ZGJIDH SIPAS KATEGORISË
Dyqanet
Club5
0
0 Lekë
Losd fsdf sd
Nuk keni produkte në shportë

Sfungjeri Memory: Një ndjenjë e jashtëzakonshme kur shtriheni në të

Me siguri se shumë herë keni dëgjuar për memory foam (tash e tutje: sfungjeri memorues), një material revolucionar që për shkak të karakteristikave të tij të jashtëzakonshme, është e mundshme të përdoret në prodhimin e shumë gjërave. Ne tani e gjejmë atë në këpucë, ulëset e veturave, madje edhe në rrobat e brendshme, megjithatë, më së shpeshti e hasim në prodhimin e dyshekëve.

'

Me siguri se shumë herë keni dëgjuar për memory foam (tash e tutje: sfungjeri Memory), një material revolucionar që për shkak të karakteristikave të tij të jashtëzakonshme, është e mundshme të përdoret në prodhimin e shumë gjërave.

Ne tani e gjejmë atë në këpucë, ulëset e veturave, madje edhe në rrobat e brendshme, megjithatë, më së shpeshti e hasim në prodhimin e dyshekëve.

Fillimisht i bërë për fluturimet kozmike – tani materiali më i njohur për fjetje

Historia e sfungjerit Memory ka filluar në të kaluarën kur NASA kërkonte një material të përshtatshëm që do të lehtësonte presionin mbi trupat e astronautëve kur ata të lansohen në orbitë.

Kështu që, në fillim të viteve të 70-ta hulumtimet e NASA-s dizajnuan një material që të mbrojë astronautët nga forcat e gravitetit gjatë lansimit. Çelësi i suksesit të tyre ka qenë një material i teknologjisë së lartë- një sfungjer Memory visko-elastik, i cili mund të përshtatet secilës formë individuale, dhe pasi që presioni lirohet, ai do të kthehet në formën e tij paraprake.

Nga anijet kozmike në shtratin tonë

Për shkak të efektit pozitiv që sfungjeri Memory kishte në zbutjen e presionit të forcave të gravitetit, ai së shpejti filloi të përdorej në trajtimet mjekësore të pacientëve që qëndronin në shtrat për të lehtësuar presionin mbi plagët e tyre dhe gjithë trupin. Karakteristikat e jashtëzakonshme të sfungjerit Memory ndikuan që ai shpejtë të përhapet në tërë botën.

Sot kryesisht përdoret me dëshirën për të përmirësuar gjumin dhe kualitetin e jetës së njerëzve.

Sfungjeri Memory ju jep ndjenjën sikur jeni duke lundruar si dhe mbështjellë trupin tuaj në komoditet

Në Dormeo ne për shumë vite jemi fokusuar në përpjekjet tona në zhvillimin e dyshekëve të bërë nga sfungjeri Memory. Kështu që ne mund ti sigurojmë klientët tanë të klasit të parë dhe komforit optimal, se krijuam një sfungjer Memory të rehatshëm i cili në mënyrë të barabartë shpërndanë peshën mbi tërë sipërfaqen.

Një dyshek më një sfungjer Memory tërësisht i përshtatet formës së trupit tuaj dhe temperaturës së tij si dhe lehtëson tensionin. Kur presioni lirohet nga trupi aty përmirësohet qarkullimi i gjakut: lëngjet e trupit mund të qarkullojnë lirshëm duke mos shkaktuar presion mbi kapilarë. Prandaj, sfungjeri Memory është veçanërisht i përshtatshëm për njerëzit që vuajnë nga dhembjet në shpinë, qafë, ije, etj. Ai ka efekte qetësuese për gratë shtatzëna dhe ato që kanë probleme gjatë gjumit për shkak të lëkundjeve dhe rrotullimeve gjatë natës.

Sfungjeri Memory i përshtatet formës dhe temperaturës së trupit tuaj: është sikurse të bëni gjumë mbi re!

Sfungjeri Memory është punuar nga sfungjeri visko-elastik me strukturë qelizore të hapur. Ndryshe nga llojet tjera të dyshekëve ai ka një densitet të lartë dhe është shumë i ndjeshëm ndaj temperaturës.

Kjo do të thotë se për shkak të strukturës së tij unike, në mënyrë të përkryer përshtatet me formën dhe peshën e trupit, por kur presioni lirohet prej tij, sfungjeri Memory ngadalë kthehet në formën e tij origjinale.

Ai gjithashtu përshtatet temperaturës së trupit tuaj kështu që gjatë fjetjes ju nuk do të ndjeni sipërfaqen e dyshekut, por në vend të kësaj ju jeni të mbështjellë në një rehati të përkryer.

Sfungjeri Memory, në kombinim me materialet e forta, formon një bazë ideale për gjumë

Sfungjeri Memory qenësisht është shumë i butë që të jetë i përshtatshëm për tërë konstruktin e dyshekut, prandaj, materialet e forta janë shtuar për të ofruar mbështetje për trupin dhe për të siguruar pozitë korrekte të shpinës në mënyrë ergonomike. Materiali i shtuar zakonisht është Ecocelli ® fleksibël dhe i qëndrueshëm.

Sfungjerin Memory mund ta gjeni në 6 dyshekë Dormeo

Në kuadër të gamës së dyshekëve Dormeo, janë 3 dyshekë me trashësi të ndryshme të sfungjerit Memory:

  • Dyshekun Aloe Vera i fortë ortopedik për një mbështetje të përsosur për shpinën. Ka permbajtje Aloe Vera për një gjumë të qetë dhe rigjenerues e cila do të përkëdhelë lëkurën tuaj. Lartësia e dyshekut: 16 cm
  • Dyshekun Carbon me 3 shtresa dhe shtresë të dyfishtë i pasuruar me fibra karboni e bën më të lehtë zgjedhjen tuaj për dyshek. Ka një anë të fortë dhe një anë të butë. Lartësia e dyshekut: 16 cm
  • Dysheku inovativ iMemory Silver ka një brendësi inovative me nivele të ndryshme fortësie i cili mund të rrotullohet për të përshtatur fortësinë që keni nevojë. Lartësia e dyshekut: 18 cm

Dyshekë me një shtresë të mesme prej 4 cm të sfungjerit Memory

  • Për ata që dëshirojnë të përjetojnë përparësitë e sfungjerit Memory në dyshekët e tyre ekzistues, ne kemi krijuar dyshekun Dormeo Renew, me një shtresë të sfungjerit Memory prej 3.5 cm. Kjo shtresë e butë me një këllëf të hole që mund të lahet, ripërtërinë dyshekun tuaj të vjetër dhe të fortë si dhe i jep atij përparësitë e gjumit të sfungjerin Memory. Bashkë me këtë shtresë, ju do të merrni një dhuratë: jastëkun e prodhuar nga sfungjeri Memory! Shiko duke klikuar këtu.

'