Nuk keni produkte në shportë

Provo

Pyetje Përgjigje Dormeo

Pyetje dhe Përgjigje

P: Si të kontaktojmë me ju?

  • Email: Ekipi ynë do tju ndihmojë dhe do ti përgjigjet pyetjeve tuaja. Ne do t'ju përgjigjemi e-maileve tuaja sa më shpejt të jetë e mundur. Ekipi Dormeo.

    Ne do tju japim përgjigjet menjëherë për pytetjet tuaja rreth produkteve. Do tju japim informacion e kërkuar nëpërmjet emailt.
  • Telefon: Ju mund të na telefononi dhe ne do t'ju ndihmojmë për çdo pyetje apo paqartësi. Ju lehtësisht mund të porosisni nëpërmjet telefonit, mos hezitoni. Na telefononi në 04 451 44 40 nga e hena në të djelë nga ora 8.00-21.00.

    Ne do t'ju përgjigjemi menjëherë pyetjeve tuaja për porosinë apo menyrën e dërgesës.

P: A keni chat në faqen tuaj?

Po ne kemi chat, dhe një nga agjentët do t'ju përgjigjet menjëherë pyetjeve tuaja.

P: A ka ndonjë avantazh për të pasur një llogari tek ju?

Më besoni që po. Shumë!

  • Proçesi i porosisë është më i shpejtë dhe më i thjeshtë, nuk ju duhet të plotësoni sërisht të dhënat tuaja kur të porosisni sërisht.
  • Mund të bëni një list për produktet e preferuara.
  • Mund të gjurmoni porosinë tuaj.
  • Ju mund të menaxhoni të gjithë regjistrimet në listat tona.
  • Ju mund të porosisni për katalogun që të vijë në adresën tuaj, dhe shumë më tepër.

P: Si ta kuptoj nëse porosia tek ju është e sigurtë?

Porosia në faqen tonë është 100% e sigurtë. Ne gjithashtu respektojmë privatësinë dhe të dhënat tuaja janë të sigurta.

Ju lutem lexoni Blerje e sigurtë, Ruajtja e Fshehtësisë për më shumë info.

P: Si mund të shkruaj nje koment në një produkt?

Ju lehtësisht mund të komentoni në një produkt. Thjeshtë shkoni në fund të produktit dhe klikoni butonin "Koment i ri" dhe shkruani komentin tuaj.

  • Në produktin që keni zgjedhur, në fillim të faqes, aty ku janë yjet, ju do të shikoni “XX komente”; klikoni dhe do të shkoni në fund të faqes.
  • Pasi keni lënë komentin tuaj, do të duhet deri në 48 orë për tu shfaqur në faqe.

Kini parasysh se mund të lini një koment vetëm pasi jeni rregjistruar më parë. Nëse nuk keni një llogari akoma, klikoni këtu për të krijuar atë.

P: Si mund të pelqej faqen tuaj në Facebook?

Ju mund të pëlqeni faqen tonë të facebook-ut duke klikuar këtu. Faleminderit!

P: Si mund të rregjistrohem në listën tuaj të e-maileve?

Ju mund të rregjistroheni në listën e e-maileve duke klikuar këtu. Faleminderit!

P: Si mund të çrregjistrohem nga lista juaj e e-maileve?

Nëse nuk dëshironi të merrni më asnjë e-mail nga ne (oferta, artikuj etj) ju lutem logohuni në llogarinë tuaj dhe klikoni në kategorinë Newsletter dhe lehtësisht mund të menaxhoni rregjistrimin tuaj.

Por kini parasysh, ne nuk mund t'ju vendosim sërisht në listën tonë pasi ju keni vendosur të mos pranoni e-mailet tona.

P: Si mund të përdor kuponin që më ka ardhur?

Përdorimi i kuponit është shumë i thjeshtë.

  1. Pasi jeni në faqen e porosisë në hapin e parë do të shikoni vëndin ku vendoset kodi i kuponit.
  2. Vendosni kodin e kuponit në fushën e caktuar dhe klikoni butonin "Aktivizo kuponin".
  3. Ju do të vëreni uljen e kuponit automatikisht në pjesën e djathte aty ku është informacioni në lidhje me pagesën.

Produktet – dyshekët

P: Si të kuptoj se cilën anë të dyshekut të vendos lart?

Çdo dyshek ka një etiketë në të cilën tregohet porozicioni i duhur në të cilin vendoset dysheku. Nëse dysheku juaj përdoret në të dyja anët, zgjidhini anën që ju dëshironi sipas fortësisë së preferuar.

P: Si mund të pastroj dyshekun tim?

Nëse dysheku juaj ka këllëf me zinxhir ju mund ta hiqni atë dhe mund ta lani. Nëse në etiketën e tij është simboli që mund të lahet në lavatriçe - thjeshtë shikoni temperaturën e duhur. Ju gjithashtu mund ta lani edhe me dorë në një legen apo në vaskë.

P: Cila është pesha maksimale e një personi që mund të përdori këtë produkt?

Të gjithë dyshekët janë testuar për peshë 140 kg.

P: A është e mundur të porositen përmasa jo-standarte?

Po, është e mundur. Përafersisht koha e pritjes është 3 muaj nga data e porosisë.

P: Cili është ndryshimi ndërmjet dyshekëve Dormeo?

Dyshekët Dormeo i janë përshtatur nevojave të klientëve. Ato janë me materiale të ndryshme, kanë përbërje të ndryshme, zona mbështetje dhe mbulesa të ndryshme me veti specifike për mbrojte nga bakteriet etj.

Dyshekët Dormeo janë të disponueshëm dhe për t'ju përshtatur nevojave tuaja. Ne kemi dyshek për këdo - të butë apo të fortë, për personat alergjik, ata që djerësin etj...

Thjeshtë kërkoni në Dormeo dhe ju do të gjeni dyshekun perfekt për një gjumë të mirë.

P: Sa të lartë janë dyshekët?

Dyshekët Dormeo kanë lartësi të ndryshme. Lexoni informacionin e produktit për të parë lartësinë e secilit dyshek.

P: Sa të fortë janë dyshekët?

  • Dysheku Dormeo Aloe Vera është dysheku më i fortë; ai ka një shtresë të fortë Ecocell, dhe është i pasuruar me Aloe Vera.
  • Dysheku Fresh Prima me dy shtresat e Ecocell®  I sigurojnë mbështetjen e duhur & përshtatshmërinë e materialit me format e trupit tonë. Ndërsa sustat inovative octaspring, të vendosura në zemrën e dyshekut, lëvizin me trupin tuaj
  • Ky dyshek i rrotullueshëm/kthyeshëm ka një bërthamë të dyfishtë sfungjeri, e cila është e butë nga njera anë dhe e fortë nga tjetra. Kështu që mund ta përshtatni fortësinë e tij sipas nevojës tuaj. Ajo që ju duhet të bëni është thjeshtë të zgjidhni se cila është fortësia e përshtatshme për ju.

P: Pse është një diferencë kaq e madhe ndërmjet dyshekut Aloe Vera dhe iMemory silver?

Aloe Vera është një dyshek i thjeshtë i cili ka vetëm një shtresë Ecocell dhe ka vetëm një zonë. iMemory Silver është një dyshek i avancuar me një bërthame e cila është e kthyeshme me material Ecocell dhe me dy nivele butësie dhe 3 zona komforti dhe i pasuruar me fibra të vëshura me argjend për mbrojtje nga bakteriet.

Gjithashtu, iMemory Silver ka mbulesën e cila mund të hiqet dhe mund të lahet ndryshe nga dysheku Dormeo Aloe Vera.

P: A është dysheku Dormeo Aloe Vera i përshtatshëm për personat të cilët vuajne nga alergjitë?

Po. Dysheku Aloe Vera është i trajtuar me CleanEffect dhe i mbrojtur ndaj pluhurave dhe alergjenëve.

P: A e humbin efektin pas larjes mikrokapsulat që ndodhen në mbulesën e dyshekut iMemory?

Jo, ato nuk do ta humbin efektin.

P: Sa zgjat efekti i Aloe Vera që ndodhet në mbulesën e dyshekut?

Efekti i Aloe Vera është i përhershëm.

P: Çfarë është sfungjeri memory dhe cilat janë avantazhet e tij?

Materiali memory është një material cilësor i cili është zhvilluar nga NASA për të mbrojtur astonautet nga forca e gravitetit.

dyshekët me material memory prodhohen duke perdorur materiale te cilat janë te ndjeshme ndaj temperatures. Kjo cilesi do te beje te mundur pershtatjen me temperturen dhe peshen e trupit. Keshtu qe, nese temperatura do te rritet, dysheku do te behet me i bute dhe do te siguroje nje gjume te mire.

Disa avatazhe te tjera shendetesore te ketij material janë edhe lehtesimi i dhimbjeve te shpines dhe trupit, dhe gerhitja. Dysheku memory e bene kete ne baze te shperndarjes se peshes se trupit ne dyshek. Pikat e dhimbjes kane nje temperature me te larte se pjeset e tjera te trupit dhe ne kete mënyrë materiali memory do te beje te mundur lehtesimin e dhimbjeve me shpejt.

Pozicioni i duhur i gjumit do te zgjidh shumë probleme.

P: A mund të lahet sfungjeri memory?

Jo.

P: Çfarë është dendesi e sfungjerit memory?

Materiali memory ka dendesi te ndryshme, ne varesi te produktit. Zakonisht ajo është nga 30 deri 36 kg/m3, dhe deri ne 80 per dyshekët Octaspring. Shikoni infomacionin perkates ne secilin dyshek.

P: A duhet ta vendos dyshekun mbi ristela?

është shumë e rekomandueshme qe dysheku te vendoset mbi ristela. Ne kete mënyrë dysheku do te kete mundesi per ajrosje dhe trupi juaj do te kete mbështëtjen e duhur.

P: Çfare përfshin garancia e dyshekut?

Garancia e dyshekut është e ndare në dy pjesë:

  • garancia për mbulesën (1 vit),
  • garancia për dyshekun (10-15 vite).

Produktet – shtresa dysheku

P: A më duhet një çarçaf ekstra për shtresën?

Jo. Vendosni shtresën direkt mbi dyshek dhe çarçafin vendoseni sipër shtresës.

Produktet – jastëkët

P: Pse jastëkët me material memory ngurtesohen kur është ftohtë?

Jo. Materiali memory është i ndjeshem ndaj temperaturës dhe reagon në bazë të temperaturës së trupit. Është pak më i fortë nëse është ftohtë dhe i butë kur është ngrohtë.

P: Cili është ndryshimi ndërmjet jastëkut të vjetër dhe të ri Dormeo Memosan Silver Ion?

Jastëku i ri Dormeo Memosan Silver-ion:

  • material 3D Airmesh në pjesën anësore për më shumë ajërosje,
  • mbrojtje CleanEffect dhe anti-bakterial.

I paketuar në qese, jastëku i vjetër i paketuar me kuti.

P: Cili është ndryshimi ndermjet jastëkëve me material memory dhe atyre me mikrofibra Wellsleep?

Jastëkët me material memory përshtaten me trupin dhe kokën dhe ju do të ndjeni sipërfaqen e fortë poshtë kokës. Mikrofibrat Wellsleep janë të fryra dhe ngjasojnë me puplat. Ato janë shumë te buta, dhe do ti shtojnë volumin jastëkut tuaj.

Kjo do të thotë, se jastëkët me material memory janë të fortë dhe ato me mikrofibra Wellsleep janë të butë.

P: Cili është jastëku më i përshtatshëm për mua?

Zgjedhja e jastëkut është në varësi të preferencave tuaja por disa nga këshillat janë që të zgjidhni në bazë të kritereve: anatomik ose klasik, pozicionit të gjumit (bark, anash, me shpinë) dhe materiali të butë ose të fortë. Për të bërë zgjedhjen më të thjështë, ne kemi pregatitur një guide se si të zgjidhni jastëkun e duhur.

P: Çfare është Wellsleep?

Mikrofibra Wellsleep është atificiale, alternativa më e mirë që mund të zëvëndësojë puplat. Fibrat ajërosen mirë dhe nuk e depërtojnë ujin. Ato krijojnë xhepa ajri falë strukturës së tyre në fibër, dhe do ti japin më shumë volum jastëkut, ndjesinë e puplave dhe përshtaten me kokën gjatë gjumit. Fibrat janë shumë të buta dhe ajërosen shumë lehtë.

P: Cila është diferenca ndërmjet jastëkëve ortopedik dhe anatomik?

  • Jastekët ortopedik ofrojnë mbështëtje për trupin dhe ndihmojnë të vendosni kokën në pozicionin e duhur
  • Jastekët anatomik marrin formën e kokës dhe qafës

Materialet

P: Si përdoret Aloe Vera në produktet tona?

Dhurata më e cmuar e natyrës Aloe Vera është përshtatur edhe në produktet tona për t'ju dhuruar më shumë butësi gjë të cilën vetëm kjo bimë mund ta ofrojë.

Trajtimi me Aloe Vera rigjeneron lekurën, duke i dhëne bukuri dhe butësi e në të njëjtën kohë për t'ju dhuruar një ambjent gjumi sa më natyral.

Tipari kryesore: butësia

Avantazhi kryesorë: ndjesi butësie dhe një ambjent i ngrohtë

P: Si përdoren fibrat Bamboo në produktet tona?

Fibrat viscoze të bamboo janë shumë të buta dhe kanë veti shumë të mira në përthithjen e lagështisë duke bërë që jorganët apo jastekët të jenë të përshtatshëm për tu përdorur në dimër dhe në verë.

Ambjenti juaj i gjumit gjithashtu do të përfitojë edhe nga avantazhi tjetër që këto produkte janë miqesore me mjedisin.

1. Karakteristika kryesore:

  • Anti bakterial
  • materiale natyrale dhe përthithin lagështinë

2. Avantazh kryesor:

  • ambjent i thatë gjumi
  • amjent i rehatshëm dhe relaksues

P: Si përdoren fibrat e Carbonit në produktet tona?

Jo vetëm që reduktojnë elektricitetin për të siguruar më shumë relaks, por ato do t'ju mbrojnë edhe nga pluhurat dhe ambjenti juaj i gjumit do të jetë gjithëmonë i pastër.

1. Karakteristika kryesore:

  • antistatik

P: Si përdoren fibrat Climate në porduktet tona?

Për një ambjent gjumi të pastër, të freskët dhe të thatë fibrat Climalite të përdorura në mbulesat e dyshekëve përshtaten me temperaturën e trupit.

Q: Si është përdorur pambuku në produktet tona?

Mbulesat e pambukut Dormeo (jastëk, këllëf, çarçaf etj ) janë dizenjuar për personat të cilët janë duke kërkuar për proudukte sa më natyrale. Mbulesat do t'ju japin ndjesinë e butësisë.

1. Karakteristika kryesore:

  • natyrë

2. Avantazh kryesor:

  • ndejsi natyrale

3. Avantazhe mbështetëse:

  • i fort, i qëndrueshëm
  • përthithes i mirë

4. Avantazhe të tjera:

  • lehtësi në mirëmbajte, jetëgjatësi, prakticitet
  • ambjent i rehatshëm gjumi

P: Si është përdorur Ecosoft në produktet tona?

Materiali EcoSoft është nje alternative e lekurës natyrale. Është një material me origjin jo nga kafshët por që duket si lëkurë e vertete. Një aleternative e cila është miqësore me mjedisin. Prodhimi i lëkurës natyrale është e kundërta e prodhimit te matetiali EcoSoft..

Fabrikat e prodhimit ku prodhohet materiali EcoSoft plotësojnë të gjitha kushtet për të qënë miqësore me mjedisin dhe kanë çertifikatë ISO 14001. Pigmentet dhe kimikatet, e përodura në proçesin e prodhimit ndjekin rregullat e REACH.

1. Karakteristika kryesore:

  • cilësore, lehtësi në mirëmbajtje

2. Avantazhe kryesore:

  • jetëgjatë

3. Avantazhe mbështetëse:

  • çmim i mirë - cilësi e mirë

4. Avantazhe të tjera:

  • miqësore me mjedisin dhe kafshët

P: Si është përdorur mëndafshi në produktet tona?

Kjo fibër luksoze e cila falë elasticitetit, rezistencës, lehtësisë dhe butësisë në prekje është perfekte për linjën e produkteve dekorative. Ajo është përdorur në të gjitha produktet e luksit si mbulesat e krevateve apo kuvertat dekorative.

1. Karakteristika kryesore:

  • shumë e lehtë & natyrale

2. Avantazhe kryesore:

  • e lehtë, e butë dhe shumë e ngrohtë

3. Avantazhe mbështetëse:

  • natyrale
  • me shkëlqim

4. Avantazhe të tjera:

  • ndjesi natyrale
  • materiale cilësore
  • materiale që i rezistojnë kohës

P: Si përdoren fibrat e veshura me argjend në produktet tona?

Këto fibra janë përdorur në të mbulesat e dyshekëve dormeo, jastëk dhe jorganët. Procesi është i tillë që pëlhura, me shtresën e saj të argjendtë, ruan karakteristikat tradicionale dhe të prekshme që gjenden në mbulesat tradicionale të dyshekut, por ofron të gjitha përfitimet që njihen si të ishte në argjend të pastër. Ajo posedon veti te shkëlqyera anti-bakteriale dhe anti aromë. Ambienti juaj i gjumit do t'ju ofrojë me qetësi të thellë, freski dhe momente pa stres.

1. Karakteristika kryesore:

  • anti bakterial

2. Avantazhe kryesore:

  • ambjent gjumi i sigurtë & i shëndetshëm

3. Avantazhe mbështetëse:

  • anti aromë

4. Avantazhe të tjera:

  • amjent i freskët gjumi

P: Si është përdorur materiali TENCEL® në produktet tona?

Tencel® është përgjigjja nëse jeni duke kërkuar një materiali natyral për mbulesat e krevatit. Duke përdorur produkte të bërë nga tencel, ju do të merrni përvojën më të mirë të gjumit: të butë si mëndafshi, të fortë si poliestër, të fresket si linoja, të ngrohtë si lesh dhe absorbues si pambuku. Thjesht, Tencel® është një fibër nga natyra, e cila është në kulmin e teknologjive tekstile dhe prodhimi i saj zbaton mbrojtje të lartë mjedisore dhe mungesë të ndotjes.

E përbërë nga celuloza, është e përkryer për jorganët dhe jastëkët, meqenëse është jashtëzakonisht e butë dhe ka kapacitete të shkëlqyera lëvizëse, duke lejuar kalimin e ajrit dhe thithjen e lagështisë, duke siguruar kështu një ambient të përsosur për fjetje dhe pushim.

Butësia, thatësia dhe ngrohtësia optimale e dhënë nga kontrolli i lagështisë Tencel® sigurojnë mjedis të thatë dhe të freskët gjumi. Prodhimi i Tencel® është miqësor ndaj mjedisit dhe fibra është gjithashtu 100% biodegradable dhe kështu e përshtatshme për njerëzit që janë ekologjikisht të vetëdijshëm.

1. Karakteristika kryesore:

  • menaxhues i mirë i lageshtisë
  • kundra bakterieve
  • jo kimike

2. Avantazhe kryesore:

  • Ambjent i freskët dhe i thatë gjumi
  • i sigurtë
  • natyral

3. Avantazhe mbështetëse:

  • të butë si mëndafshi, të fortë si poliestër, të fresket si linoja, të ngrohtë si lesh dhe absorbues si pambuku
  • biodegradable
  • proçes miqësor për mjedisin

P: Si janë përdorur mikrofibrat e avancuara Wellsleep në produktet tona?

Mikrofibrat e avancuara Wellsleep janë shumë ndryshe në krahasim me fibrat e poliestrës. Duke qënë se kanë veti shumë të mira termike dhe janë shumë të buta në prekje, këto mikrofibra nuk mbajë lagështi. Produktet të cilat janë të mbushura me mikrofibra Wellsleep janë shumë të lehta dhe shumë të buta. Struktura unike e tyre krijon xhepa ajri duke i shtuar volumin jorganëve dhe jastëkëve.

1. Karakteristika kryesore:

  • e lehtë & shumë e ngrohtë

2. Avantazhe mbështetëse:

  • lehtesi ne mirembajtje

P: Si është përdorur Ecocell® në produktet tona?

Ecocell® është një material i teknologjisë së fundit me cilësi të lartë i dizenjuar për t'ju dhuruar një gjumë dhe komfort ekselent gjatë natës. Është elastik dhe ka një strukture qelizore tre dimensionale, bën të mundur qarkullimin e ajrit në mënyrë efiçente dhe ofron mbeshtejten perfekte për pikat kyçe të trupit. Material i fortë i cili ruan formën e tij.

1. Karakteristika kryesore:

  • përshtatet më së miri

2. Avantazhe kryesore:

  • kombinim ideal i rehatisë dhe mbështetjes

3. Avantazhe mbështetëse:

  • qarkullim ajri efiçent
  • i riciklueshëm
  • i lehtë në peshë

4. Avantazhe të tjera:

  • i rehatshëm, i thatë, i freskët
  • miqësor me mjedisin

Q: Si është përdour materiali Memory® në produktet tona?

Sfungjeri viskoz elastik ose sfungjeri memory është një material i cili ka ndryshuar mënyrën sesi trupi ynë mbështetet gjatë gjumit. Ai pështatet në mënyrë perfekte me formën e trupit, duke na dhuruar një ambjent të personalizuar gjumi. I përgjigjet pozicionit të trupit, temperaturës dhe formave të trupit. Materiali memory është hipoalergjik dhe i përshtatshëm për personat që vuajnë nga alergjitë.

1. Karakteristika kryesore:

  • i ndjeshëm ndaj temperaturave

2. Avantazhe të tjera:

  • i rehatshëm, i thatë, i freskët
  • miqësor me mjedisin

P: Si është përdorur materiali iMemory®në produktet tona?

Për më shumë rehati dhe për përshtatje perfekte, materiali viscozo elastik iMemory siguron teknologjinë më të fundit të dyshekëve me material memory. Falë vetive të tij ky material, jo vetëm që përshtatet me formën e trupit por gjithashtu edhe me temperaturën e trupit. Dhe me fibrat e veshura me argjënd ai do të jetë i sigurtë nga bakteriet dhe aromat e pakëndshme.

1. Karakteristika kryesore:

  • mikrokapsula - rregullojnë temperaturën
  • i ndjeshëm ndaj temperaturës

2. Avantazhe kryesore:

  • stabilizon tëmperaturën - për gjumë të mirë
  • mbështjell trupin

Reklamime

P: Produkti im Dormeo është dëmtuar, po tani?

Nese jeni brënda garancisë (dhe keni sëbashku me produktin edhe fletën e garancisë),ju lutem paraqituni në zyrën tonë të kujdesit ndaj klientit për të bërë reklamimin tuaj në adresën e mëposhtme:

  • Rr: Sami Frashëri, Përballë Drejtorisë së Policisë, Kulla 'METROPOL' Kati 1, Tiranë,

Ne do t'ju kontaktojmë në momentin që produkti apo problemi juaj do të jetë zgjidhur.

Ju lutem kini parasysh se nëse nuk jeni brënda garacisë ne nuk mbulojmë koston e rregullimit.

Porositë

P: A mund të ndryshoj ose fshijë porosinë time?

Nëse dëshironi të ndryshoni apo fshini porosinë tuaj na dërgoni një email dhe ne do të ndryshojmë ose fshijmë porosinë tuaj. Kini parasysh që nëse produkti ka dalë nga magazina jonë, ne nuk mund të bëjmë një ndryshim të tillë.

P: Cili është statusi i porosisë time?

Me kënaqësi do të kontrollojmë statusin e porosisë tuaj. Mënyra më e shpejtë është të na telefononi ose shkruani një email dhe ne do t'ju pergjigjemi në kohë.

P: Produkti që unë dëshiroj nuk është në gjëndje, çfarë të bëj tani?

Na vjen keq sasia për këtë produkt ka përfunduar dhe ne nuk mund të sigurojme këtë produkt për ju. Ne mund t'ju ndihmojmë me ndonjë produkt të ngjashëm.

Normalisht ne do të bëjmë edhe ndryshimin në porosinë tuaj.

Ju do të informoheni për këtë ndryshim nëpërmjet numrit tuaj të telefonit ose e-mailit.

Dërgesa e produkteve

P: Sa kushton tarifa postare?

Pagesa përllogaritet në bazë të peshës së produktit që ju keni bërë porosi.

P: Për sa ditë më vjen si porosi?

Për çdo porosi në faqen tonë, agjentët tanë do t'ju njoftojnë nepërmjet telefonit në numrin tuaj.

Produktet të cilat janë në stok do të mbërrijnë në adresën tuaj për një maksimum prej 3-4 ditësh pune nga dita e konfirmimit të porosisë.

Në rastëse ju nuk do të telefonoheni nga agjentet tane brënda 2 ditësh ju lutem na njoftoni me nje email ose na telefoni në 04 451 44 40.

P: A mund të përcaktoj unë daten kur mund ta marr porosinë?

Po ju mund ti shpjegoni agjentit në momentin që do t'ju telefonojë për datën në të cilën dëshironi të bëni tërheqjen e produktit. Ne do të respektojmë deshirat tuaja.

P: A duhet të firmos për të marrë porosinë time?

Në rastin e pagesës cash në shtëpi, ju duhet të firmosni dhe të tërhiqni personalisht produktin.

P: Çfarë ndodh nëse ndryshoj mëndje dhe produkti nuk me ka ardhur ende?

Ne do t'ju luteshim të na njoftoni sa më parë nëse do të ndyrshoni mëndje për porosinë tuaj. Në këtë mënyrë ne mund të terheqim mbrapsht produktin dhe ju nuk do të paguani kosto ekstra.

P: A dergoni porosi jashtë vendit?

Ne nuk bëjmë dërgesa jashtë vendit, por ne rast se ju jeni të interesuar mund të na kontaktoni nëpermjet një e-maili dhe ne do të merrmi me rastin tuaj.

Kthimet

P: Dua të kthej porosinë, cfarë të bej?

Ju lutem drejtohuni në këtë adresë Rr: Sami Frashëri, Përballë Drejtorisë së Policisë, Kulla 'METROPOL' Kati 1, ose na kontkatoni ne 04 451 44 92.

Informacion rreth pagesës

P: Cilat forma pagesash pranoni?

Për momentin ju mund të paguani me keto metoda:

  • Pagesa cash
  • Pagese me keste (kësti përllogaritet në bazë të produktit dhe kohëzgjatjes)
  • Pagesa me karte krediti: Visa, Mastercard etc.. (në dyqan)

P: A pranoni pagesa me kartë krediti internacionale?

Ne momentalisht pranojmë pagesat me kartë krediti: Visa, Mastercard etc. ...(në dyqanet tona)

P: Si funksion pagesa në momentin e dorëzimit të produktit?

Pagesa në momentin që merrni produktin është mënyra më e thjeshtë dhe më e lehtë. Në momentin që korrieri ju dorëzon porosinë ju do të bëni pagesën për porosinë tuaj.

P: A është i sigurtë përdorimi i kartës së kredit/debitit në faqen tuaj?

Për momentin pagesa me kartë krediti nuk është e mundur në faqen tonë. Jemi duke punuar për të mundësuar pagesën me kartë krediti online.

Teknologji

P: Çfarë janë cookies? A duhet ti pranoj cookies në browser-in tim?

Cookie është një file i vogël në browser i cili është në kompjuterin tuaj. Nëse konfigurimi i browserit e lejon (shumica e browserave e kanë të aktivizuar), çdo faqe interneti mund të dërgoj cookie në browserin tuaj. Për të mbrojtur të dhënat tuaja, Cookie nuk marrin informacionet tuaja personale, por i përdorin ato në mënyrë anonime. Çdo faqe interneti mund të shikoj Cookie që ka dërguar në kompjuterin tuaj, dhe jo Cookie e faqeve të tjera.

Në qoftë se kompjuterin tuaj e përdorin dhe persona të tjerë, dhe ju nuk doni ti lejoni ata të kenë akses në informacionet tuaja, sigurohuni ti bëni kompjuterit tuaj LOG OUT. Ju mund të dilni nga faqja duke bërë "Logout" nga linku në krye të faqes.

Për më shumë informacion lidhur me përdorimin e Cookie, lexoni dokumentin Ruajtja e Fshehtesise.

P: Kur jam duke bërë porosinë, marr një mesazh error. Çfare kam shkruar keq dhe çfarë të bëj?

Ju lutem sigurohuni të keni vendosur të gjitha të dhënat e nevojshme për të bërë porosinë. Vëndet bosh janë shënuara me të kuqe.

Nëse çdo gjë është në rregull dhe ju sërisht nuk mund të vazhdoni me porosinë, ne ju rekomandojmë të mbyllni faqen dhe të provoni sërisht duke e hapur edhe një herë nga e para. Dhe nëse sërisht nuk funksionon, ju lutem na dërgoni një email dhe ne do të rregullojmë problemin tuaj.

Informacioni juaj

P: Adresa ime ka ndryshuar, si mund të rifreskoj të dhënat e mija?

Ju mund të ndryshoni adresën tuaj të e-mailit duke u loguar në llogarinë tuaj dhe të klikoni në kategorinë Newsletter.

P: Dua të ndryshoj paswordin, a mundem ta bej këtë?

Ju mund të ndryshoni paswordin duke u loguar në llogarinë tuaj online dhe duke klikuar në "Account information".

P: Une nuk dua të kem më këtë llogari, si mund ta mbyll atë?

Nëse dëshironi të mbyllni llogarinë tuaj dhe të gjithë informacion që ndodhet në të, ju lutem na shkruani një e-mail në info@dormeo.al dhe ne do të bejmë këtë për ju.