- Dëshironi të provoni botën magjike të Super Uljeve?
- Provo Club5 tani
- Jeni anëtar?Kliko këtu
- Keni një llogari?Logohu
- Klient I ri?Regjistrohu
Bëhuni gati për pranverë dhe verë, duke freskuar shtratin me setin e këllëfëve The Essentials SS. Këllëfët janë punuar nga pambuku natyral me një endje sateni dhe 200 fije për butësi dhe rehati. Në dispozicion në 4 ngjyra të bukura dhe 2 përmasa. Secili set mund të kombinohen në 4 pamje të ndryshme, për ta rifreskuar pamjen e dhomës herë pas here.
Bëhuni gati për pranverë dhe verë, duke freskuar shtratin me setin e këllëfëve The Essentials SS. Këllëfët janë punuar nga pambuku natyral me një endje sateni dhe 200 fije për butësi dhe rehati. Në dispozicion në 4 ngjyra të bukura dhe 2 përmasa. Secili set mund të kombinohen në 4 pamje të ndryshme, për ta rifreskuar pamjen e dhomës herë pas here.
Është e rëndësishme t’i ndërroni rregullisht çarçafët dhe këllëfët, për t’u siguruar se po flini në një ambient të freskët, të shëndetshëm dhe të rehatshëm. Prandaj zgjidhni setin The Essentials SS, për t’i shtuar shtratit dhe dhomës më shumë freski, rehati dhe elegancë.
Dhoma e gjumit është më shumë se sa një vend për fjetje. Është vendi ku relaksoheni dhe çlodheni nga të gjitha obligimet ditore, një hapësirë e sigurtë dhe e rehatshme ku mund ta krijoni oazin tuaj të qetësisë. Çarçafët tanë do t’ju ndihmojnë në krijimin e kësaj hapësire, sepse shtojnë rehati e freski në shtratin tuaj, kurse dhomën e zbukurojnë me ngjyrat e ndritshme verore.
Pambuku njihet për butësi, qëndrueshmëri dhe ajrosje, pranda është material ideal për çarçafë apo tekstile që kanë kontakt me lëkurën. Është hipoalrgjenik dhe jo-statik, është i përshtatshëm sidomos për ata që vuajnë nga ndonjë alergji ose kanë lëkurë të ndjeshme. Ka veti të shkëlyqera absorbuese dhe e përçon mirë nxehtësinë, ju ndihmon të qëndroni të freskët gjatë gjithë natës. Ky material 100% pambuk saten ka 200 fije, për të ofruar ndjesi të butë dhe të freskët. Mirëmbahet lehtë dhe mund të lahet tërësisht në temperaturë 60°C.
Seti është në dispozicion në 4 ngjyra të bukura, që do t’i shtojnë elegancë çdo dhome: bojëqielli, e gjelbër e lehtë, rozë romantike apo e bardhë klasike. Këllëfët e jorganit dhe jastëkëve kanë nga dy anë të ndryshme. Njëra anë ka ngjyrë më të çelët, kurse tjetra më të errët. Ju mund t'i kombinoni në katër mënyra të ndryshme, për t'i dhënë dhomës pamje të re herë pas here.
Seti është në dispozicion në dy madhësi:
Këllëfët kanë mbyllje me kopsa, në mënyrë që të qëndrojnë mirë në shtrat kur i përdorni dhe ta keni më të lehtë kur i ndërroni.
Bed Size | Double Bed |
---|---|
Linja Dormeo | Essence |
Materiali | pambuk saten |
Ngjyrat e disponueshme | Flori, rouge, sky, teal |
Programi Dormeo | Salloni |
lahet | 60°C |