ZGJIDH SIPAS KATEGORISË
Dyqanet
Club5
0
0 Lekë
Losd fsdf sd
Nuk keni produkte në shportë

Bufat Happy Birthday

Vlerësoni këtë produkt
SKU: 99-1000225643
Photo
Video
-36%

Po kërkoni një dhuratë të këndshme, praktike për një mik të ri të veçantë? Këto bufa të vegjël miqësorë, blu ose të bardhë, janë gjithmonë gati për një festë, veçanërisht nëse është ditëlindja juaj! Një dhuratë 3-në-1 që përfshin një lodër të butë 33 cm të mbushur me mikrofibra Wellsleep® që mund të përdoret si jastëk dhe një batanije me përmasë 130x180 cm për oraret e gjumit, lojërat dhe më shaumë. Shtypni një buton dhe ai madje këndon një këngë!

Bufat Happy Birthday

Çmimi: 2,990 Lekë


Oferta: 1,903 Lekë

Për më shumë zgjidhni një opsion.
Na telefono në: 04 451 44 40
Më shumë

Po kërkoni një dhuratë të këndshme, praktike për një mik të ri të veçantë? Këto bufa të vegjël miqësorë, blu ose të bardhë, janë gjithmonë gati për një festë, veçanërisht nëse është ditëlindja juaj! Një dhuratë 3-në-1 që përfshin një lodër të butë 33 cm të mbushur me mikrofibra Wellsleep® që mund të përdoret si jastëk dhe një batanije me përmasë 130x180 cm për oraret e gjumit, lojërat dhe më shaumë. Shtypni një buton dhe ai madje këndon një këngë!

Më shumë
Detajet e produktit

Festojmë ditëlindjet sëbashku

2022 është ditëlindja e 20-të e Dormeos dhe si pjesë e festimeve janë dy anëtarë të rinj të familjes Emotion Owls, të gjithë të veshur për festë! Një dhuratë praktike plot ngjyra dhe simpatike për të vegjlit dhe të rinjtë në zemër, e cila kombinon një lodër të butë, jastëk dhe batanije.

Dormeo Emotion Owl Happy Birthday

Përfitimet e shumta të shëndetit emocional

Festat e ditëlindjeve janë më shumë se argëtuese. Ato janë të rëndësishme për ju dhe për fëmijën tuaj. Pavarësisht se si zgjidhni të festoni ditëlindjen e fëmijës suaj, është me të vërtetë e rëndësishme që ta bëni!
Mënyra se si ne festojmë ditëlindjet e fëmijëve tanë mund të ndryshojë nga një familje në tjetrën dhe varet kryesisht nga personaliteti i secilit fëmijë. Disa festa ditëlindjesh janë mbledhje të vogla intime plot dashuri, ndërsa të tjerat janë ngjarje me tematikë me fokus në aktivitete argëtuese dhe përvoja ndërvepruese.

Ky akt festiv u mëson fëmijëve rëndësinë e tubimeve shoqërore, rrit vetëvlerësimin e tyre dhe punon në mënyra të mrekullueshme për të rritur zhvillimin e tyre:

  • rrit vetëvlerësimin
  • nxit zhvillimin
  • krijon kujtime të qëndrueshme
  • e ndihmon fëmijën të lidhet më mirë nëpërmjet ndjenjave të shoqërimit dhe mirësisë.
  • Dormeo Emotion Owl Happy Birthday
  • Dormeo Emotion Owl Happy Birthday

3 mënyra për të shijuar 1 dhuratë të mrekullueshme

Të gjithëve u pëlqen të përqafojnë një buf emocional, por sekreti i popullaritetit të tyre të qëndrueshëm është mënyra se si kombinojnë dizajnet simpatike dhe funksionalitetin praktik 3-në-1.

  • Shijojeni si një lodër prej pelushi 33 cm të lartë, në ngjyrë blu ose të bardhë, me një fytyrë simpatike, kapelë feste dhe një xhep sekret përpara për ëmbëlsirat dhe surprizat.
  • Përdoreni si jastëk udhëtimi ose për natën e gjumit kudo, me çdo buf të mbushur me të njëjtat mikrofibra Wellsleep® që përdor Dormeo në jastëkët e tij, duke dhënë një butësi të plotë dhe me push që do t'ju pëlqejë të përqafoni ose të pushoni.
  • Hapni bufin dhe do të gjeni një batanije 130x180 cm të bërë nga leshi i butë dhe i rehatshëm – i shkëlqyeshëm për të ofruar pak ngrohtësi shtesë ose për ta vendosur në dysheme si një qilim për lojëra, duke dhënë një ndjenjë të shtëpisë kudo që të jeni. Bufi blu ka një batanije blu, bufi i bardhë një batanije rozë.
  • Si bonus për ditëlindjen, thjesht shtypni një buton anash dhe këto bufa do të këndojnë "Happy dreaming to you "!
  • Dormeo Emotion Owl Happy Birthday
  • Dormeo Emotion Owl Happy Birthday
  • Dormeo Emotion Owl Happy Birthday

E fortë, e qëndrueshme dhe mund të lahet

Batanija lahet në 30°C, ndërsa mikrofibrat Wellsleep® kanë thithje minimale të lagështirës për rezistencë ndaj njollave dhe mykut, kështu që ato qëndrojnë më të freskëta, më të pastra për më gjatë. Vini re se mekanizmi i muzikës do të thotë që bufi nuk mund të lahet dhe kërkon 2 bateri AAA (nuk janë të përfshira).

Dormeo Emotion Owl Happy Birthday
Të dhëna teknike
Linja Dormeo Trends
Programi Dormeo Salloni

Vlerësimet e klientëve (0 Vlerësime)

Nuk ka komente për këtë produkt ...

Si e vlerësoni këtë Produkt? *

1 1 yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star