- Dëshironi të provoni botën magjike të Super Uljeve?
- Provo Club5 tani
- Jeni anëtar?Kliko këtu
- Keni një llogari?Logohu
- Klient I ri?Regjistrohu
Jastëku Ergo Comfort dizajnuar posaçërisht për personat që flenë anash ose me shpinë dhe dëshirojnë një gjumë të shëndetshëm. Një dizajn me shumë shtresa siguron rehati dhe mbështetje maksimale, me mbrojtje antibakteriale, anti mikrobike, kundër aromave të pakëndshme dhe kundra pluhurit. Përmasa 60x40 cm, me lartësi 14cm dhe mbulesë e cila mund te lahet.
Jastëku Ergo Comfort dizajnuar posaçërisht për personat që flenë anash ose me shpinë dhe dëshirojnë një gjumë të shëndetshëm. Një dizajn me shumë shtresa siguron rehati dhe mbështetje maksimale, me mbrojtje antibakteriale, anti mikrobike, kundër aromave të pakëndshme dhe kundra pluhurit. Përmasa 60x40 cm, me lartësi 14cm dhe mbulesë e cila mund te lahet.
Vendoseni kokën mbi jastëk dhe bëni një gjumë të mirë nate me jastëkun Ergo Comfort, i dizajnuar në mënyrë ergonomike për ata të cilët flenë anash dhe me shpinë. Dizajni me shumë shtresa ju ofron gjumë të qetë, dhe një sipërfaqe të thatë dhe të freskët gjatë gjithë natës, duke u siguruar që të zgjoheni të shplodhur, të rifreskuar dhe të gatshëm për t'u përballur me ditën.
Dhimbja e shpinës mund të shkatërrojë natën tuaj, kjo është arsyeja pse zgjedhja e dyshekut dhe jastëkëve të duhur është kaq e rëndësishme, dhe duhet bërë me kujdes dhe duke pasur ne mendje shëndetin dhe rehatinë. Jastëku Ergo Comfort është dizajnuar për relaksim maksimal bazuar në përvojën e viteve të Dormeo-s duke krijuar dyshekët më të mirë që mund të gjeni.
Jastëku Ergo Comfort ofron gjeneratën tjetër të rehatisë së gjumit, me një dizajn të zgjuar që siguron mbështetjen e duhur për shpinën dhe një ndjenjë të freskët, të butë dhe të rehatshme që do t’i bëjë netët pa gjumë një gjë të së kaluarës.
Në zemër të jastëkut është shtresa Ergo, inspiruar nga linja Kosmodisk, një zgjidhje e thjeshtë dhe efektive në lidhje me problemet e shpinës. Kjo kopjon formën e shtyllës kurrizore dhe i jep mbështetje natyrale, duke lehtësuar simptomat e dhimbjes së shpinës.
Për më shumë volum për jastëkun.
Me material Ecocell për mbështetje perfekte.
I shtuar në të dyja pjesët anësore të jastëkut për të rritur qarkullimin e ajrit dhe për më shumë ajrosje.
Siguron që jastëku juaj do të qëndrojë i freskët dhe pa aroma të pakëndshme.
Të shtuara në mbulesën e jastëkut me veti termorregulluese dhe për rregullimin e lageshtisë.
Shtresa ERGO është inspiruar nga shtylla kurrizore e njeriut dhe KOSMODISK.
Shtresa Ergo eshte me material Ecocell, unik, material qe ajroset lehtesisht dhe ofron mbeshtjetn e duhur. Gjithashtu funksionon për të tërhequr nxehtësinë dhe lagështinë nga sipërfaqja e jastëkut gjatë gjithë natës, duke siguruar rehati dhe freski.
Ky efekt ftohës përmirësohet edhe nga sistemi AirX, duke përdorur një material i cili mundëson ajrosjen dhe bën të mundur qarkullimin e ajrit, duke e mbajtur atë të freskët dhe të thatë.
Jastëku Ergo Comfort është i mbështjellë me nje material te cilësisë së lartë Wellsleep, për të shtuar volumin dhe butësinë e për t'ju dhuruar një ndjesi sikur po flini mbi pupla.
Për më shumë rehati janë përdorur dhe fibrat viskoze në këllëfin e këtij jastëku. Kjo ka veti të shkëlqyera për menaxhimin e lagështisë dhe është lehtesisht i ajrosshem, duke ndihmuar jastëkun të qëndrojë i freskët dhe i thatë. Ai gjithashtu zvogëlon rritjen e baktereve, duke ju dhënë një mjedis më të shëndetshëm për të fjetur.
Këllëfi i tij mund të hiqet dhe mund të lahet, ka një dizajn shumë të këndshëm në formë valësh i cili ju jep ndjesinë e një masazhimi të lehtë të kokës, qafës dhe shpatullave kur flini. Ju do të zgjoheni të rifreskuar, të qetë dhe plot fuqi për një ditë të re.
Mbulesa e jastëkut e pasuruar me trajtimin CleanEffect®, i cili funksionon kundër baktereve, mikrobeve, aromave dhe pluhurave. Jastëku Ergo Comfort nuk është vetëm i rehatshëm, por gjithashtu qëndron i freskët dhe i pastër për një kohë më gjatë, duke ndihmuar në luftimin e alergjive.
Jastëku është në përmasë 40x60 cm, dhe 14 cm i lartë, që i përshtatet të gjithë këllëfëve të jastëkëve standardë, me madhësi 50x70 cm. Mbulesa e jastëkut mund të hiqet dhe lahet në 40 ° C, ndërsa dizajni përputhet me atë të dyshekut Ergo Komfort.
Bërthama | Foam ERGO layer: polyurethane foam, Wrap: 100% polyester |
---|---|
Forma e jastëkut | Klasik |
Lartësia | 14 cm |
Linja Dormeo | Vitality |
Mbulesa | 70% polyester, 30% viscose Side fabric: 100% polyester (AirX System) Inner cover: 100% polyester |
Mbulesë Anti-Bakteriale | Po |
Programi Dormeo | Fjetja |
Përmasat | 40x60 cm |
Rregullimi i papastërtisë | Po |
lahet | vetëm mbulesa me 40 °c |