- Dëshironi të provoni botën magjike të Super Uljeve?
- Provo Club5 tani
- Jeni anëtar?Kliko këtu
- Keni një llogari?Logohu
- Klient I ri?Regjistrohu
Përmirësoni cilësinë e gjumit tuaj me setin luksoz të jorganit dhe jastëkut Dormeo Dream! Ky set është krijuar për t'ju ofruar ngrohtësi, butësi dhe mbështetje maksimale gjatë natës, duke ju siguruar një eksperiencë të paharrueshme gjumi çdo natë. Zgjidhni Setin Dormeo Dream për një gjumë të qetë dhe relaksues, dhe nisni çdo ditë me energji dhe freski!

Jorgan dhe jastëku Dormeo Dream janë me mikrofibra të buta Wellsleep të cilat thahen shpejt dhe janë shumë rezistente. Falë këtij materiali jorgani dhe jasteku do të ruajnë formën e tij, ngjyrën dhe strukturën dhe ju do të shijoni këtë rehati për një kohë të gjatë.
Mbushja e jorganit dhe jastëkut është e përbërë me mikrofibra të avancuara Wellsleep® që i bëjnë të butë dhe të ajrosshëm lehtësish. Jorgani mund të përdoret gjatë gjithë vitit, madje edhe në vere. Gjithashtu jastëku është me zinxhir dhe ju mund të rregulloni lartësinë dhe fortësinë e tij duke hequr ose shtuar mbushjen e tij, i përshtatshem për çdo pozicion gjumi: me shpine, anash ose me bark.
Seti Dream ka një qepje në formë zig-zag. Qepja gjithashtu është e pasuruar me mikrofibra të avancuara Wellsleep® të cilat e bejnë sipërfaqen e këtij seti shumë të butë dhe të këndshme në prekje. Përveç kësaj, qepja në formë zig-zag parandalon mbledhjen dhe ngjeshjen e materialit në cepat e jorganit. Seti është i disponueshëm në 2 përmasa : jorgani 140x200 cm + 1 jastëk dhe jorgani 200x200 cm + 2 jastëk.
Jorgani dhe jastëku mund të lahen në 60°C - kështu ju do të flini në një ambjent të freskët dhe të pastër. Falë materialeve cilësore, jorgani thahet shpejt, por gjatë tharjes shkundeni mirë disa herë që të mos mblidhet.
| Linja Dormeo | Timeless |
|---|---|
| Programi Dormeo | Salloni |