Nuk keni produkte në shportë

Provo

Hekur portativ Rovus

Photo
Video

Kompakt dhe portativ, hekuri inovativ i cili mund të përdoret në shtëpi apo kur jeni në udhëtim. Një kombinim midis 2 funksioneve: hekurosje dhe avull deri në perfeksion madje edhe për rrudhat më të vështira dhe higjenizim i rrobave ose materialeve të tjera. 

Hekur portativ Rovus
2.490 Lekë
Na telefono në: 04 451 44 40
  • Më shumë
  • Detajet e produktit
  • Të dhëna teknike
Më shumë

Kompakt dhe portativ, hekuri inovativ i cili mund të përdoret në shtëpi apo kur jeni në udhëtim. Një kombinim midis 2 funksioneve: hekurosje dhe avull deri në perfeksion madje edhe për rrudhat më të vështira dhe higjenizim i rrobave ose materialeve të tjera. 

Më shumë
Detajet e produktit

Perfeksion në hekurosje me hekurin portativ

Jeni lodhur duke marrë me vete hekurin e madh në udhëtimet e punës, pasi dëshironi të dukeni sa më mirë për mbledhje? Dëshironi të dukeni sa më elegant? Hekuri portativ Rovus është zgjidhja perfekte për ju, është shumë kompant dhe nuk zë shumë hapësirë, mund të merret me vete kudo - ose mund të përdoret edhe në shtëpi, si një hekur normal.

Prakticitet per hekurosje perfekte

I vogël dhe i thjeshtë në përdorim në krahasim me metodat tradicionale të hekurosjes, por kjo nuk do të thotë që është me pak efektiv. Është po aq efektiv sa edhe hekurat e zakonshëm, me pllakë e cila nuk ngjit as materialet më delikate dhe me avull për rrudhat të cilat janë shumë të vështira për tu drejtuar. Lehtësisht i manovrueshme edhe për kollaret dhe këmishat me shumë komça.

Kur hekurosja kthehet në kënaqësi

Hekuri me avull është shumë i lehtë në përdorim madje edhe më i lehtë se hekurat e zakonshëm pasi është shumë kompakt - por kjo nuk është e gjitha! Ai ka edhe një dorezë me material gome për më shumë rehati, doreza mund të rrotullohet për të hekurosur edhe në sipërfaqe horizontale dhe vertikale për të bërë hekurosjen sa më të lehtë të jetë e mundur.

Hekurosja është një fillim i mirë që rrobat të duken sa më mirë, me fuqinë e avullit ju mund të hekurosni edhe rrudhat më të vështira, e në të njëjtën kohë mund të higjenizoni të gjitha materialet të cilat janë në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën.

Ky hekur fantastik mund të përdoret me avull dhe pa avull, në temperatura të ndryshme dhe vrimat vertikale bëjnë të mundur shpërndarjen e nxehtësisë për të plotësuar kërkesat tuaja gjatë hekurosjes. Dhe ngrohet shumë shpejte për të eleminuar në mënyrë efektive rrudhat edhe kur jeni duke nxituar.

Ideale për çarçafët apo mbulesat e divanëve

Hekuri portativ nuk është ideal vetëm për rrobat - ai mund të përdoret edhe për materiale të tjera si jastëkët apo mbulesat e karrigeve apo divaneve.

2 furça shtesë për të përmirësuar pamjen tuaj

Ky hekur vjen i shoqëruar edhe me 2 furça të cilat mund të përdoren për pastrimin e rrobave nëse nuk keni kohë mjaftueshëm për ti hekurosur siç duhet.

Të dhëna teknike
Funksione Shtesë Kapaciteti i depozitës: 45ml; Fuqia: 1000 W

Vlerësimet e klientëve 0 Vlerësime

Si e vlerësoni këtë Produkt? *

1 1 yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star