ZGJIDH SIPAS KATEGORISË
Dyqanet
Club5
0
0 Lekë
Losd fsdf sd
Nuk keni produkte në shportë

Dormeo nga A deri në Z: Fjalori i shprehjeve më pak të përdorura

A keni vërejtur në faqen tonë zyrtare ndonjë term që nuk keni qenë të sigurt për kuptimin e tij? Për të qenë më transparentë dhe t’iu ndihmojmë në vendimin për blerjet tuaja ne kemi përpiluar një fjalor të shprehjeve më pak të përdorura.

'

Alergjen

Alergjen është një grimcë e vogël mikroskopike që hyn në trup dhe shqetëson sistemin imunitar. Alergjenët mund të prodhohen në mënyrë natyrale apo nga substancat kimike. Alergjenët natyral më të njohur janë: pluhuri i shtëpisë, poleni, akarienet apo jashtëqitjet e tyre.

Aloe vera

Aloe është një bimë mahnitëse që ka një efekt jashtëzakonisht qetësues në trup. Ajo posedon veti anti-alergjike dhe anti-bakteriale, shkatërron kërpudhat e mykut dhe qetëson inflamacionin. Gjithashtu stimulon funksionimin e sistemit imunitar, shëron plagët, ngadalëson procesin e plakjes dhe formimin e rrudhave si dhe inkurajon rigjenerimin e procesit të lëkurës.

Anatomik

Dyshekët dhe jastëkët anatomik ofrojnë një nivel të lartë të rehatisë dhe janë të përshtatshëm për nyejt, ligamentet dhe muskujt. Një nivel i lartë i shkallës anatomike do të thotë që dysheku dhe jastëku në mënyrë të përkryer përshtaten me formën natyrore të trupit.

Kashmiri

Kashmiri është leshi i kualitetit më të lartë që përfitohet nga leshi i dhive të Kashmirit. Pëlhura e Kashmirit është e butë dhe e lëmuar si dhe është e lehtë dhe shumë e ngrohtë. Kashmiri kryesisht përdoret në prodhimin e rrobave të cilësisë së lartë dhe në prodhimtarinë e batanijeve dhe jastëkëve.

Der p 1

Der P-1 është një term teknik për alergjenin që më së shpeshti gjendet në dyshekë, jorganë, dhe jastëk gjithashtu edhe në orenditë e mbështjella me sfungjer, qilima dhe perde. Shkaktohet nga akarienet (Dermatophagoides Pteronyssinus) që bëjnë çerdhet e tyre në dyshekët e pambrojtur dhe në shtretërit tjerë përderisa përdorin këto vende për tu shumuar. Sekretimi i tyre dhe mbetjet nga akarienet e ngordhura shndërrohen në pluhur të padukshëm që provokon një ngacmim alergjik tek personat që vuajnë nga alergjitë dhe astma, ndërsa gjumin e bënë të vështirë. Në një dyshek të pambrojtur mund të jetojnë deri në 10 milion akariene dhe mu për këtë arsye, për një gjumë të shëndetshëm për të gjithë ata që vuajnë nga alergjitë ose astma veçanërisht për fëmijët, është thelbësore mbrojtja e tij.

Akarienet

Akarienet janë organizma mikroskopike të familjes së merimangave (në madhësi prej 0.1 deri në 0.5 mm), pra nuk mund të shihen nga syri i njeriut. Vendi më i përshtatshëm për folenë e tyre është dysheku, orenditë e mbështjella, jastëkët, lodrat e buta, jorganët dhe perdet; shkurtimisht- vendet ku ato gjejnë ushqim të mjaftueshëm, lagështi dhe gjejnë vende të mira për tu fshehur. Akarienet janë një shqetësim i veçantë për ata që vuajnë nga alergjitë ose astma pasi që sekrecionet e tyre në formë pluhuri të imtë (alergjenëve) shkaktojnë lotimin e syve, bllokimin e hundëve, ngacmojnë teshtimën dhe kollin.

Ecocell

Ecocell është një material i avancuar, bashkëkohor, sintetik, dhe elastik që shquhet për shkak të përshtatshmërisë, qëndrueshmërisë dhe ventilimit të tij të shkëlqyer. Ai mbron nga alergjitë është higjenik, i lehtë dhe i padëmshëm për mjedisin pasi që është i riciklueshëm.

Sfungjeri Memory

Sfungjeri memory është një material inovativ i zhvilluar nga NASA në mënyrë që të lehtësoj presionin e shkaktuar në trup gjatë udhëtimeve të astronautëve me anije kozmike. Së shpejti pasi që u zbuluan vetitë e tij terapeutike, sfungjeri memorues filloi të përdoret në prodhimtarinë e dyshekëve. Sfungjeri memorues i përshtatet temperaturës së trupit tuaj, butësisht përkrah kokën, krahët dhe qafën tuaj gjatë gjumit si dhe nuk shkakton aspak presion në pikat shtypëse dhimbse që gjenden në qafë. Në krahasim me sfungjerin e zakonshëm, qelizat në sfungjerin memorues tërësisht shtypen më një shtytje. Kur largojmë presionin, sfungjeri ngadalë fillon të rikthehet në formën origjinale të tij. Ky karakter i ngadalshëm i kthimit në formë origjinale i jep sfungjerit tiparin terapeutik pasi që për shkak të elasticitetit të tij nuk ushtron aspak presion në trup.

Merino

Merino globalisht është lloji më i rëndësishëm i leshit të deleve pasi që është i butë dhe shumë i qëndrueshëm. Leshi Merinos së pari është përdorur nga atletët, por për shkak të veçorive të zbuluara në të, më vonë filloi të gjej vetën edhe në shtrojat dhe në dhomat tona të gjumit. Merinos në mënyrë të përkryer rregullon temperaturën e trupit, mbanë trupin ngrohtë por jo tepër, largon lagështinë e tepërt pasi që e thithë atë por gjithnjë ruan aftësinë e tij që të mbaj ngrohtë madje edhe kur është i lagur. Ka veçori anti-bakteriale që parandalojnë zhvillimin e aromave të pakëndshme. Për këto arsye Merinos është ideal për dyshekun, jorganin dhe jastëkun tuaj pasi që garanton që ju do të përjetoni një gjumë të qetë dhe të thellë duke mos u djersitur fare.

Softdream

Fijet Softdream janë fije të forta sintetike që janë rezistente ndaj tkurrjes dhe zgjatjes, thahen shpejtë dhe nuk rrudhen si dhe janë rezistente ndaj mykut. Fijet Softdream lahen lehtë dhe për këtë shkak janë të shkëlqyeshme për tu përdorur në prodhimtarinë e jorganëve, jastëkëve, peshqirëve, manteleve të banjës dhe produkteve të ngjashme.

Tencel

Tencel janë fije natyrale. Fitohen nga celuloza që gjithashtu përdoret edhe në përfitimin e letrës. Produktet Tencel janë jashtëzakonisht të buta, kanë veti të mrekullueshme për thithjen e lagështisë, janë të përshkueshme nga ajri dhe të parrezikshme për ambientin. Tancel janë zhvilluar si rezultat i hulumtimeve të fundit në fushën e tekstilit dhe u ofrojnë juve çdo gjë ju mund të prisni nga një jorgan: rehatinë, butësinë dhe përdorimin praktik.

Wellsleep®

Mikrofijet Wellsleep® janë të avancuara, të forta, fije në formë gëzofi të cilat në shumë aspekte janë më të mira se sa fijet e zakonshme nga poliestëri që janë zhvilluar para gjysmë shekulli. Mikrofijeve Wellsleep® nganjëherë u referohet edhe si pupla artificiale pasi që ato ngjajnë shumë me puplat e patës si në dukje ashtu dhe në prekje. Mikrofijet Wellsleep® kanë përparësi të shumta dhe shfrytëzohen kudo. Ato janë të përkryera për rregullimin e temperaturës, janë jashtëzakonisht të këndshme kur i prekim, shumë pak thithin lagështinë dhe janë shumë rezistente ndaj njollave. Mikrofijet Wellsleep® janë shumë efikase si një izolator anti-alergjik dhe kështu janë shumë të përshtatshme për ata që vuajnë nga alergjitë ose astma, por me kokëfortësi ruajnë vetitë e tyre si pupla të patës.

Wellsleep® Advanced (Fije Wellsleep® të Avancuara)

Mikrofijet Wellsleep® të avancuara janë fije artificiale që me vetitë e tyre u ngjajnë fijeve Wellsleep® me një dallim që ato kanë në strukturën e tyre speciale që lejon formimin e xhepave të vegjël të ajrit ndërmjet fijeve. Këta xhepa rrisin volumin dhe plotësinë e materialit mbushës. Fijet Wellsleep® e avancuara janë jashtëzakonisht të lehta, pushatake dhe mirë të ventiluara si dhe janë mjaftë të përshtatshme që të përdoren në jastëk dhe jorganë.

'