nuk është edhe aq surprizuese, megjithëse është një kujtues i mirë se pse ne duhet të mendohemi mirë kur blejmë një shtrat.

E rregulloni gjithmonë shtratin?

Një  shtrat i rregullt  është shenjë  e një  përsoni të mirëorganizuar, dhe një shtrat i rregulluar e bën shtëpinë tuaj më të këndshme, megjithëse kjo nuk është ideja më e mire. Studimet kanë treguar se, një  shtrat i çrregullt  është në ambjent jo shumë i mirë për insektet. Nëse e lini shtratin e çrregullt  i dekurajoni këto insekte  për të gjetur rrugën drejt shtratit tuaj; sidoqoftë, nëse ju pëlqen shoqëria e tyre, rregullojeni shtratin çdo mëngjes menjëherë pasi çoheni nga gjumi.Kujt mund t’ja merrte mendja se dembelizmi mund të ishte  i mirë për dicka…

Sa kushtoi shtrati juaj?

Mendoni se shpenzuat shumë për një shtrat (por mos harroni, investimi tek shtrati është investimi më i mirë që mund të keni bërë ndonjëhere!); sidoqoftë  ju nuk mund të keni paguar aq sa ka paguar dikush tjetër. Doni të dini se sa kushton dysheku më i shtrenjë në botë ? Rreth 99000 dollarë. Krahasuar me këtë, çmimi që ju paguat duket shume i vogel apo jo?

Sa kohë kanë në treg shtretërit me ujë?

Edhe pse shtretërit me ujë konsiderohen si dicka e pazakontë dhe si një  zbulim i ri, në realitet kanë kohë që janë në treg. Shtretërit me ujë u shpikën rreth vitit 1800 dhe kishin një qëllim, të parandalonin “rënien e mishit” tek pacientët e sëmurë të cilëve ju duhej të kalonin një kohë të  gjatë në shtrat. Meqënëse shtretërit me ujë janë kaq të rehatshëm, shumë shpejt ata u bënë shumë popullor. Keni provuar ndonjëherë të flini në një  shtrat me ujë?

Sa i rëndë është dysheku juaj?

Është e qartë se është më i rëndë tani sesa kur e bleve!  Ka mundesi që të mos e pelqëni këtë  që do të degjoni, masa e dyshekut dyfishohet në 10 vjet. Pse? Sepse mbledh pluhur, qeliza të vdekura, bakterie dhe jashtëqitjet e tyre. Ju duket shumë e shpifur apo jo? Ndoshta është koha që të ndërroni dyshekun tuaj të vjetër...

Sa kohë ju duhet që të flini?

Nëse ju nevojitet një kohë e gjatë për t’ju zënë gjumi, kjo mund të jetë një shenjë që dysheku juaj nuk është më në formën e duhur dhe duhet ndërruar. Normalisht nevojitet 10-15 minuta që t’ju zerë gjumi. Nëse ju nevojiet më shumë kohë se kaq, duhet të filloni të kërkoni për një dyshek të  ri. Studimët kanë treguar se njerezit që ndihen rehat në shtratin e tyre nuk u nevojitet më shumë se 15 minuta; koha e gjatë është një  shenjë  e një dysheku të keq.