Nuk keni produkte në shportë

Provo

Jastëk me zinxhir

Photo
Video
-50%

Jastëk me zinxhir, i cili mund të përshtatet sipas preferencave tuaja. Ju mund të rregulloni lartësinë dhe fortësinë e jastëkut tuaj thjeshtë duke hequr ose shtuar mbushjen e tij. Me materiale shumë cilësore, ky jastëk mund të lahet edhe në lavatriçe me 60°C. Përmasa: 45cm x 65cm.

Jastëk me zinxhir

Çmimi: 5,990 Lekë


Oferta: 2,990 Lekë

Zgjidh opsionin
Na telefono në: 04 451 44 40
Produkti mund të poroistet, dorëzimi është afatgjatë.
  • Më shumë
  • Detajet e produktit
  • Të dhëna teknike
Më shumë

Jastëk me zinxhir, i cili mund të përshtatet sipas preferencave tuaja. Ju mund të rregulloni lartësinë dhe fortësinë e jastëkut tuaj thjeshtë duke hequr ose shtuar mbushjen e tij. Me materiale shumë cilësore, ky jastëk mund të lahet edhe në lavatriçe me 60°C. Përmasa: 45cm x 65cm.

Më shumë
Detajet e produktit

Për më shumë nete të qeta e të rehatshme

Ky jastëk është me zinxhir dhe ju mund të rregulloni sipas dëshirës tuaj lartësinë dhe fortësinë sipas preferencës tuaj. Thjeshtë duke hapur zinxhirin në pjesën anësore ju mund të përshtasni sipas dëshirës lartësinë në bazë të pozicionit tuaj të gjumit, me shpinë, anash ose me bark.

Jastëku është me material me mikrofibra të avancuara të cilat janë biodegradable, të qëndrueshme dhe përthithin lagështinë për të siguruar që jastëku juaj do të qëndrojë gjithëmonë i thatë, i freskët dhe i rehatshëm gjatë gjithë natës, vitit, pamvarësisht pozicionit tuaj të gjumit.

Materiale cilësore të përzgjedhura me kujdes

Jastëku është me material me mikrofibra të avancuara Wellsleep®, të cilat sigurojnë që jastëku të ketë sa më shumë ajrosje. Falë këtyre materialeve që janë përdorur, ky jastëk është shumë i butë, dhe struktura unike e këtyre fibrave krijon xhepa ajri të cilat do ti shtojnë volumin jastëkut. Mikrofibrat Wellsleep® gjithashtu janë përdorur edhe në qepjen e pjesës së jashtme të jastëkut, për ta bërë edhe më të butë jastëkun kur ju të vendosni kokën mbi të.

Pjesët anësore të jastëkut janë të pasuruara me material AirX System, që ofrojnë ajrosje optimale, dhe janë shumë të buta, plus fibrat bamboo në pjesën e këllëfit do të bëjnë të mundur rregullimin e temperaturës, duke e bërë perfekte për tu përdorur gjatë gjithë vitit. Gjithashtu ka veti shume të mira në përthithje në krahasim me pambukun, duke ju ofruar një ambjent të thatë dhe të shëndetshëm gjumi, e nuk do të zgjoheni të djerësitur.

Info rreth produktit:

Përmasa: 45cm x 65cm

Kujdesi dhe mirëmbajtja:

Ky jastëk është shumë i thjeshtë për tu mirëmbajtur, pasi mund të lahet i gjithi në 60°C. Për të parandaluar ngjeshjen e materialit ju duhet të shkundni mirë jastëkun pas larjes dhe gjatë proçesit të tharjes. Sigurohuni që jastëku të thahet plotësisht përpara se ta përdorni. Mos përdorni zbardhues dhe hekur, as pastrim kimik.

Të dhëna teknike
Bërthama Core fabric: 100% polyester; Side fabric: 100% polyester (Airmesh); Core filling: 100% polyester (Wellsleep® advanced)
Forma e jastëkut Klasik
Linja Dormeo Vitality
Mbulesa Cover filling: 50% viscose (bamboo cellulose), 50% polyester(Wellsleep® advanced); Inner cover: 100% polypropylene
Programi Dormeo Fjetja
Përmasat 45x65 cm
Rregullimi i papastërtisë Po

Vlerësimet e klientëve 0 Vlerësime

Si e vlerësoni këtë Produkt? *

1 1 yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star