ZGJIDH SIPAS KATEGORISË
Dyqanet
Club5
0
0 Lekë
Losd fsdf sd
Nuk keni produkte në shportë

Cilat janë përparësitë e dyshekëve Dormeo?

Dormeo do të thotë më shumë se sa thjeshtë vetëm dyshekë: për 8 vite me radhë Dormeo ka qenë sinonim i gjumit të rehatshëm dhe jetës së lumtur dhe të qetë. Është misioni ynë që të përmirësojmë mjedisin tuaj të gjumit për çdonjërin nga ju. Ne jemi krenarë që pothuajse një në tre Sllovenë flenë në dyshek Dormeo!

'

Dormeo do të thotë më shumë se sa thjeshtë vetëm dyshekë: për 8 vite me radhë Dormeo ka qenë sinonim i gjumit të rehatshëm dhe jetës së lumtur dhe të qetë. Është misioni ynë që të përmirësojmë mjedisin tuaj të gjumit për çdonjërin nga ju.

Për shkak të dedikimit tanë, firma Dormeo është bërë një nga firmat më të popullarizuara të dyshekëve në Slloveni. Sipas studimeve të bëra nga kompania Valicon në shkurt të vitit 2008, Dormeo është marka më e njohur e dyshekëve në tregun Slloven: 99 % e të anketuarëve e kanë përmendur atë, dhe 43 % prej tyre kanë të paktën një në shtëpi.

Lexuesit e revistës, Reader's Digest, kanë shprehur besimin në markën tonë dhe këtë vit na kanë përfshirë në listën e tyre të Markave të Besueshme.

Në vitin 2009 ne jemi shpërblyer me titullin e Markës më të mirë “Superbrand” : ky çmim është vendosur nga një këshill i ekspertëve dhe konsumatorëve në internet. Ky titull na vendos ne në mesin e markave më prestigjioze në Slloveni..

Ne jemi krenarë që pothuajse një në tre Sllovenë flenë në një dyshek Dormeo!

Sipas të dhënave të fundit, 28% e familjeve Sllovene posedon një dyshek Doremo. Arsyet për zgjidhjen e tij ishin:

  • për të ndjekur trendin,
  • përballueshmëria për ta pas një, jo të kushtueshëm,
  • risia,
  • materialet që janë përdorur në prodhimin e tij

Produktet e Doremo-s janë punuar që tu përshtaten individëve dhe ata ofrojnë kënaqësi maksimale- pa marrë parasysh se ku gjendesh ose çfarë bëni.

Na lejoni që t’ju paraqesim përparësitë e shumta të dyshekëve Dormeo

Në Doremo, ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e shëndetit. Se sa të shëndetshëm jemi varet shumë nga cilësia e gjumit që ne bëjmë. Dyshekët Dormeo i bashkojnë shumë karakteristika pozitive që lehtësojnë dhembjet dhe lehtë ju tundin për një gjumë të shëndetshëm. Çdo pikë shpjegon një tipar që dallon dyshekët Dormeo nga dyshekët tjerë.

1. Të gjithë dyshekët Dormeo janë ortopedik dhe anatomik

Dyshekët Dormeo janë jashtëzakonisht të rehatshëm dhe u përshtaten nevojave të njerzëve modern. Brendia e dyshekut është punuar nga materialet e kualitetit më të lartë që plotësisht i përshtatet trupit tuaj, kështu që ata nuk janë me sipërfaqe të fortë që iu shkaktojnë tendosje gjatë gjumit. Dyshekët inkurajojnë shtrirje korrekte të trupit dhe për këtë arsye parandalojnë dhembjet në shpinë, qafë dhe ije.

Të gjithë dyshekët Dormeo bartin një etiketë që dëshmon nivelin e tyre ortopedik dhe anatomik kushtu që individët mund të zgjedhin më të përshtatshmin për nevojat e tyre.

2. Dyshëkët janë të mbrojtur nga akarienet, myku dhe baktere

Dyshekët Dormeo mbrojnë shëndetin tuaj nga akarienet (parazitët që shkaktojnë alergji në pluhur të shtëpisë), bakteret dhe mykun. Kjo është një nga procedurat e njohura në botë për mbrojtjen e tekstilit nga akarienet, bakteret dhe myku. Prandaj, dyshekët Dormeo, veçanërisht rekomandohen personave që vuajnë nga astma dhe alergjitë e ndryshme.

3. Mbrojtje e shtuar kundër alergjive

Në shumicën e dyshekëve tanë, ne kemi shtuar edhe një shtresë nga silikoni hipoalergjenik, që ju mbron edhe më shumë nga akarienet, bakteret dhe alergjenët tjerë.

4. Mbrojtja Resistat® për net të qeta, pa shqetësime dhe shkëndija

Njerëzit shpesh lëvizën gjatë gjumit; duke rregulluar jastëkët dhe batanijet e tyre. Këto lëvizje në kontakt me materialet tjera shumë shpesh lirojnë elektricitet statik, që negativisht ndikon në shëndetin tonë. Elektriciteti statik është vërejtur në formë të shkëndijave që janë të dhembshme dhe pakëndshme.

Shumica e mbulesave të dyshekëve Dormeo janë të pasuruar me fibra karboni (Resistat®), i cili shkarkon elektricitetin statik. Prandaj, ju më nuk do të përjetoni surpriza të pakëndshme përderisa jeni në gjumë.

Për më tepër, Resistat® gjithashtu mbron edhe nga akarienet dhe nga pluhuri.

5. Doremo është një kontakt me natyrën

Në prodhimin e dyshekëve tanë, ne përpiqemi të përdorim materialet e cilësisë më të lartë, materiale natyrore që janë të butë për lëkurën tuaj dhe të mirë për shëndetin tuaj. Në gamën e dyshekëve Dormeo, ju mund të gjeni pambuk, bambusë, sojë, argjend, aloe vera, late natyror dhe materiale tjera që në kombinim me materialet artificiale të zgjedhura me kujdes që janë të pa rrezikshëm për ata që vuajnë nga alergjitë krijojnë një ambient të përkryer për gjumë.

6. Dyshekët Dormeo marrin frymë

Ventilimi i mirë është baza e një gjumi të mirë dhe jetëgjatësie të dyshekut. Materialet e ndryshme që janë përdorur për të prodhuar dyshekët Dormeo janë jashtëzakonisht të lehtë dhe përshkohen lirshëm nga ajri. Ecocell®, Talalay, Ultralatex etj. kanë strukturë unike qelizore që lejojnë ajrin të kalojë lehtë nëpër ta dhe për këtë arsye lirohet lagështia e tepërtë. Prandaj, dysheku juaj qëndron i terur, duke mundësuar ju që të futeni në dyshek dhe të ndjeheni të freskët në çdo mbrëmje.

Përdorimi i bazës së shtratit me listelë është i nevojshëm që të maksimizoj aftësinë e një dysheku për tu ajrosur pasi që siguron që dysheku është i ajrosur mirë, dhe se lagështia që lirojmë ne gjatë gjumit është hequr.

7. Ne përdorim materiale të parrezikshme për ambientin

Dyshekët Dormeo janë punuar nga materialet teknologjikisht të avancuara dhe ekologjike që janë të përshtatshme për riciklim. Në vazhdimësi, shkencëtarët përmirësojnë materialet tona kështu që produktet tona dhe prodhuesi i tyre ofrojnë një ardhmëri të pastër për planetin tonë.

8. Garancia

Të gjithë dyshekut Dormeo kanë nga garanci shumë vjeçare që vlen për brendinë (sfungjerin) e tij dhe jo vetëm për mbulesën e dyshekut. Është e mundur të keni garanci prej 6, 12 dhe 15 viteve për brendinë e dyshekut varësisht prej llojit të tij: Mbështjellësit e dyshekëve kanë garanci deri një vit.

Nëse vëreni ndryshime të padëshiruara gjatë periudhës së garancisë, këshilltarët tanë do t’iu ndihmojnë të zgjidhni problemin ose zëvendësojnë dyshekun me një të ri nëse është e nevojshme.

9. Ne sjellim dyshekun Dormeo drejtë e në dhomën tuaj të gjumit

Shtrirja dhe përshtatja e dyshekut të madh apo të rëndë në shtratin tuaj mund të jetë stresues. Kur ju blini një dyshek Dormeo, këshilltarët tanë e sjellin atë në shtëpinë tuaj dhe e vendosin në kornizën e shtratit tuaj. Dhe brenda vetëm disa orësh, ju mund ta përdorni atë si një shtrat për një gjumin më të ëmbël që keni përjetuar ndonjëherë.

10. Mundësia për ta provuar falas për 30, 60, apo 90-ditë

Përzgjedhja e një dysheku të duhur nuk është fare e lehtë. Ju mund të zbuloni nëse një dyshek vërtetë është i përshtatshëm për ju vetëm pasi të keni fjetur në të për disa javë me radhë. Vetëm atëherë ju mund të konfirmoni ndikimin e dyshekut në shëndetin dhe mirëqenien tuaj.

Kjo është arsyeja pse, në Dormeo, ne ju ofrojmë mundësinë ekskluzive të përdorimit të pandërprerë të dyshekëve tanë për 30, 60 apo 90 ditë. Nëse një dyshek Dormeo nuk i përmbushë pritjet tuaja, ju mund ta ktheni atë tek ne. Ne do t’ua kthejmë paratë pa ndonjë shpjegim shtesë. ( Kjo nuk vlen për dyshekët që janë bërë me porosi.)

'