Dyshek Air+ Comfort

Dyshek i cilësisë së lartë, me 3 zona, 27 cm lartësi, dyshek ergonomik me teknologjinë e mirënjohur Octaspring®. Fortësia e dyshekut mund të përshatatet nga mesatar në të fortë. Një hibrid perfekt - me vetëajrosje, me susta Octaspring®, mbështetje e përsosur e ofruar nga shtresa me susta indivuale ne xhep. Mbulesa e tij mund të lahet. Garancia 15 vjet.
- Më shumë
- Detajet e produktit
- Të dhëna teknike
- Më shumë
-
Dyshek i cilësisë së lartë, me 3 zona, 27 cm lartësi, dyshek ergonomik me teknologjinë e mirënjohur Octaspring®. Fortësia e dyshekut mund të përshatatet nga mesatar në të fortë. Një hibrid perfekt - me vetëajrosje, me susta Octaspring®, mbështetje e përsosur e ofruar nga shtresa me susta indivuale ne xhep. Mbulesa e tij mund të lahet. Garancia 15 vjet.
Më shumë - Detajet e produktit
-
Një hibrid i përkryer i modernes dhe tradicionales
- Rehati Superiore në lartësi premium: 27cm - për një eksperiencë gjumi të paharrueshme.
- Fortësi e rregullueshme falë bërthamës së dyfishtë e cila është e kthyeshme.
- Vetëajrosje Superiore - Teknologjia Octaspring® deri në 8 herë më shumë vetëjrosje.
- Sustat Octaspring® përshtatshmëri 3D dhe 3 zona komforti për mbeshtetjen e duhur në pjesë të ndryshme të trupit.
- Susta individuale në xhep për më shumë qëndrueshmëri dhe lartësi premium.
- Trajtuar me Adaptive® veti termorregulluese: ngrohtësi në dimër dhe freski në verë.
- Dyshek antibakterial dhe hipoalergjik, i pështatshëm për personat alergjik dhe asmatik.
- Mbulesë shumë e butë dhe luksoze e pasuruar me fibra të buta Tencel® Modal.
- Mbulesë e cila hiqet dhe lahet.
- 15 vite garanci.
- Prodhuar në Europë(Poloni).
Shiko në brëndësi të dyshekut
-
-
-
-
-
-
-
-
lartësia27cm
Zona 1
Zona 2
Zona 3
Qëndro mbi për më shumë info rreth produktit.
-
4 cm shtresë Ecocell®
-
5 cm Octaspring®
Susta sfungjeri me përshtatshmëri 3D: përshtaten me trupin, pamvarësisht pozicionit të gjumit.
-
3 cm shtresë Ecocell®
-
10 cm "Gjenerata e fundit" e teknologjisë me susta individuale në xhep
I jep dyshekut më shumë qëndrueshmeri dhe rrit lartësinë e tij.
-
3 cm shtresë Ecocell®
-
Mbulesë e cila mund të lahet. Me 4 doreza
Mbulesa e sipërme mund të hiqet dhe mund të lahet. Nuk keni nevojë të lani të gjithë mbulesën, ju mund të lani vetëm pjesën e sipërme nëse dëshironi.
-
Mbulesa e trajtuar me mbrojtje CleanEffect®
Ky trajtim e bën këtë dyshek anti-bakterial dhe kundra pluhurave. Ai do të jetë i freskët dhe pa aroma të pakëndshme.
-
Mbulesa e trajtuar me Adaptive
Për t'ju dhuruar ngrohtësi në dimër dhe freski në verë.
Pse Air+ Comfort?
Gjumi i mirë çdo natë në një dyshek që i përshtatet kërkesave tuaja është brënda mundësive tuaja. Ky dyshek është një mënyrë e përsosur për të përjetuar magjinë e teknologjisë unike Octaspring®, të kombinuar me ndjesinë që do t'ju dhurojnë sustat individuale ne xhep.
Një hibrid i përkryer i modernes dhe tradicionales, me ajrosje maksimale, me shpërndarjen e peshës trupore dhe mbështetjen e perkryer që ofron shtresa e sustave të sfungjerit - gjithashtu me ndjenjën e ndryshimit të fortësisë - më e mira që mund të keni.
Dyshek i cili ju përshtatet: 100 % përshtatshmëri
Të përshtatemi me dyshekun është një gjë që ka mbetur në të shkuarën! Tani dysheku do të punojë për ju dhe do ti përshtatet nevojave tuaja unike. Pamvarësisht peshës, lartësisë apo pozicionit të gjumit, ky dyshek është ideal për ju. Ky dyshek ka 2 nivele fortësie në secilën anë: i fortë dhe mesatar. Gjithçka që duhet të bëni është ta ktheni atë.
Thuaj jo presionit të muskujve dhe në lëkurë! Sustat e sfungjerit 3D përshtaten në mënyrë dinamike për t'ju ofruar rehatinë e duhur. 3 zona komforti për të siguruar mbështetjen e duhur në pjesë të ndryshme të trupit , pjesa qëndrore ofron mbështetje të fortë dhe dy pjesët e tjera mbështetje më të butë për shpatullat dhe pjesën e këmbëve.
Merrni një dyshek që i përshtatet nevojave tuaj, jo të kundërtën!
Një dyshek i vetëm pa hapësirë në mes
Ne e dimë shpeshherë dysheku na kthehet në një makth të vërtetë. Ato na prishin rehatinë e gjumit dhe rehatinë në çift. Por jo dysheku Air+ Comfort! Ky dyshek nuk transferon lëvizjet nga njëra anë në tjetrën. Vetëm imagjinoni duke fjetur krahas lëkundjeve dhe kthimeve të partnerit tuaj, pa i ndjerë ato! Një lumturi totale!
Octasprings® sëbashku me përfitimet e sistemit me susta sfungjeri
Endrra tani është realitet me tekonologjinë më mahnitëse dhe inovative. Sustat Octaspring® janë me të vërtetë risia e parë në industrinë e dyshekëve për më shumë se dy dekada. Kjo teknologji e re e pabesueshme i ka dhënë një formë tjetër dyshekeve.
Dysheku Air+ Comfort është i përbërë nga susta Octaspring dhe susta individuale ne xhep. Karakteristikat e patentuara të sustave në formë hojesh sigurojnë përshtatje të shkelqyer 3D. Ata ofrojnë rehati të mrekullueshme dhe një sipërfaqe të freskët dhe të ngrohtë kur është nevoja. Shtresa e sustave individuale ne xhep sigurojnë lartësi shtesë, qëndrueshmëri dhe ajrosje.
Air+ Comfort dysheku ideal për këdo
Air Comfort Plus është për ju nëse:
- jeni duke kërkuar një dyshek të lartë për më shumë rehati gjatë gjumit.
- dëshironi një dyshek me mbështetje optimale për të gjithë trupin.
- dëshironi të jetë anti-bakterial dhe kundra pluhurave.
- dëshironi që dysheku ti përshtatet temperaturës së trupit dhe pozicionit të fjetjes.
- kujdeseni për higjenën njesoj si për rehatinë.
dhe në fund të fundit ju preferoni të bëni një gjumë të mirë gjatë gjithë natës.
Hapja e dyshekut, shpejt dhe thjeshtë
Dysheku juaj do të vijë i presuar në vakum për më shumë higjenë, mbrojtje dhe lehtësi gjatë transportit. Ndiqni hapat më poshtë
-
1
Hiqni me kujdes qesen plastike, mos përdorni thikë apo mjete të cilat mund të dëmtojnë dyshekun.
-
2
Vendosni dyshekun mbi krevat.
-
3
Lëreni për 6 orë që të marrë formën e duhur.
- Të dhëna teknike
-
Octaspring® Po Bërthama Pjesa e sipërme: sfungjer poliurethane (Ecocell®), pjesa e brëndshme: susta individuale në xhep, Shtresa sfungjeri: sfungjer poliuretane (Ecocell®) Fortësia Mesatarisht I Fortë Garancia 15 vite Lartësia 27 cm Linja Dormeo Harmony Materiali i dyshekut antibacterial treatment, Ecocell®, Octaspring/Susta sfungjeri, Susta individuale në xhep Mbulesa Mbulesa e sipërme: 75% poliester, 24% modal, 1% elastane, mbulesa në pjesët anësore 64% polypropylene, 36% polyester, mbulesa ne pjesen e poshtme: 100% poliester Mbulesë Anti-Bakteriale Po Mbulsa lahet Po Programi Dormeo Fjetja Zonat e fortësisë 3
Vlerësimet e klientëve 3 Vlerësime
www.dormeo.al
www.dormeo.al
www.dormeo.al
Produktet 3