ZGJIDH SIPAS KATEGORISË
Dyqanet
Club5
0
0 Lekë
Losd fsdf sd
Nuk keni produkte në shportë

NDRYSHOJE ÇDO 10 VITE!

TESTI ALERGJIK

Na thoni sa i vjetër është dysheku juaj

 
Pas 5 vitesh ju do të keni:
  • fjetur rreth 15.000 orë në dyshek
  • dysheku do ketë më shumë pluhura se popullsia e Los Anxhelos
  • dysheku juaj përmban rreth 5.2kg nga qelizat e lëkurës (dyshekët dopjo)
Pas 7 vitesh ju do të keni:
  • fjetur rreth 20.000 orë në dyshek
  • dysheku juaj përmban rreth 7.4kg nga qelizat e lëkurës (dyshekët dopjo)
Pas 9 vitesh ju do të keni:
  • fjetur rreth 28.000 orë në dyshek
  • dysheku juaj përmban rreth 9.4kg nga qelizat e lëkurës (dyshekët dopjo)
Pas 10 vitesh ju do të keni:
  • fjetur rreth 30.000 orë në dyshek
  • dysheku juaj përmban rreth 10.4kg nga qelizat e lëkurës (dyshekët dopjo)
  • dysheku juaj është bërë shtëpia e 10 milion pluhurave

KUR ËSHTË KOHA PËR TË THËNË MIRUPAFSHIM DHE JO NATËN E MIRË

5 shënja që ju tregojnë që dysheku duhet ndërruar tani

1

Dysheku juaj është më i vjetër se 10 vite

Ekspertët thonë që dysheku duhet ndrruar pas 10 vitesh, kjo varet dhe nga materialet e dyshekut, lloji i jetesës, zakonet e gjumit etj... Për ju koha kalon shpejt, por për një dyshek, jetëgjatësia është 10 vite. Edhe pse mund tju duket se nuk ka asgjë që nuk shkon, ose si ju flini gjumë, mosha bën të veten. Nese Dysheku juaj është më i vjetër se 10 vite, ka ardhur koha për të menduar për shëndetin tuaj.

NE DO JU HAMË - FIGURATIVE

Shumëkëmbëshët dhe merimangat që jetojnë në shtëpinë tuaj, ushqehen me qelizat e ngordhura nga papastërtitë që derdhni çdo ditë në shtëpi.

Fakt #1
2

Ju nuk flini mirë

Njerëzit kryesisht fajësojnë gjithcka por jo dyshekun kur nuk flenë mirë. Puna e stresueshme, të paturit fëmijë, të ngrënit shumë para se të flenë etj... Po, të gjitha këto influencojnë cilësinë e gjumit, edhe pse në shumicë e rasteve ato nuk e ndikojnë, fajtori është dysheku i vjetër.

NUK JANË FANTAZMAT, JEMI NE

Ne jemi të padukshëm nga syri i njeriut. 7.000 prej nesh mund të rrinë në thonjtë tuaj.

Fakt #2

NË QOFTË SE JU

  • dhemb diçka
  • zgjoheni me dhimbje shpine ose qafe,
  • kolliteni dhe rrotulloheni
  • zgjoheni shpesh gjatë natës
  • keni simptoma alergjie ose azme
  • ndiheni të lodhur në mëngjes pse keni fjetur gjatë natës
  • flini më mirë diku tjetër, hotel ose divan

Atëherë duhet patjetër të ndryshoni dyshekun.
Dysheku i vjetër ju pengon të shplodheni dhe të flini siç duhet.

3

Dysheku juaj nuk duket shumë mirë

Edhe dyshekët më të mirë prishen me kalimin e kohës, prandaj ju këshillojmë ta kontrolloni nëse ka shënja deformimi ose njolla. Gropat, gungat, njollat, të çarat, janë të gjitha shënja që tregojnë që dyshekut tuaj i mungon rehatia dhe mbështetja e duhur.

Nëse ndani dyshekun me partnerin dhe vini re që ai/ajo lëviz shumë gjatë natës, duhet të mendoni të ndrroni dyshekun, sepse këto janë shënja që ai dyshek nuk ju jep mbështetjen e duhur.

NE I ADHUROJMË KËTO VENDE NË SHTËPINË TUAJ...

Ne jetojmë në lagështi dhe në temperatura të ngrohta. Dyshekët, divanët dhe tapetet janë magneti i pluhurit.

Fakt #3
4

Nuk jeni ju, por unë

Ju kaloni një të tretën e jetës tuaj në krevat, por ju nuk jeni gjatë gjithë kohës i njëjti, apo jo? Me kalimin e ditëve dhe netëve, ju ndryshoni, ndoshta shtoni ose humbisni peshë, ndoshta plagoseni diku, ose keni simptoma të ndryshme mjekësore, si artriti, ose ndoshta jeni martuar dhe flini me nje partner, ose ndoshta jeni 2-3 vite më i moshuar. Cila do qofshin arsyet... trupi juaj ndryshon, dhe dysheku nuk mund të orfoj gjithmonë mbështetjen e duhur me këto ndryshime. Ndoshta ka ardhur koha ta ndryshoni.

 
5

Ju keni zakone të këqija në krevat

Nuk po ju quajmë të pisët, por le të themi se keni zakone, të cilat nuk janë shume higjenike për dyshekun tuaj dhe jo të shëndetshme për ju.

OH PO, NA PËLQEN VËRTET TA BËJMË ATË

Ne ripërtihemi shumë shpesh. Pluhurat lëshojnë rreth 100 vezë në muaj gjatë ciklit të tyre prej 2-3 muaj jete.

Fakt #4

NA VJEN KEQ, POR NUK NA INTERESON

Kërcënimi i vërtetë është ajo që lëm pas... mbetjet tona. Vetëm një grimcë pluhuri mund të lëshoj 20 pika. Një nga ato pika mund të shkaktojë azmen ose alergjin.

Fakt #5

PO SIKUR JU

  • Të lini kafshët të flenë në krevatin tuaj
  • Të flini lakuriq
  • Të hani në krevat
  • Të mos bëni dush para se të flini gjumë
  • Të mos i ndrroni shpesh çarçafët

Atëherë dysheku i vjetër nuk ësht higjenik dhe duhet ndryshuar.

Ndryshimi i dyshekut të vjetër mund të përmirësoj gjumin tuaj, aktivitetin tuaj ditor dhe shëndetin mbi të gjitha. Zbuloni shumë llojshmërinë e dyshekëve dhe zgjidhni atë që ju përshtatet më shume.

  • A flisni me jastëkun apo luftoni me të?

    A e dini se një jastëk 5 vjeçar, mban rreth 2 milion pluhura? Kjo është popullsia pak a shumë në Shqipëri

    Nëse jastëku nuk ju jep mbështetjen e duhur për të cilën keni nevojë, dhe jeni gjithmonë duke luftuar me të çdo natë për të gjetur mbështetjen e duhur, ka ardhur koha ta ndryshoni.

  • Ristelat - Zemra e çdo dysheku

    Ristelat përmirësojnë ajrosjen e dyshekut dhe jetëgjatësinë e tij.

    Ato shpërndajnë presionin dhe ju ofrojnë mbështetje më të mirë për të përmirësuar qarkullimin e gjakut. Zemra juaj pompon rreth 7.500 litra çdo ditë, ristelat e krevatit janë shumë afër zemrës tuaj.

  • Burimet
  • Wechsler, C. J. et. al. (2011).Squalene and Cholesterol in Dust from Danish Homes and Daycare Centers. Environmental Science & Technology 2011 45 (9), 3872-3879.
  • Entomology. (2000). Ohio State University Extension Fact Sheet.
  • Aminoff, M. J., Boller, F., & Swaab, D. (2011). We spend about one-third of our life either sleeping or attempting to do so. Handbook of Clinical Neurology, 98(VII).
  • Banana consumption in the EU, imports and production. (2018). European commision report.
  • McArdle ,William D., Katch, Frank L. & Katch, Victor L. (2001). Exercise Physiology: Nutrition, Energy, and Human Performance.
  • Wechsler, C. J. et. al. (2011).Squalene and Cholesterol in Dust from Danish Homes and Daycare Centers. Environmental Science & Technology 2011 45 (9), 3872-3879.
  • Entomology. (2000). Ohio State University Extension Fact Sheet.
  • Population (demography, migration and projections). 2019. Eurostat report.
  • Schei, M. A., Hessen, J. O. & Lund, E. (2002). House-dust mites and mattresses. European Journal of Allergy and Clinical Immunology, 57(6).
  • Topol EJ (ed). Textbook of Cardiovascular Medicine (1998), Philadelphia: Lippincott-Raven.