- Dëshironi të provoni botën magjike të Super Uljeve?
- Provo Club5 tani
- Jeni anëtar?Kliko këtu
- Keni një llogari?Logohu
- Klient I ri?Regjistrohu
Transportoni dhe ruani me lehtësi të gjitha sendet tuaja me çantën sportive Dormeo GO. Në ndarjen e poshtme mund të vendosni një palë atlete apo këpucë. Ky xhep është i ndarë nga ndarja kryesore për të mbajtur veç rrobat e lagura sportive ose këpucët nga sendet e tjera. Ndërkohë, ndarja kryesore me disa xhepa organizues ndihmon që gjithçka të jetë e sistemuar dhe në rregull.
Xhepat anësorë me rrjetë janë të përshtatshëm për shishe uji, për t’ju mbajtur të freskët dhe të hidratuar gjatë gjithë ditës.
Forma anatomike e shpinës dhe rripat e mbushur sigurojnë komoditet gjatë mbajtjes. Ventilimi efektiv kundër djersitjes sigurohet nga materiali i avancuar me strukturë rrjete Air-X-System.
Çanta është prodhuar nga material i veçantë që reziston ndaj ujit dhe papastërtive.
