Nuk keni produkte në shportë

Provo

Ruajtja e te dhenave

Ne në Studio Moderna sh.p.k. vlerësojmë privatësinë tuaj, përveç kësaj të dhënat tuaja ruhen gjithmonë në mënyrë të kujdesshme.

Çdo informacion duhet të mbrohet nga përdorimi prej palëve të treta, duke u dhuruar përvojë të qetë dhe të këndshme me Studio Moderna Albania sh.p.k.

Ju mund të ktheni pa problem produktin, nëse nuk jeni i kënaqur me të!

Produktet e porositura mund të paguhen me pagesë të plotë ose në shumë këste, në çdo rast ju do të keni kohë testuese pa pagesë (koha testuese varësisht nga produkti) dhe ju mund të ktheni produktin nëse nuk jeni i kënaqur me të. Ne thjesht ju kthejmë paratë tuaja.

Rregulli i mbrojtjes së të dhënave personale

Rregulli i mbrojtjes së të dhënave personale shkurtimisht

  • Ne kurrë nuk do të keqpërdorim informatat tuaja personale në asnjë mënyrë.
  • Kontaktet dhe informatat personale nuk do të jipen kurrë tek ndonjë palë e tretë përveç nëse kërkohet nga ligji
  • Kontaktet dhe informatat tuaja personale do të tregohen tek palët e treta vetëm nëse ju pranoni këtë gjë (deklarata e pranimit).
  • Ju kurrë nuk do të pranoni e-mail mesazha për të cilët nuk jeni regjistruar.
  • Kurdo që dëshironi ju mund lehtësisht dhe thjeshtë të c’regjistroheni nga listat tona.

Rregulli i mbrojtjes së të dhënave personale në detaje

Deklarata e Studio Moderna rreth rregullit të ruajtjes së të dhënave personale

Ruajtja e privatësisë së konsumatorëve tanë është një çështje shumë e rëndësishme për kompaninë tonë. Të gjitha aktivitet online të Studio Moderna janë në harmoni me legjislacion Evropian (EU Directive 95/46/EC, 2002/58/EC në Treaty Conventions ETS 108, ETS 181, ETS 185, ETS 189), legjislacionet nacionale të Evropës Qendrore dhe Lindore, si dhe legjislacione të përgjithshme të mbrojtjes së të dhënave personale. Rregulli i privatësisë merret me trajtimin e të dhënave në Studio Moderna, të cilat janë mbledhur nga ju kur ju keni vizituar faqen tonë.

Mbledhja dhe procedimi i të dhënave personale

Të dhëna personale janë informatat që ju identifikojnë ju, emri juaj, mbiemri, e-maili ose adresa postare. Studio Moderna nuk mbledh të dhënat tuaja përveç kur ju e lejoni atë, p.sh. kur porositni një produkt ose abonoheni në e-revistën tonë.

Përdorimi dhe shpërndarja e të dhënave personale

Studio Moderna do të përdor të dhënat tuaja personale vetëm për arsye teknike, në mënyrë që administruesi i faqes të krijojë afrimin për ju në informacione specifike ose për komunikim të përgjithshëm me ju. Studio Moderna nuk do të shpërndajë të dhënat tuaja personale te palët e treta, përveç nëse transmetimi i të dhënave te palët e treta miratohet nga ju. Punëtorët e Studio Moderna janë të detyruar të respektojnë intelektin tuaj bazuar në marrëveshjen për konfidencialitet.

Liria e zgjedhjes

Të gjitha informatat rreth vetes tuaj që ju ofroni tek Studio Moderna është e kontrolluar. Nëse ju vendosni që të dhënat tuaja të mos shkojnë përtej Studio Moderna, pastaj disa faqe nuk do të kenë arim në këto të dhëna

Përdoruesit që dëshirojnë të ç’regjistrohen nga e-revista jonë, mund të shkruajnë në info.al@studio-moderna.com. Nëse ndërroni të dhënat tuaja personale (kodin postar, e-mail adresën, adresën e banimit, numrin e telefonit), ju lutemi na njoftoni rreth ndryshimeve në info.al@studio-moderna.com.

Regjistrim automatic i informative (të dhënave jo-personale)

Kurdo që ju vizitoni faqet e Studio Moderna, informatat gjenerale jo-personale (përdoruesit e browserave, numri i vizitave, koha mesatare e vizitës në sajt, faqet e vizituara), ruhen automatikisht (jo si pjesë e aplikimit). Këto informata përdoren në matjen e atraktivitetit të faqeve tona si dhe për përmirësimin e përmbajtjes dhe përdorimit të tyre. Informatat tuaja nuk janë subjekt i vlerësimit të mëtejmë dhe nuk shpërndahen tek asnjë palë e tretë.

Cookies

Cookies janë dokumente që nuk duken, të cilat ruhen përkohësisht në hard drive tuajin dhe i mundësojnë sajtit tonë të identifikojë kompjuterin tuaj kur vizitoni herën e ardhshme sajtin e Studio Moderna. Studio Moderna përdor cookies vetëm për mbledhjen e informatave në lidhje me përdorimin e sajtit.

Siguria

Studio Moderna ka punuar që të sigurojë fshehtësine e të dhënave tuaja. Të dhënat tuaja janë te mbrojtura nga humbjet, shkatërrimi, falsifikimi, manipulimi ose afrimi nga persona te paautorizuar..

Minorenët

Studio Moderna rekomandon prindërit dhe mbikëqyrësit të mësojnë fëmijët se si të përdorin të dhënat personale në internet. Minorenët nuk duhet të transmetojnë asnjë informatë personale në faqet Studio Moderna pa lejen e prindërve ose mbikëqyrësve. Studio Moderna nuk do të mbledh asnjëherë të dhëna të minoreneve me dijeninë e saj ose në ndonjë mënyrë duke përdorur palë të treta pa pëlqimin e tyre.

Ndërlidhja me faqet e tjera

Rregulli i privatësisë aplikohet në faqet që janë në pronësi të Studio Moderna dhe të gjithë nën-faqeve të saj në Evropën Qendrore dhe Lindore. Faqet mund të përmbajnë link të partnerëve të tjerë brenda dhe jashtë Studio Moderna-s, për të cilët Rregulli i privatësisë mund të mos vlejë. Kur ju largoheni nga faqet e Studio Moderna, ne ju rekomandojmë të lexoni rregullat e privatësisë të faqeve të tjera që mund të mbledhin informacion personal identifikues.

E drejta për informacion

Nëse keni pyetje tjera rreth rregullave tona të privatësisë ose si informatat tuaja personale trajtohen nga ne, ju lutemi kontaktoni përfaqësuesit tanë rreth mbrojtjes së privatësinë s tuaj.

Kontakti:

Endri Kerenxhi
tel.: +355 44 51 44 01
e-posta: info.al@studio-moderna.com

Bazuar në kërkesat tuaja ju do të njoftoheni me shpejtësi – në të shkruar dhe në harmoni me legjislacion e aplikueshëm – rreth të dhënave, nëse ndonjë është mbledhur gjatë vizitës tuaj në sajtet e Studio Moderna.

Publikimi i ndryshimeve

Çdo ndryshim në rregullin tonë të ruajtjes së të dhënave personale do të publikohet në këtë Deklaratë rreth rregullit të ruajtjes së të dhënave personale në faqen kryesore të faqes së Dormeo.al dhe në lokacione tjera të përshtatshme.

Qershor, 2012