Nuk keni produkte në shportë

Provo

Deklarata e Garancisë


Kodi

Produkti

Garancia

 

DORMEO ALOE VERA

10 Vjet

 

DORMEO Memory Fresh Prima

15 Vjet

 

DORMEO iMEMORY SILVER

15 Vjet

 

Dormeo Air (___________)

15 Vjet

Deklarata e garancise:

  1. PARA SE TE HAPNI dyshekun sigurohuni qe keni marre permasen qe ju nevojitet. garancia nuk mbulon dysheket qe jane porositur me permasen e gabuar nga klienti
  1. PARA SE TE HAPNI dyshekun sigurohuni qe keni marre dyshekun me fortesine qe ju pershtatet me shume. garancia nuk mbulon kthimin e dyshekut si pasoje e fortesise qe vete klienti ka zgjedhur.

Tipi i Dyshekut

Teknologjia Octaspring

Fortesia

DORMEO ALOE VERA

Dormeo Air Comfort

I forte

DORMEO Fresh Prima

Dormeo Air Select

Mesatar

DORMEO iMEMORY SILVER

Dormeo Air Lux

I butë

  1. Prodhuesi ofron garancinë 1 vjeçare për mbulesën e dyshekut.
  2. Prodhuesi garanton që produkti do të ruaj cilësite e tij gjatë gjithë kohëzgjatjes së garancisë. Shitësi garanton gjithashtu që klienti do të përfitojë benefitet e produktit nëse do të ndjek instruksionet dhe këshillat e dhëna më poshtë.
  3. Prodhuesi garanton që do të riparojë të tëra dëmtimet që do të ketë produkti gjatë periudhës së garancise. Nëse shitësi nuk është në gjëndje të riparojë dëmtimin, ai do të riparohet nga prodhuesi.
  4. Prodhuesi në këtë mënyrë merr përsipër të riparojë ose të zëvendësojë dyshekun në rast të një difekti prodhimi. Riparimi i dëmit bëhet në një afat 45 ditorë që nga dita e reklamimit të tij nga klienti.
  5. Reklamimi i dëmit duhet të paraqitet me shkrim nga klienti. Gjatë reklamimit të problemit, klienti duhet të dorëzojë kopjen e faturës së blerjes, e cila vërteton atë. Klienti duhet të dorëzoje dhe kopjen e garancisë për dyshekun e blerë me të dhënat përkatëse.
  6. Klienti nuk duhet të grisë etiketën në pjesën e poshtme të dyshekut me të dhënat e prodhimit. Këto të dhëna janë të nevojshme dhe duhet të jepen nga klienti gjatë paraqitjes së ankesës me shkrim.
  7. Kjo garanci është e vlefshme që nga dita e blerjes së produktit.

Kjo garanci nuk është e vlefshme në rastet e mëposhtme:

  1. Nëse ka dëmtime fizike që vinë nga mosrespektimi i instruksioneve të përdorimit;
  2. Në rast të dëmtimeve që vinë nga faktor të huaj (të shkaktuara nga bleresi ose një palë e tretë, keqpërdorimi, neglizhenca);
  3. Nëse klienti nuk paraqet kopjen e faturës së blerjes dhe garancinë e dyshekut gjatë reklamimit të dëmit;
  4. Nëse stampa me të dhënat e prodhimit që ndodhet poshtë dyshekut është grisur nga dysheku;
  5. Nëse klienti ka blerë përmasën e gabuar të dyshekut dhe e ka hapur atë ose fortësinë e papërshtatshme për të;
  6. Dyshekët që nuk janë vendosur mbi ristela dhe në pozicionin e duhur gjatë perdorimit të tyre;

Kujdes:

  1. Fortësia dhe lartësia e dyshekut tolerohen të levizin me 15% gjatë perdorimit normal të tij. Kjo vjen si pasojë e përshtatjes së materialit me trupin dhe jo si difekt për kthimin apo zëvendësimin e tij.
  2. Me përmasat e dyshekut (gjatësi, lartësi dhe gjerësi), ka një tolerance ± 2% si pasojë e materialit elastic përbërës, sidomos në cepat e dyshekut. Kjo tolerancë konsiderohet një dukuri normale dhe jo një difekt prodhimi pasi nuk sjell humbjen e asnjërës prej karakteristikave që ai ka. Ky ndryshim mund të vijë dhe pas përdorimit për një kohë të gjatë të dyshekut.
  3. Dysheku nuk është rezistent ndaj zjarrit. Mos përdorni materiale të cilat janë të ndjeshme ndaj nxehtësisë mbi të.
  4. Në rastet e ankesës me shkrim, Studio Moderna Albania ka të drejtën të kontrolloj e vërtetoj dëmin dhe shkakun e tij, më pas të marri vendim.
  5. Difektet e prodhimit që hasni direkt me blerjen e produktit duhet të bëhen brënda 30 ditëve që nga dita e blerjes.
  6. Kjo fletë garancie nuk merr parasysh ankesat ndaj problemeve që vinë nga mosrespektimi i instruksioneve të përdorimit. Në raste të tilla ankesa do të refuzohet.
  7. Rimasni përmasat e krevatit tuaj para se të hapni dyshekun.

Instruksionet e përdorimit dhe mirmbajtjes së produktit:

  1. Dysheku Dormeo është i paketuar me vakum, për tju mundësuar lehtësi në transport dhe higjenë maksimale. MOS PERDORNI objekte të mprehta për të hapur dyshekun pasi mund ta grisin atë nga brenda.
  2. Dysheku duhet te hapet PATJETER brenda 30 diteve nga dita e blerjes.
  3. Dysheku Dormeo merr formen e tij 15 minuta pas hapjes, por ju duhet të prisni së paku 6 orë para se ta perdorni. Gjate kësaj kohe dysheku duhet te rri i shtrirë në një siperfaqe horizontale.
  4. Kur dysheku vendoset mbi ristela, pjesa e dyshekut me fije aloe vera, fije argjendi ose pjesa me material memory, duhet të qëndroj gjithmonë sipër. Anën e saktë e tregon dhe etiketa e shigjetës në dyshek.
  5. Produkti është prodhuar për tu përdorur në hapsira të mbyllura me nivel relativë të lagështisë 40% deri 60%. Ju rekomandojmë ajrosje të dhomës dhe ekspozim të dyshekut në ajër të pastër. Gjatë ajrosjes ju lutemi të hiqni çarçafet nga dysheku.
  6. Gjatë 6 muajve të parë të përdorimit, ndryshoni pozicionin e kokës me të këmbëve. Kjo për të stabilizuar materialin e brendshëm.
  7. Shmangni përdorimin e dyshekun në rrjeta metalike dhe në pllaka druri. Këto sipërfaqe janë të papërshtatshme pasi nuk lejojnë ajrosjen.
  8. Përdoreni dyshekun vetëm me ristela të cilat të përshtaten me përmasat e dyshekut, gjithashtu të kenë hapsira midis tyre për të mundësuar qarkullimin e ajrit dhe ajrosjen maksimale të tij. Ne ju rekomandojmë ristelat Dormeo.
  9. Produkti nuk duhet të përdoret në ambjente me lagështi. Mënjanoni përdorimin e tij në ambjente të tilla.
  10. Për dyshekët me zinxhir nuk rekomandojmë që shtresa të lahet më shpesh se 1 herë në vit. Nuk rekomandohet larja me dore, dhe hekurosja.
  11. Që të ruani sa më mirë mbulesën e dyshekut ne ju rekomandojmë këllëfat e dyshekëve. Ju rekomandojmë mbrojtëset e pambukut, antialergjike ose me mëndafsh për mosdepërtimin e ujit që Dormeo ka.

INSTRUKSIONET E HAPJES

RISTELAT QË DUHET TË PËRDOREN ME DYSHEKËT DORMEO
slattedbedbaseclipfl_487579_38209